Kompjuterat Fotonik

A keni degjuar ndonjehere per kete lloj kompjuterash??

Mendoj se jo pasi eshte teknologji qe eshte akoma eksperimentale por shum shpejt do te behet realitet. Sa po kalon koha dhe sa vjen po degjojme gjithmone e me shume po degjojme per shfrytezimin e drites per komunikim apo per regjistrim apo edhe ne mjeksi dhe ne shume fusha te tjera. Kjo pasi drita eshte shume e shpejte ka gjeresi bande pasi ka nje diapazon te gjere frekuencash nuk eshte e demshme dhe mund te mexhahohet me kosto te ulet. Pikerisht duhet te dijme qe drita perbehet nga fotone qe perfaqesojne energjine qe leshojne elektronet nga kalimi nga nivelet e eksituar ne nivelin baze. Te njejten metode pune ndjekin ne parim edhe lazerat.

Por kompjuterat cfar lidhje kane??

Kemi pare qe ne praktike qe tek fibrat optike kemi perdorimin e drites lazer per transmetimet e informacionit. Dhe nga kjo lindi dhe ideja ime pse mos te zevendesojme telat e bakrit ne qarqet elektronike apo edhe pjeset e tjera lidhese te kompjuterit me fibra. Nje ide tjeter do te ishte zevendesimi i hardisqeve magenetike me hardiqse optike dhe gjithashtu memoriet ram.

Po cfar te mire do te kishte dhe si eshte parimi i punes se ketyre kompjuterave .

Atehere normalisht dime se nese zevendesojme elektronet me fotone kemi nje shpejtesi deri ne 10 here me te madhe te trasmetimit te te dhenave . Problem i rendesishem i elektronikes qe ka te bej me nxehjen eliminohet. Dhe gjithashu kemi nje ulje te energjise elektrike qe do te duheshe per te aktivizuar keto kompjutera, pa folur pastaj per shuarje qe eshte mjaft e vogel dhe per nje gjeresi bande shume e shume me te gjere. Kocepti i punes qendron ne kalimin e drites infra te kuqe neper fibrat optike te instaluara ne kompjutera dhe gjithashtu gjenerimi i spektrit infra te kuq i cili del nga dioda lazer. Duhet te dime qe parimi i punes eshte pothuasje i njejte me kompjutarat e zakonshem ndryshimi i vete eshte se punojne me fotone dhe jo me me elektrone. Gjithashtu transistoret e sotem mund te zevendesohem me tranzistore optike qe jan zbuluar, rezistencat me analoget e tyre rezistencat optike. Po chipet?? Edhe per keto ka nje pergjigje pasi Inteli ka prodhuar chipet e para fotonike qe kane nje shpejtesi perpunimi prej 30gb/s. Kjo deri para se te kerkoja ne internet ishte thjesht nje ide e nje studenti te Inxhenjerise Fizike qe jam une, pasi ne shkolle studioj lasera dhe optike. Por mesa duket dikush e kishte menduar para meje dhe kishin investuar firma si Intel dhe Nasa per te nxjerre prototipet e pare laboratorik.

Ah me humbi nje mundesi per tu bere i famshem 😀 haha. Keto teknologji do te bejn nje revolucion ne boten e kompjuterave sic ben dhe fibrat optike ne transmetimin e te dhenave.

Regjistri file (register file) /MIPS

Yep, jemi ne arkitekturen mips, per ata qe e nenvleftesojn ta dine se playstation, perdor proçesor MIPS si dhe gjen aplikim shume ne paisjet elektronike ne saj te arkitektures RISC (reduced instruction set architecture) per shkak se ka shume pak instruksion dhe sipas perkufizimit sa me pak instruksione aq me i shpejt eshte nje proçesor.

RI = Register File , ne shqip faili i regjistrave te sistemit eshte nje komponent elektrik per ruajtjen e te dhenave i ndertuar ne proçesor qe perdoret per veprimet e ndryshme te proçesorit gjat cikleve te tij.

RI ne MIPS eshte i perbere nga 32 rregjistra dhe secili nga keto rregjistra ka kapacitetin qe te ruaj 32 bit informacion te koduar ne numer binar. Keshtu qe ne total 32 rregjistra X 32 bit qe ka kapacitet secili atehere kemi 1024 bit memorje ne dispozicion.

Ja pamja e thjeshtuar e RF

Ne arkitekturen MIPS,  kemi perkufizimin qe ne situata te veçanta perdoren rregjistra te veçant, dhe kjo sepse rregjistrat kane funksione te veçanta.

Le ti shohim scecilin nga ata se ç’fare funksionesh kane, ne rradhe te pare themi se ç’do instruksion ne assembly te arkitektures mips ne pergjithesi vepron duke perdorur nje nga rregijstrat e sistemit dhe kemi dhe sintaksen psh:

add $v1, $s1, $s2  #qe ne pseudoinstruksion eshte ekuivalente me $v1 = $s1 + $s2

E ne shqip do te thote merr bitet qe jane ne rregjistrin $s1 dhe mblidhi me ato qe jane ne rregjistrin $s2 dhe shumen depozitoje ne rregjistrin $v1

Kjo ne fjale te tjera eshte gjuha assembly qe me sintaksen e saj vepron direkt me proçesorin ose me memorjen {ne rastin Mips kur perdorim komanen li (load immediate) } , add normalisht nuk njihet nga proçesori por njihet ekuivalentja e saj ne MIPS ISA dhe kjo enkodohet ne kod binar i cili eshte ekuivalent per ate instruksion te caktuar , perfaqesimin ne haxadecimal (0x) te atij kodi binar qe per arkitekturen do te thote “mblidh” do e quajm opcode ose operation code qe do te thote kodi operacional nese mund ta themi keshtu, pra eshte kod i cili i thote proçesorit te kryej nje veprim te caktuar e ne aspektin gjuhesor eshte ‘folja’ e cila tregon levizje apo nje veprim specifik.

Grupet e Rregjistrave

Siç e shohim ne figuren me siper, rregjistrat fillojn te gjith me $, dhe emertohen me emra te ndryshem , fillojm ti sqarojm 1 nga 1 ne baze grupi.

$zero / ky eshte nje rregjister qe qendron gjithmon 0 , pra eshte konstant dhe per ata te çmendur [ 😀 ] qe kane provuar ti japin nje vlere do te shohin qe eshte e pamundur pasi eshte i ndertuar ne hardware. E thene midis nesh (kush perdor linux) nje /dev/null

$at / ose assembler temporary , eshte i rezevuar nga assembleri (kompilatori assembler) dhe mban vlera te perkohshme te makro instruksioneve , ose pseudo instruksioneve.

$v / ose rregjistrat e vlerave, perdoren per te kthyer vlera nga funksionet, dhe gjen zbatim ne IO , ne rastet kur perdoret “syscall” per te kryer nje sherbim te caktuar dhe programatoret kane caktuar 10 sherbime te mundshme duke karikuar tek $v0 vlera nga 1 tek 10 ku secila nga keto ka nje funksion te caktuar psh nese perdorim komanden li $v0, 4 ku ne fjale te tjera karikojm ne rregjistrin $v0 vleren 4 sipas perkufizimit kodi 4 do te thote Print String, e kodi 5 Read Integer, kodi 1 eshte Print Integer e keshtu me rradhe.

$a / Regjistrat e argumenteve – qe jane shume te lidhur me rregjistrat me siper pasi $v ishte per te kthyer vlera nga funksionet kurse $a si grup perdoren per te kaluar vlera tek funksionet e le te shohim nje rast ku kombinohen te dy: li $v0 4 # thirrja e sistemit per te printuar string (tog fialesh) la $a0 , prsh # i themi load address te mesazhit prsh tek rregjistri a0 dhe prsh neve psh mund ta kemi percaktuar tek .data si prsh: .ascizz “n Pershendetjeeeee!! ”

$t / Rregjistrat temporan – jane rregjistra qe perdoren nga kompilatori assembler ose nga programatori (ne) per te magazinuar vlera te menjehershme e zakonisht jane rregjistrat qe perdoren me shume nga komanda li (load immediate).

$s / Regjistrat temporan te shpetuar – keto jane te ngjashem me me $t me ndryshimin qe vlera mbetet dhe perdoren per te magazinuar vlera akoma me te gjata. (zakonisht kur kemi te bejm me instruksione andi , addi, or, srl etj..

$k / Regjistrat e Kernelit – keto jane regjistra te rezervuar nga kerneli, pra zemra e sistemit operativ dhe nuk mund te perdoren modifikohen nga programatori.

$gp / Global Pointer – shenohet adres qe piketon piken globale ne memorje (do i shohim nese do kemi mundesi te shpjegojm memorjen RAM)

$sp / Stack Pointer – piketon adresen ne te cilen gjate egzekutimit te programit ndodhet stack-u

$fp / Frame Pointer – edhe ky nje rregjister qe vepron me memorjen ku vlera e tij tregon lokacionin e memorjes ne te vilen ndodhet frame. (Do e shohim me ne detaj tek shpjegimi i RAM-it)

$ra / Return Address – regjistri i adreses se kthimit apo pika e kthimit, perdoret per ti thene nje funksioni se ku duhet te kthete (gjithmon ne memorje) gjate egzekutimit te programit.

“magji” me konvertimet komplement te dyshit ;)

Kete nuk e gjeni ne manualet e universitetit keshtu qe vemendjen ne mesim 😀

Mund te kthejm me kete rregull shume leht numra komplementar te dyshit pa hasur veshtiresi dhe ne nje menyre shume te shpejte. psh marrim numrin 01001100 Rregulli eshte :

“Fillojm te shohim numrin nga e djathta ne te majte, dhe ndalojm tek 1-shi i pare, dhe e shkruajm ashtu siç eshte se bashku me zerot qe jane mbas tij, nderkohe qe pjesen tjeter e ndryshojm”

01001100 mbajm ashtu si jane 100 pasi eshte 1-shi i fundit dhe zerot, pjesen tjeter e ndryshojm

10110 – 100 Pra siç e pame u ndryshuan te gjith perveç 1shit te fundit ose te parit nese fillojm nga e djathta ne te majte dhe 0rove qe ka mbrapa.

Bejm konvertime te tjera ne seri, 10000001 del 01111111 (1shi i fundit i pandryshuar)

11111111 = 00000001 (1shi i fundit i pandryshuar)

01011010 = 10100110 (1shi i fundit i pandryshuar dhe ato 0 qe vijn mbas tij)

10000000 = 10000000 [e ky eshte nje rast shume i veçant qe u zbulua tani :D, pra forma e numrit ne binar eshte i njejte]

Hajt ta gezojm 😉

If Then Else ne Assembly /MIPS /R3000 RISC arch

If at first you don’t succeed, Skydiving is definitely not for you.

E nisa me kete thenie kategorine e re “Assembly” ne albanianwizard.org sepse dihet qe askush nuk eshte perfekt dhe sidomos ne assembly duhen shume shume shume shume… prova dhe deshtime perpara se te arrihet nje rezultat i deshiruara kjo sepse nuk eshte gjuhe si gjith te tjerat, per te njohur progarmimin ne kete gjuhe te nivelit te ulet duhet te njohesh mire rregjistrat e sistemit, formatin e instruksioneve dhe te njohesh ne detaj menyren se si punon arkiktektura e nje kompiuteri.

Po marrim perkthimin e nje instruksioni nga pseudocode ne kodin real ne assembly.

Ajo qe perdorim me shume ne programim jane if else dhe perkatesisht ; Nese bie shi (merr çader) tjeter (mos e merr çadren)

Fillojm :

if ($t5 < 0 ) {$s0 = 0 - $t5; $t1 = $t1 + 1}
else {$s0 = $t5; $t2 = $t2 + 1}

Formati i mesiperm quhet pseudocode pasi eshte thjesht per te na lehtesuar kuptimin ndersa kjo qe pason eshte kodi real ne assembly per arkitekturen MIPS

bgez $t5, else  #if /nese ($t5 eshte > ose = 0 ) branch /kalo to else /tek else
sub $s0, $zero, $t5  # $s0 merr negativen e $t8
addi $t1, $t1, 1 #Shtojm vleren e rregjistrit $t1 nga 1
b      next       #krijojm nje cikel (branch) verdallisemi rreth kodit else
else:
            ori   $s0 ,$t5 , 0   #$s0 merr nje kopje te $t5
            addi $t2, $t2, 1  #shtojm tek rregjistri $t2 nga 1
next:

Shpjegim per ato “gjerat e çuditshme qe ndodhen” , add, ori, li, beq, bgez etj jane instruksionet assembly dhe ato qe shenuam me $t0, apo $s1,2,3,4,5,6… jane rregjistrat e proçesorit te cilet jane nga 32 bit dhe secili nga ata kane funksion te caktuar te cilet do i shohim ne temat e ardhshme :)

Ubuntu ne Windows

Besoj se tani nuk ka me arsye njeri te thote qe nuk mund ta fshij windows pasi kam pune me te dhe te instaloj nje linux. Pasi kam gjetur nje linux qe hapet mbi windows dhe nje distro goxha te mire do te thosha, si eshte ubuntu. Parimi i punes eshte si nje virtual machine por qe punon ne menyre me fleksibel pasi punon si nje aplikacion i zakonshem dhe nuk merr shum memorie per te punuar.  Ky sistem mund te punoj ne platforma si XP dhe Windows Vista. Pra per tju a bere me te qarte ne koken e desktopit tuaj shfaqet nje menu si ajo e startit te windowsit e cila te jep aplikacionet e nje sistemi ubuntu, te jep nje buton per networkun dhe nje per sistemin, gjithashtu gjendet nje browser Mozilla. Sistemi punon me nje gnome dhe me nje kernel 2.6.22.18.

Ja disa pamje:

Pra funksionon si te gjitha programet e tjera ne windows.

Nese shkoni tek System > Administration > Synaptic Package Manager  dhe aty pasta zgjidhni Not Installed dhe mund te shihni se sa aplikacione pa fund mund te shkarkoni nga interneti. Kete mund ta hapni edhe nepermjet terminalit duke shkruajtur synaptic. User pubuntu ka password 123456  per ta ndryshuar eshte e thjeshte gjithsesi po e jap per ato qe nuk kane ekperience ne linux:passwd pubuntu dhe pas se te jepni enter do tju kerkoj futjet e passwordit te ri e thjesht ee. Shpresoj se do te tju ndihmoj shum dhe do te kenaqeni me linux 😀

Dhe me e bukura eshte qe e gjitha kjo eshte falas dhe mund ta shkarkoni ketu:

http://portableubuntu.demonccc.com.ar/

Kompiuteri me i mire

KOMPIUTERI ME I MIRE?

ç’fare te blej, :S  Sony vaio, Dell, Asus, Hp, MacBook cili eshte me i miri :S

hahahaha

Pyetje tipike apo jo, ok ne kete teme po perpiqem te jap opinion personal keshtu qe mos me gjuni me domate 😛

Per mendimin tim, kompiuteri i mire ndahet ne Hardware te mire dhe Software te mire. Meqenese kjo teme eshte e dedikuar mases ne pergjithesi po e nisim me Hardware.

E para, mos shikoni markat, eshte rregulli i pare qe me vjen ne mendje sepse si Asus, si HP, si Packard Bell, si Dell, si Sony etj jane e njejta gje. Kete e them me siguri te plote pasi komponentet hardware qe montojn jane te te njejtave kompani, si Intel, Nvidia, SATA, ATI, e keshtu me rradhe keshtu qe mos i konsideroni shume rendesi se ç’fare marke po e merrni, normalisht as marka qe jane shume pak eksperte ne fush nuk keshillohen (fujitsu siemens, toshiba, etc)

Jeni gati per te marre kompiuterin e enderrave ? Ok, rregulli i dyte eshte qe jo gjithmon ai kompiuter qe ka proçesorin me te fuqishem eshte me i miri sepse mbase nuk ka Memorien RAM po aq te shpejt, ose njesi te tjera hardware qe ti pergjigjen shpejtesise se tij, dhe keshtu gjigandet e kompiuterave shesin sot kompiuterat e tyre duke futur nje komponent “qe te merr ne qaf” dhe duke shitur te tjeret qe jane me targa VL (vlor :D). Dhe keta zakonisht jane kompiutera ne ofert, apo kompiutera me çmim shume te ulet.

Persa i perket ne te informatikes pergjigjem menjehere qe kompiuteri me i mire eshte ai i cili e ke ndertuar vet dhe tek kjo nuk ka dyshim pasi i zgjedh vet te gjitha pjeset dhe nderton ate qe ta ka qejfi.

RRegulli numer 3, STOP MANIS te te pasurit ramin me te madh proçesorin me te fuqishem etj, sepse ndodh shume shpesh qe pikerisht nje kompiuter te kete 4 GB RAM, 3Ghz Dual Core 2 Duo Proçesor dhe te jete me i ngadalt se nje tjeter me 2 gb ram dhe me 2Ghz proçesor, si eshte e mundur?

Eshte e mundur sepse nuk jane kombinuar mire komponentet hardware, psh mund te jete veretet RAM i serise se fundit me nje shpejtesi te madhe, si dhe proçesori qe egzekuton ne nje shpejtesi te ngjashme por kemi nje BUS te ngadalt, keshtu qe nga kjo nxjerrim qe nuk eshte e rendesishme shume qe te kemi maksimumin nga hardware 1 nga 1 se sdo nisim space shattle per ne mars, e rendesishme eshte qe keto komponent hardware te kene shpejtesi te ngjashme dhe keshtu e zgjidhem dhe kete problem.

Pra, laptopi me i mire eshte nje laptop i kalibruar mire, me nje motherbord te mire dhe komponent te nje shpejtesie te ngjashme.

Po ua le juve ne dore se ç’fare kase te zgjidhni sepse dijeni me siguri qe pak a shume ne fund te fundit midis kompiuterave qe lexoni marken siper, nuk leviz ndonje gje kushedi se ç’fare perveç kasave dhe te shkruajturit siper HP ose ASUS, ose diçka tjeter.

Ne fillim thame qe nje kompiuter i mire meriton dhe nje Software (Sistem operativ) te mire dhe nese jeni duk e mendura per windows, dijeni se jeni duke shkaterruar dhe duke shfrytezuar djersen tuaj (qe blet kompiuterin perveç nqs jeni politikan, e sua u ndien shum :D) dhe po e hidhni ate dem.

Do te keshilloja nje Distribucion Linux, dhe te mblidhni mendjen nga formatimet, viruset, axhornimet kritike, etj etj …..vazhdon…..

Keshtu qe, une personalisht per veten time (kjo nuk eshte per perdorues te thjesht) do te preferoja nje laptop Mac Book dhe nje kompiuter fiks te ndertuar nga une me te instaluar siper slackware (nese do te studioj assembly dhe arkitekturen e kompiuterit) ose Fedora, ose Debian nese do te merrem me programim ne pergjithesi.

Besoj se tani te pakten i keni disa ide te mira te cilat mund te jene baze per tju orientuar :)

Privacy… nuk ka me :(

Duke lundruar ne internet ne kompjuterin tim shum here me shqetesonte nje ip e klasit A e cila vazhdimisht krijonte sulme dhe ativirusi im e jepte si nje sulm. Keshtu e marr ate ip dhe i bej nje trace dhe shoh qe perfundon tek IANA nje shoqeri qe merret me regjistrimin e domainave te pakten kshu thot zyrtarisht dhe merret me sakte me kordinimin e ip ne internet. E cuditcme !!! Une se kisha degjuar po ju? Atehere kjo kompani qe u merrka me “kordinimin e internetit” ci duhet me ip time dinamike e cila eshte personale dhe qe nuk jep as ndonje sherbim web, pra nuk ke se cfar te kordinosh ketu. Mendimi eshte se nje network i tille merret me regjistrimin e ip dhe ndoshta dhe me ndonje forme spam apo pse jo dhe pergjimi. Une si individ dhe te gjith ju kemi te drejte te privacy-se tone dhe ne asnje network apo asnje organizate e tille nuk ka te drejte te regjistroj ip time dhe te degjoj paketat e internetit te mija. E dyta eshte se ky kontroll eshte mjaft invaziv pasi ngadelson internetin tim duke me bombarduar  me paketa here pas here. Pra edhe ne internet individi tani nuk mund te kete me anonimitetin e tij. Pres mendimet e juaja per kete teme

“Pikpresja levizese” (floating point)

Apo ndryshe e quajtur ‘floating point‘ eshte ura e cila ndan shkencen tradicionale komputerike nga computing shkencor.
Per kete teme shume programues apo student kane paqartesite e tyre, keshtu qe do perpiqemi ti kushtojm pak me vemendje se temave te tjera..
Kur themi floating point duhet te marrim parasysh standartet dhe me sakt standartin IEEE 754
http://754r.ucbtest.org/standards/754xml.html (per me shume info)
IEEE 754 eshte standarti per llogaritjen dhe paraqitjen ne pik presje levizese.
Ky standart ben te mundur realizimin e algoritmeve numerik me precizion te lart duke u mbeshtetur ne probabilitet.
QELLIMI i te gjithe kesaj eshte qe te shkruhen numra real shume te medhenj ne hapesira tejet te kufizuara.
Ne ate kohe nuk ka pasur kaq shume meomorje ne dispozicion saç kemi sot, keshtu qe te mendohet se sa bit do te duheshin per te llogaritur madhesine e nje elektroni, apo largesin midis Hong-kongut me Ohayo..
Ne te dyja rastet, si kur kemi te bejm me nje numer shume te madh ashtu dhe kur kemi te bejm me nje numer me te vogel nuk eshte shume e rendesishme precizioni se ç’beri 20000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000021 me
20000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000022-shin
apo ç’fare ndryshimi ka:
0,934902000000000000000000340000000000000000000430000000000000000000000019
0,934902000000000000000000340000000000000000000430000000000000000000000018
Pra ndryshimi eshte shume i vogel dhe ne shumicen e operacioneve i pallogaritshem.
E gjith kjo teori eshte e bazuar ne nje rregull qe dot na duhet per ta mbajtur mend:

“Me nje numer te fundem shifrash eshte e mundur te paraqesim vetem nje numer racional qe jep perafersisht numrin e dhene”

Perodrim presje dhjetore levizese ne vend te asaj fikse per arsyen e meposhtme..
Nese perdorim presje fikse (jo levizese) atehere jemi te detyruar qe numrin 534 000 000 000 ta paraqesim si 534 ∗ 10⁹ nderkohe qe nese perdorim presjen levizese do te shkruanim 5,34 ∗ 10¹¹
Duke kursyer hapesire ne memorje.
Principi i “Floating point”
Levizet presja dhjetore deri ne nje pozicion te pershtatshem duke mos neglizhuar keto levizje ne eksponent. [qe do te thote se per ç’do levizje qe behet me presjen dhjetore kjo levizje reflektohet dhe ne variacionet e eksponentit.
Eshte metode shume e rendesishme pasi lejon qe te parqesim numra shume te medhenj dhe shume te vegjel ne nje menyre shume kompakte.
Po ashtu nje numer si 622,197 do te mund te paraqitej ne 6,22197 ∗ 10⁵ nen veshtrimin e “levizjes se presjes dhjetore”
“TABLOJA”

Siç jemi mesuar ti quajm numrat zakonisht ndahen ne dy pjese, ne fraksionin (mantissa) dhe ne pjesen eksponenciale.
Kurse ne rastin tone kur kemi te bejm me presje levizese kemi 3 pjese: (marrim 17 si numer)

1 bit

5 bite

8 bite

(Shenja) Eksponenti Mantissa
17 = 17.0 ∗ 10⁰ = 1.7 ∗ 10¹ = 0.17 ∗ 10² dhe ne binar i bie:
17₁₀ = 10001₂ ∗ 2⁰ = 1000.1₂ ∗ 2¹ = 100.01₂ ∗ 2² = 10.001₂ ∗ 2³ = 1.0001₂ ∗ 2⁴ = 0.10001₂ ∗ 2⁵

Ky (0.10001₂ ∗ 2⁵) eshte rezultati yne, le te punojm sipas standartit IEEE 754 me te 😉
Kush eshte shenja?
Shenja eshte 0 e pare perpara presjes.
Kush eshte Mantissa?
Mantissa eshte trupi mbas presjes dhe na thote qe kemi 10001 nderkoh qe kemi 8 bite.. Pun e madhe, e plotesojm mbetjen me 0 dhe kemi 10001000 :)
Sa eshte eksponenti?
Eksponenti eshte 5 ne sistemin decimal dhe ne binar i bie te jete 101 por kemi ne dispozicion 5 bite keshtu qe na del 00101
Dhe paraqitja e numrit 17 sipas standartit IEEE 754 i bie te jete:

0 [1 bit]

0 0 1 0 1 [5 bite]

1 0 0 0 1 0 0 0 [8 bite]

(Shenja) Eksponenti Mantissa

Kjo metod eshte shume komode pasi mund te paraqesim numra shume me te medhenj se ky qe morem shembull : 65536 = 0.1₂ ∗ 2¹⁷
Perfaqsimi i saj do te ishte :

0 [1 bit]

1 0 0 0 1 [5 bite]

1 0 0 0 0 0 0 0 [8 bite]

(Shenja) Eksponenti Mantissa

Ky ishte vetem nje trajtim i pergjitshem sa per te sqaruar konceptin normalisht si teme eshte shume me e gjate :)