Transferimi i File-ve me SCP (Secure Copy)

Besoj qe secilit prej jush ju eshte paraqitur nevoja per transferimin e ndonje fajlli ne server menyre  e sigurt eshte duke perdor SCP.

Tutoriali do te jet vetem per sistemet gnu/linux : )

Ngarkimi i fajllit me SCP :

1. Hapeni nje shell (terminali)

$ scp test2.txt ardian@serverip:~/test2.txt    #me ket rast behet ngarkimi i fajllit test2.txt ne server pjesa pas : paraqet vendin se ku do shkon fajlli ket rast ~/ home direktoria

Shkarkimi i fajllit me SCP :

$ scp ardian@serverip:~/test.txt /home/ardian/Desktop       #  ~/test.txt eshte fajlli ne server pastaj [space]
apo hapsira /home/ardian/Desktop eshte vendi ku fajlli pas shkarkimit do te shkon.

Ndersa per perdoruesit e win ju preferoi WinSCP

Si te hapim nje akont @googlemail.com

Google , ne kete moment ofron sherbimin me te mire email per publikun, si nga ana e sigurise, nga ana e menaxhimit te spamit , e vetmja gje qe i mungon dhe nuk e ofron si sherbim eshte emaili i enkriptuar, gjithsesi
per nje sherbim kaq te perdorur eshte mire me kaq.
Vijme tek tema, me siguri te ka qelluar te kesh marre email nga ndonje mik dhe ke pare qe nuk eshte @gmail.com porse eshte @googlemail.com dhe ke thene ç’ne?
Google ka probleme dhe “zenka” ne UK dhe gjermani per te drejtat e saj trademark, keshtu qe per te ofruar sherbimin e saj ne keto vende ka hapur @googlemail.com.
Tani te vijm tek zgjidhja e problemit, (he pra thuje se na qite tinjat!) :/
Dhe ai qe do dali nga shtepia sot esshte…. eshte……
e…s……h……t……..e……………
Zgjidhja 1
Vizitoni gmail me nje proxy ku IP-ja juaj te jete e UK-s ose e Gjermanis.
Zgjidhja 2 , disi me e thjesht dhe qe me pelqeu me shume (e provova vete) 😀
Eshte, shko vizito http://gmail.com , kliko tek “Create an Account” dhe linku do te kete nje forme te tille:
https://www.google.com/accounts/NewAccount?service=mail&continue=http%3A%2F%2Fmail.google.com%2Fmail%2Fe-11-cffac4959f68536f36b91e2bf6797-107844d29d58351508126530f7402f360d689c88&type=2
dhe normalisht do te shohesh : Desired Login name (hapesire) @gmail.com..
Linkut tek browseri i shtojm nje &gd=1 dhe behet
https://www.google.com/accounts/NewAccount?service=mail&continue=http%3A%2F%2Fmail.google.com%2Fmail%2Fe-11-cffac4959f68536f36b91e2bf6797-107844d29d58351508126530f7402f360d689c88&type=2&gd=1 dhe “TADA! ” u be @googlemail.com
Nese keni probleme, thjesht beni copy\paste linkun e mesiperm dhe “enjoy your new shinny account” 😛

Bashkojë apo ndajë fajllat .mp3

Me duhej nje program qe ma mundesonte ndarjen e fajllave mp3 dhe bashkimit te tyre, me duhehej te ishte shum praktik dhe i thjesht me disa kerkime te vogla ne boten opensource 😀 hasa ne keto programe/komanda shum praktike… thash ta ndaj dhe me ju…
Per ti bashkuar dy apo me shum fajlla .mp3 te duhet programi mp3wrap. Kurse per ti ndare dy fajlla mund ta perdoresh programin e ashtu quajtur mp3splt. Per ti instaluar keto dy programe, ne distron tim linuxMint qe vlen dhe per ubuntu mund te shtypesh ne terminal:

sudo apt-get install mp3wrap mp3splt

Tani mund ti bashkosh dy fajlla, te themi e kemi fajllin 1.mp3 dhe 2.mp3 duke shtypur:

mp3wrap merged.mp3 2.mp3 1.mp3

varesisht se cilin fajll e shkruajm separi ateher fajlli i bashkuar do filloj nga ai fajll, ne shembullin tone do filloj me 2.mp3 dhe do mbaroj me 1.mp3

Per ti ndar dy fajlla shkruaj:

mp3splt merged.mp3 0.0 1.2 3.4

kjo do ta ndaj fajllin merged.mp3 ne dy pjes:

prej 00:00 deri 01:02
nga 01:02 deri 03:03

pra xx:xx tregon minutat:sekondat

dhe per ma shum info per keto dy mini programe qe mua tani me ndihmuan mund  shtypni:

man mp3wrap apo mmp3wrap -h

ose

man mp3split apo mp3split -h

Linux Ubuntu komanda fsck

Pershendetje, kam kohe qe nuk kam shkruar ne blog pasi kam qene shum i zene. Sot do te trajtoj nje teme e cila mendoj se mund te jete e nevojshme per cdo perdorues jo ekspert te linux. Atehere para ca ditesh me doli nje problem me ubuntu me te cilin punoj ne pune pasi pati nje nderprerje dritash dhe une isha duke kryer nje proces kur e rinis sistemin perseri shoh qe sistemi nuk me hapej me. Sistemi me kerkonte nje check disk e lash dy here ta bente dhe sistemi perseri nuk startonte por me dilte nje console per recover e cila te jepte mundesine te veproje me komandat. Duke pare errorin qe me dilte “filesystem error” mendova te perdor nje komande qe quhet :

fsck – check and repair a Linux file system

sic tregon dhe vete emri kjo komande kontrollon filet e sistemit dhe nese gjen gabime i korigjon. Pasi e ekzekutova komanden:

sudo fsck

kontrolli i sistemit filloj dhe me pas gjeti gabime, me pas me kerkoi ti korigjonte mjaftoj qe une ti jepja nje yes dhe cdo error korigjohej. Me pas bera nje restart dhe sistemi u kthye si me pare. Per te pare te gjitha komandat e fsck mjafton te shkruani ne bash:

man fsck

ose per me shume informacion keni kete link:

http://manpages.ubuntu.com/manpages/hardy/man8/fsck.8.html

Ja nje nga pergjigjet e pyetjeve pse te pelqen linux. Nese do te kishim Windows do te duhej te vendosnim diskun dhe ta lenim repair dhe nese gjithmone e bente do te shihnim qe shume programe nuk do te punonin. Imagjinoni sikur sistemi te ishte nje web apo mail server dhe te ishte windows sa kohe te kerkone per riparim ndersa nje linux nuk do te kerkonte me shume se 1 minute.

RREGULLA TE ARTA PROGRAMIMI

Shpesh here nje program cilesor ben diferencen, e kam fjalen ne te gjitha aspektet.
Le te permendim disa rregulla te arta qe vertet bejn diferencen:

1. Ne cilen gjuhe ta shkruajm programin?

Shpesh here kjo eshte zgjedhje vendimtare pasi gjuha qe mund te kemi zgjedhur nuk eshte shume e pershtatshme per nje program te caktuar ndersa nje tjeter eshte shume here me e mire, psh te marrim nje rast banal si psh te perdoresh assembly per te koduar nje program me grafik te avancuar ose e kunderta te perdoresh cobol nderkohe qe te duhet nje program shume i shpejt (pra qe mund te kodohej ne assembly ose python qe jane gjuhe qe japin goxha shpejtesi)
Pra ky eshte hap themelor.

2. Dizajni imagjinar i programit

Kjo vertet them se eshte pika kryesore dhe themelore e te gjith kesaj, pasi nese ne e ideojm programin ne koken tone, me te gjitha pjeset e tij pastaj zbatimi eshte thjesht 20% e punes, nderkohe qe nje programator i mire ne UML mund te bente shume pune ne keto raste, njohuri te tilla japin stabilitet, siguri, funksionalitet.

3. Thjeshtesia

Sa me i thjeshte, aq me mire, nje program i thjesht ka fluiditet dhe eshte i thjesht per tu rregulluar ndersa nje program i komplikuar eshte shume i prirur per te pasur bug dhe vulnerabilitete, ndersa nje program i thjesht eshte edhe me i leht per tu rregulluar dhe kjo çon tek nje rregull tjeter qe eshte PAK RRESHTA.

4. Modulariteti

Ketu hyjm tek programimi me objekte, shpesh jane objektet qe na kursejn rreshta kodi dhe na japin thjeshtesi, nje rregull shume i rendesishem ketu eshte:
Mbaje MAIN() me sa me pak rreshta kodi, kjo do te thote qe nese ne bejm nje program (po e zeme ne java) mund te kemi 15 faile.java ku vetem njeri ka main() per te egzekutuar programin, nese ne i ndajm Konstruktoret dhe metodat ne secilin nga failet dhe mainin e mbajm me pak rreshta vetem sa per te egzekutuar objektet e shperndara atehere kjo do japi nje program shume te thjesht per tu shpjeguar edhe njerit qe nuk ja ka idene programimit.

5. Ridizaini

Gjate perfundimit te programit ka shume gjasa qe te na lindin ide te reja, ne keto raste edhe nese duam te bejm nje ridizajn te programit do te jete shume i thjesht pasi objektet klasat jane te ndara secila ne vendin e vet dhe metodat po ashtu keshtu qe duhet te jete shume e thjesht per te “lozur” me programin tone.

6. Algoritmi fitues

Shpesh algoritmi fitues nuk eshte ai me i komplikuar, por ai me i thjeshti, sepse thjeshtesi do te thote dhe fleksibilitet dhe kur kemi perpara nje projekt te perfunduar ku duhet te rregullojm bug-e kjo do te na kursente ore te tera.

Jane dhe shume te tjera, por per momentin po ndalohemi me keto. (jam duke ikur lol, shtoni metoda tek komentet)

Windows ne Linux me Virtualbox | Si te ndajm direktorit dhe Suporti 3D

Pershendetje, ky eshte nje minitutorial i radhes ku do te shohim se si te instalojm nje windows XP ne linux dhe gjithashtu do te shohim se si te ndajm direktorit (folders) nga linux ne windows ne menyre qe ti kemi te aksesueshem edhe nga Windows.
Fillojm,
Distribucione Linux ka shume, per ta instaluar ne:
Fedora : yum install virtualbox-ose
Debian : apt-get virtualbox-ose
Slackware : installpkg virtualbox-ose
openSuSE : yast2 –install virtualbox-ose
archlinux : pacman -S virtualbox-ose
E keshtu me radhe.
Mbasi  e instalojm, startojm virtualbox dhe mbasi regjistrohemi klikojm tek New , pastaj Next  dhe fusim emrin psh: Windows dhe Vazhdojm klikojm gjithmon NExt NeXt nExT deri sa te startoj ne ekran, mbas kesaj kemi 2 mundesi instalimi:
a) me ane te diskut ne CD-Drive te kompiuterit
b) me ane te nje imazhi ISO te diskut
Sido qe te jete, nese kemi diskun te masterizuar dhe gati vazhdojm me Next dhe do te instalohet, nese kemi failin ISO atehere i bejm browse, shkojm tek lokacioni ku gjendet psh windows_xp.iso dhe e instalojm.
Per te instaluar windows XP sbesoj se ka nevoj per ndonje tutorial.

Si te ndajm Direktorit ne Windows dhe Linux me ane te VirtualBox

Tani qe kemi dhe windows-in tone ne egzekutim me ane te VirtualBox shkojm tek Windows XP-ja yne, ne te majte te ekranit lart kemi : Machines    Devices    Help
Klikojm tek Devices dhe selektojm Install Guest Additions, do te na thote qe nuk gjenden ne kompiuter a ti shkarkoj? ne do i themi po, dhe do i shkarkojm nga interneti, do i instalojm me “next next” duke mos harruar te selektojm dhe suportin dhe pershpejtimin 3D e mbas kesaj do i bejm reboot.
Bukur, tani hapim virtualbox, pa ndezur windows shkojm tek Settings>Shared Folders dhe shtojm psh /home/qaniu dhe klikojm OK, mbas kesaj startojm Windows dhe shkojm tek Start>Run dhe japim cmd ose startojm promptin e komandave dhe japim:
net use x: //vboxsvr/qaniu (ose emri i direktoris qe keni shtuar tek Virtual box dhe do na thote qe komanda u egzekutua me sukses, shkojm tek My Computer dhe do te gjejm nje “qaniu on vboxsvr X:” te njohur si drive, ja ku mbaroi.

Suporti 3D dhe Pershpejtimi 3D
Siç e thame i instaluam Sun VirtualBox Guest Additions dhe Pershpejtimin 3D (3D Accelerations) edhe pse eshte ende ne “prove”, keshtu qe tani shkojm tek VirtualBox>Settings te Windows XP>Display dhe klikojm tek 3D Acceleration qe duhet te na dali Enambled me vone.
Startojm Windows,
Mbaroi.

Per te rregulluar maksimalisht pamjen (display) madhesin e ekranit te windowsit pra, nderkohe qe Windows eshte ne egzekutim klikojm siper tek Machine> Adjust Window Size dhe ne restartin tjeter pamja do te jete thjesht perfekte.

FUND.

Cikli While – Te programojm ne Java

Cikli While eshte nje pjese e thjeshte e programimit ne pergjithesi, eshte gjeresisht e perdorur dhe mund te perfitojm shume nga perdorimi i tij. Mund te kisha marre shume shembuj per ta ilustruar por zgjodha shumezimin faktorial ne menyre qe te kuptohet me ne gjeresi.

import java.util.Scanner;    //Importojm klasen skaner pasi do marrim impute nga tastiera
public class Faktorial
{
public static void main (String [ ]args)
{
Scanner inPuti = new Scanner (System.in); //krijojm objektin inPuti
long N, fakt = 1; //Percaktojm 2 variabila 1 long N dhe tjetren 1 per faktorialin
System.out.println ("Fut nje numer :");
N = inPuti.nextLong();
if (N >= 0 && N < 20)
  {
	while (N > 1)  //Perderisa Numri > 1 vazhdo

  {
		fakt = fakt * N;  // 1 = 1 * Numrin
        N = N - 1;        //Numri = Numri - 1
  }  //Numri = Numrin - 1
  System.out.println ("Faktoriali eshte :" + fakt); //Printojm faktorialin e numrit.
  }
 else
          {
          System.out.println ("Numri duhet te jete 0 ose me i madh.");
          System.out.println ("SHENIM: Per numra me te medhenj se 20 perfundimi do jete i gabuar sepse variabila i tejkalon bitet qe mund te mbaj" +
           "dhe automatikisht bitet teper i kalon ne kosh, dhe si problem eshte i njohur me \"Overflow\" ne boten e informatikes");
           }
}
}

Bukur mbasi i hodhem nje sy ushtrimit shpjegojm se ç’fare ndodhi.

Shembull, po kryejm te gjitha operacionet qe do bej cikli yne while nese merr numrin 4 nga perdoruesi:
Fut nje numer: 4, ky numer shkon dhe depozitohet ne variabilen N
if kontrollon nese nje statement eshte i vertete, dhe meqenese 4 >= 0 dhe me i vogel
se 20 atehere e fut ne cikel while i cili nderkohe qe sheh se 4 > 1:
fakt = fakt * N                                        ==> 1 = 1 * 4                           ==> fakt = 4
N = N – 1                                                  ==> N = 4 – 1                          ==> N = 3
while ( N > 1 ) ==> 3 > 1
fakt = fakt * N                                         ==> 4 = 4 * 3                          ==> fakt = 12
N = N – 1                                                   ==> 3 = 3 – 1                          ==> N = 2
while ( N > 1 ) ==> 2 > 1
fakt = fakt * N                                         ==> 12 = 12 * 2                      ==> fakt = 24
N = N – 1                                                   ==> 2 = 2 – 1                           ==> N = 1
while ( N > 1 ) ==> Tani N = 1 dhe 1 nuk eshte me i madh se 1 keshtu qe cikli mbyllet
nderkohe qe variabila fakt ka vleren 24 ndersa variabila N ka vleren 1
Besoj se eshte e qarte, pra Cikli While ka kete forme, “nderkohe qe : kushti : veprime”

Ne kete ushtrim vihet re dhe nje overflow nese fusim numra me te medhenj se 20 , do te ishte interesante ta trajtonim dhe ne nivelin e sigurise kete problem te njohur por shpresojm se ne raste te tjera do te jete diskutim me i pershtatshem

Si te ndertojm nje rrjet LAN

Ne kete teme te shkurter, mbasi kemi pare disa koncepte te rrjetit do te shohim se sa e thjeshte eshte te ndertojm nje LAN, per kete na duhet:

2 ose me shume kompiutera te paisur me Kart Ethernet, kablla etherneti si dhe  switch, ose ndonje router eshte akoma me i preferueshem.. Sot shumicen e ketyre aparaturave i kemi ne shtepi, psh nuk besoj se ka ndonjeri ne shtepi ndonje kompiuter pa pjesen ku futet kavoja LAN, dhe nje sked Etherneti. Nese prisni shume rreshta gaboheni, per te ndertuar nje LAN eshte shume thjesht, dhe ne do te trajtojm ate “me te thjeshtin” ndersa per ta menaxhuar zakonisht duhet nje Linux ne mes te gjullurdis, dhe gjithmon varet se ç’fare sherbimesh do ofrojm. Keshtu qe fillojm nga puna, kemi 2 kompiutera, 2 kablla dhe 1 router te futur ne prizen e korentit dhe te ndezur, GJEJA e pare qe bejm eshte qe te lidhim kompiuterat me ruterin me ane te kabllave qe kemi, dhe ruteri do u japi nje adres IP qe ne momentin e pare te lidhjes dhe psh kompiuterin qe e kemi futur te parin do i jepet nje ip e tipit 192.168.1.100 kurse i dyti do te marri 192.168.1.101 . Ruterin do e shohim qe ka vende ku futen kavot ethernet. Persa  perket formave te rrjeteve LAN psh yll apo unaz e keshtu me radhe duhet te flasim edhe per administrimin e nje rrjeti LAN, dhe do te dilnim nga niveli Fillestare dhe nga kategoria Mini Tutoriale Shqiptare :), gjithsesi kjo teme eshte per te kuptuar se sa e thjeshte eshte sot te lidhesh 2 kompiutera me njeri-tjetrin, perkundrazi dikush ka thene se eshte veshtire te mos i lidhesh 2 kompiutera me njeri-tjetrin.

Te thyejm limitet me wget

Me ndodhi qe me duhej te shkarkoja ne nje direktori ne nje server disa faile, per fatin tim te mire faqa kishte kete ne robots.txt
—————————
User-agent: *
Disallow: /
—————————
Qe do te thote se askush nuk mund te hapte direktorine per ti shkarkuar failet ne seri..
Thash, sikur nuk shkon keshtu qe do i japim zgjidhje ketij problemi..
wget ka nje opcion per te injoruar robots.txt dhe gjithashtu per te nderruar User-Agent.
Ja komanda e cila beri qe te shkarkoj te gjith failet mp3 nga serveri:
wget -A mp3 -nd -U Opera -r -e robots=off LINKU/
Nese kemi te bejm me limite te tjera atehere mund te shtojm:
–wait=20 –limit-rate=20K (sipas limiteve)
Nje teme te ngjashme mund ta gjeni dhe tek:
http://albanianwizard.org/diskutime/google-co/si-te-shkarkojm-website-me-wget-edhe-nese-eshte-vete-wikipedia-t70.0.html

Si te konvertojm video me programe falas – Konverto video

Ke nje fail video dhe e hap me kompiuter por e do dhe ne iphone, celular, apo kerkon nje format te veçant per videon tende?
Kjo behet me nje proçes qe quhet “Konvertim Videoje” keshtu qe hapem temen “Si te konvertojm video” falas.
Zgjodha programin me te thjesht dhe te plote per te bere kete pune, gjithashtu programi eshte falas.
Le te shohim se si behet konvertimi i videove.
Ne fillim na duhet programi per te bere diçka te tille, ja ku e keni nje shume te mire, shume te lehte per tu perdorur , FALAS, shume intuitiv dhe me nje game shume te madhe formatesh video qe suporton.
Shkarkojm Programin:
Shkarko Any Video Converter
Mbasi e shkarkojm, instalojm programin dhe jemi gati per ta perdorur.
Klikojm 2 here dhe do te kemi kete pamje perpara:
Si te konvertojm Video Falas
Ja ku eshte pamja qe do kemi perpara, dhe hapat jane:
1) Klikojm ADD VIDEO per te selektuar failin\ videon qe deshirojm te konvertojm
2) Selektojm tek PROFILE (lart ne te djathte) profilin qe deshirojm per konvertim, psh mpg nese duam mpeg, avi , divx, mp4 etj…
3) Klikojm ENCODE dhe presim deri sa te konvertohet faili:
MBAROI :)
Per te tjeret qe kerkojn diçka me profesionale (me i veshtire ne perdorim, por me i personalizueshem) mund te perdorin MediaCoder /kerko ne google per te, eshte falas dhe open-source.