Ndarja e Rrjetit behet ne baze te Teknologjise, Madhesise dhe Perdorimit

Jemi tek nje teme ku do te pasurojm terminologjine tone persa i perket termave te rrjetit dhe do te fusim ne kok nje percaktim korrekt te asaj qe kuptohet kur perdorim ato terma.
Duhet fiksuar se shumica e ketyre termave nuk jane standart apo te prere me thik, keshtu qe ne shume raste i gjejm qe jane te perzier me njeri-tjetrin..
Nga titulli i temes kemi: Ndarja e rrjetit behet ne baze te Teknologjise, Madhesise dhe Perdorimit (menyres se si perdoret rrjeti)
Fillojm me

Ndarja e Rrjetit ne Baze te Teknologjise

Kjo do te thote se rrjeti ndahet ne baze te menyres se si paisjet e networkut jane te lidhura me njera tjetren, pra teknologjine qe ato perdorin ne komunikim ku mund te permendim:
LAN ose LOCAL AREA NETWORK jane networke qe kane nje karakteristik te perbashket, paisjet e rrjetit lidhen me njeri-tjetrin me ane te kabllit, zakonisht paisje te nje ndertese, zyre, apo edhe me gjere ne nje shkolle etc.
WLAN ose Wireless Local Area Network jane networke ne te cilat paisjet i gjejm te lidhura me ane te valeve radio ne frekuenca te ndryshme, zakonisht ketu nuk jane rrjete shume te medhenj sepse qe te lidhet ne rrjet paisja (pc per shembull) nuk duhet te jete jashte rrezes.
WAN ose Wide Area Network qe eshte i kundert me LAN\WLAN sepse perdoret per te lidhur rrjete te medha me rrjete te tjera qe gjenden shume kilometra me larg ne menyre qe te komunikojn kompiuterat e shqiperise me ato te gjermanis, apo te nje qyteti me nje qytet tjeter. Teknologjia qe perdorin ne lidhje quhet “leased line” dhe eshte nje cirkuit i dedikuar i krijuar midis 2 pikave qe zakonisht jane 2 networke te medha. Nuk do te zgjatemi me shume persa i perket WAN pasi do e çonte temen ne nje nivel tjeter dhe jo nivel fillestar, koncepti kryesor u dha ne fillim.

Siç e thame ne fillim te temes keto ndarje nuk jane standarte, por kemi edhe miksime midis ketyre si psh:
CAN – Campus Area Network, ne te cilin gjendem ne kete moment ku ka nje mori tipologjish lidhjeje midis wWLAN dhe LAN, zakonisht i gjejm te aplikuara ne rrjete Universitetesh dhe sherbejn per te lidhur rrjete te godinave te ndryshme me njeri-tjetrin (psh lidh fakultetin e ekonomis me ate te informatikes e keshtu me rradhe).
MAN – Metropolitan Area Networks, qe mund te konsiderohen edhe si “WAN te vegjel”. Keto jane sherbime interneti te nje krahine apo te nje qyteti, me beni ze kur ti shohim edhe ne shqiperi.

Ndarja e Rrjetit ne Baze te Madhesise

Network , njera nga karakteristika qe u permend tek Konceptet baze te networkut kur u perkufiua fjala Network ishte se network quhet nje koleksion kompiuterash apo paisjesh hardware duke filluar nga 2 e siper keshtu qe ky si term ne kete aspekt eshte nje term shum gjeneral , po po ta marrim ne kete teme Networku mund te kete mijera paisje te lidhura dhe quhet network, dhe po i njejti numer paisjesh te lidhura me njera-tjetren dhe te quhet Internetwork, kjo sepse ne rastin e pare jane paisje qe bejn pjese tek i njejti rrjet, ndersa tek rasti i dyte lidh dy networke me njeri-tjetrin. (ky eshte dhe shpjegimi i Internetworku-t i cili sot quhet edhe si Internet.
Subnetwork , eshte nje pjese (porcion) i nje networku. Quhet Sub (nen) sepse ky grup krijohet ne baze te nje karakteristike te veçant.
Segment eshte nje pjese akoma me e vogel e nje networku, panvarsisht se keto dy terma (subnetwork dhe Segment) perdoren ne menyre zevendesuese per njera-tjetren.

Ndarja e rrjetit ne baze te Perdorimit (aksesit)

Jo rralle na ndodh te degjojm perveç Internetit edhe Intranet dhe Extranet, po keto ç’fare jane?
Po te shohim tek tema Historia e Internetit do te kuptojm se sapo firmat dhe koroporatat kuptuan rendesine e tij filluan ta perdornin dhe krijuan rrjetet e tyre keshtu qe kur themi Intranet duhet te kuptojm qe kemi te bejm me nje rrjet i cili eshte i perdorshem vetem nga nje grup i limituar personash dhe ne fjale te tjera mund te kesh akses vetem nga ndermarrja \firma dhe ne pergjithesi nuk ke mundesi te shohesh boten e jashtme (internetin) dhe ne te njejten kohe ata jasht nuk mund te hyjn brenda, por me kalimin e kohes u krijua nevoja qe rrjeti i Korporates psh te ishte i aksesueshem dhe nga jasht, keshtu qe ketij rrjeti te ri ju vu emri Extranet.

Mesazhet e Networkut: Adresa dhe Transporti

Mbasi kemi lexuar 2 temat Koncepte baze te rrjetit dhe Mesazhet e Networkut, formatimi dhe emrat sipas OSI mund te shohim edhe kete teme te thjeshte te cilen do e kuptojm duke perdorur analogjine.
Eshte e qarte, qe nese une nisem per tek tregu per te bere pazaret zgjedh:
a) do iki me makine?
b) do iki me biçiklet
c) do perdor mjetet?
d) do eci ne kemb..
Kjo ka te bej me transportin dhe nje pik tjeter qe na intereson ne temen Mesazhet e Networkut, Adresa dhe Transporti eshte dhe Adresa pra tek cili treg do iki? Ku do e bej pazarin ^^ ?

Ndarjet e mesazheve ne rrjet jane ne baze te:

Adreses dhe Transportit

Unicast – ne kete rast origjina eshte 1 paisje dhe destinacioni eshte 1 paisje networku, dhe kjo perben rastin me normal ne komunikimet e sotme te networkut. Ne analogji mund te marrim rastin e nje rrjeti si MSN ku 2 persona jane duke folur me njeri-tjetrin ne Messenger. Ne kete rast paketat origjinohen nga nje paisje dhe kane nje paisje te vetme si destinacion. Transporti eshte si ne rastin kur dergon nje leter, kjo leter ka nje dergues dhe nje destinacion dhe transportohet nga PTT tek destinacioni.

Broadcast – ne kete rast origjina eshte 1 paisje, porse destinacioni jane te gjitha paisjet qe gjenden ne rrjet, keto jane mesazhe qe perdoren per funksione te ndryshme psh per te pare nese paisjet jane online apo perdoren per monitorimin e rrjetit. Pra ky mesazh i shkon te gjith rrjetit dhe eshte njelloj me tellallin njehere e nje kohe qe i jepte lajmin popullit. Pra tellalli eshte paisja qe dergon lajmin ndersa destinacioni eshte i gjith populli.

Multicast – keto jane raste te komplikuara te mesazheve te networkut ku mesazhi ne keto raste i dergohet nje grupi e anetareve te nje networku te cilet plotesojn nje kriter, dhe vetem ata qe jane ne kete destinacion. Kjo eshte si rasti i furnizuesit dhe dyqaneve, psh nje furnizues mishi nuk do shkoj te shesi mishin tek dyqanet e bukes por do shkoj te shesi viçat tek kasapet. Ne kete rast destinacioni edhe pse eshte ne shume vende ka nje kriter te caktuar. Ne rrjet ky  rast mund te krahasohet me  nje video konferenc kur shefi u flet nenpunesave ne te njejten kohe. Pra videokonferenca eshte e drejtuar tek nje grup i caktuar ne rrjetin e firmes dhe jo tek te gjithe.

Orientohu me Informatiken Shqiptare

Faqe Orientimi me Informacione te Rendesishme

AlbanianWizard nuk eshte nje faqe si gjithe te tjerat, si nga tematika, dizajni (i zgjedhur per te krijuar nje ambjent perfekt per lexim e jo pemen e vitit te ri) , objektivat dhe ndihma qe u ofron lexuesve te saj :)
Siç e keni vene re, temat qe trajtohen jane tema nga me te ndryshmet qe shume prej jush nuk i kuptojn, (po me ty e kam)  dhe ne nuk duam qe te mos i kuptoni pasi eshte kunder objektivit te AlbanianWizard i cili eshte: “Per nje Shqiperi te Ditur”. Keshtu qe:
Vendosem qe ti ndajm temat ne kategori sipas nivelit te veshtiresise ne menyre qe gjithsecili te di se ku te drejtohet per te lexuar , dhe mbasi e ndjen veten se ka perfituar mjaft atehere te kaloj ne nje nivel tjeter.

Nivelet e Lexuesve

Niveli Baze eshte per ata qe nuk ja kane idene informatikes dhe kompiuterit, pra jane totalisht te rinj dhe kerkojn informacione baze mbi perdorimin ditor te kompiuterit, ketu mund te gjeni zgjidhjen e shume problemeve tuaja me nje fjalor te kuptueshem, tema te shkurtra te shoqeruara me figura, skema apo dhe video.

Niveli Mesatar i cili eshte per ata qe dine diçka nga informatika, nuk them shume por e kane nje koncept se ç’fare eshte kompiuteri, perdorin pa problem browserat , hapin emailin, perdorin programet e chatit, dine te kontrollojn ne google, e kane idene se ç’fare eshte networku, koncepte baze mbi programimin.

I’m a cool Nerd eshte per studentet  e informatikes, te apasionuarit per persona qe ja kane idene informatikes ne pergjithesi dhe nuk kane veshtiresi per te kuptuar terminologjine perkatese.

MutherFhacker – do not Enter 😛 [per qejfin tone 😀 pakices ]

Kjo ndarje nuk vlen vetem per temat e Arkitektures dhe Assembly, pasi aty normalisht vihet metri per ata qe jane IT apo studjojn IT-n.

Nuk gjeta ate qe po kerkoja

Kjo nuk ndodh shpesh, por ne raste te tilla ne mund tju vijm ne ndihme ne nje kohe te shkurter. Mjafton te dergoni nje adrese email tek adresa ime email Me dergo email me temen qe kerkon (pershkruaje mire) dhe ne do ta postojm ate ne blog.
Kjo sigurisht mbasi ke perdorur boksin “Kerko” qe eshte ne fund te faqes. Navigimi eshte i thjesht, mund te lexoni ne baze te Etiketave, Arkivit, Autorit, Komenteve etj. Mos harroni te qendroni te abonuar, mjafton te klikoni ketu tek feed dhe do te lajmeroheni sapo te postohet nje teme e re ne AlbanianWizard.

Nese ka paqartesi, kerkesa, sugjerime .. Komentet ne kete faqe jane hapur keshtu qe mund te pergjigjeni ketu.

Mesazhet e Networkut : Emrat dhe Formatimi ne rrjet sipas OSI

Shume networke perdorin sot packet switching si teknologji komunikimi ku dergojn nje grumbull te dhenash nga nje paisje networku tek tjetra. Edhe pse fjala “paket” duket ne kete metode, fjala me e pershtatshme per te pershkruar kete fenomen quhet “Mesazhe”. Mesazhet pra jane struktura te perdorura per te derguar informacione ne rrjet. Kjo terminologji hera-heres eshte shume e pershtatshme sepse ndihmon ne pershkrimin e pershtatshem per permbajtjen qe ka paketa, apo shtresen network ne te cilen po punohet. PSH:

Paket – eshte nje term qe perdoret per te pershkruajtur mesazhet qe dergohen ne shtresn e OSI-t qe quhet Shtresa Network. Pikerisht per kete arsye degjojm shpesh “Paketat IP” panvarsisht se si term perdoret edhe per te pershkruajtur ç’faredolloj mesazhi ne ç’faredolloj shtrese te Networkut.

Datagram – ky term eshte gati sinonim me Paketen, dhe e gjejm shpesh te perdoret per teknologjite e shtresave te networkut. Gjithashtu perdoret si referim per te pershkruar nje paket ne nivelet me te larta te OSI-t.

Copezat – (frame) ketu behet fjale per nivelet e uleta te shtresave OSI, per kete arsye perdoret me shpesh ne shtresen data-link. Me raste perdoret edhe ne shtresen Fizike. Frame, apo Korrniza si emer na thote se eshte Pjesez, cope e diçkaje me te madhe dhe na le te kuptojm se formohet duke marre Mesazhe te nje niveli me te larte dhe duke i copetuar ato ne copa me te vogla te nevoitura per nje nivel me te ulet.

Qelit – Paketat dhe Copezat (frames) mund te kene madhesi te ndryshme ne baze te permbajtjes qe kane ndersa qelite kane nje madhesi te fiksuar e cila nuk ndryshon psh mesazhet prej 53 bytesh te derguara ne Asynchronous Transfer Mode (ATM) quhen qeli (cells). Ashtu si Copezat, ato operojn ne shtresa te uleta te OSI-t.

Komunikimi ne rrjete te lloit packet-switched eshte i bazuar ne shkembim e artikujve qe ne pergjithesi quhen mesazhe. Keto copeza informacioni mund te quhen dhe Paketa, Copeza, Datagram, Qeli ne baze te protokolleve dhe shtreses se networkut ne te cilen po perdoren.

Formatimi i Mesazheve te Rrjetit

Me siper u trajtua per menyrat se si Mesazhet perdoren nga nje protokoll e shtrese tek nje tjeter, por realiteti eshte qe diferencimet duhet te behen ne baze te permbajtjes se tyre. Per tu fiksuar eshte se ç’do protokoll perdor nje menyre te veçant formatimi qe e ben te ndryshoje nga nje protokoll tjeter.

Kreu – Informacion i cili eshte i renditur perpara te dhenave (ngarkeses\permbajtjes) i cili permban informacionin e kontrollit, qe jane informacione me rendesi sepse percaktojn karakteristikat kryesore te mesazhit pra “si, qysh , tek” te dhenat qe vijne mbrapa do te interpretohen, ç’fare madhesie kane etj..

Te dhenat – Te dhenat jane informacioni real i cili do te shkembehet, mund te jene ne madhesi te ndryshme dhe gjenden ne qender te Mesazhit. Ne disa raste nje Mesazh mund te jete pa te dhena , ne keto raste mund te perdoret per te kontrolluar komunikimet (psh per te filluar apo mbyllur nje komunikim).

Footer – si te themi “perfundimi” i Mesazhit, nuk shume ndryshim nga Kreu (headeri) sepse pak a shume permbajn te dy informacione kontrolli.

Formati i pergjithshem i Mesazheve te Networkut eshte i perbere nga Kreu, Te Dhenat, dhe ne disa raste Footeri. Mesazhi i futerit nuk ka ndonje ndryshim ne funksion nga ai i Kreut (headerit) perveçse ne pozicionim (kreu ne fillim, fundi ne fund). Futeri perdoret vetem ne disa raste, psh rastet kur te dhenat ne fushen e “TE DHENAVE” llogariten gjate kohes se transmetimit.
Akoma me me rendesi eshte se siç u permend me siper ç’do mesazh i nje protokolli te caktuar ka Headerin dhe Footerin e tij i cili ndryshon nga nje tjeter, kete Header dhe Footer do e fusim tek Protocol Data Unit (Njesia e protokollit te te Dhenave) PDU perderisa percaktojn dhe protokollin ne baze te te dhenave. Ndersa vete te Dhenat qe permban Mesazhi do i fusim tek SDU (Service Data Unit) per shkak se te dhenat jane rezultat i sherbimit ne realitet dhe nuk percaktojn protokollet.

Wireless – Mbrojtja Bazike – 2

Do vazhdojm me sigurine mbi rrjetat wireless…

WEP
Ateher sic tha dhe Arditi tek komentet WEP eshte e pasigurte…
Po, eshte shume e vertete, por e perfshiva ne liste sepse gjithsesi edhe se ka shume dobesi ka nje avantazh.Nje sulmues i rastit mund te bllokohet para WEP ne piken kur kerkon per nje objektiv te dobet.
Eshte e vertete qe versioni kurrent i wep eshte i crack-ueshem.Megjithate, shum njerez qe duan te futen ne rrjetin tuaj nuk mund te kene nerva apo njohurite e mjaftueshme per te thyer WEP. Apo jo?
Me fjale te tjera, duke aktivizuar nje mbrojtje te tille qe eshte minimalisht efektive, mund te eleminojme nje numer te konsiderueshem sulmuesish.
Ky rast eshte i ngjashem me kycin e nje shtepie, pra edhe se shtepie eshte e mbyllur mund te futemi brenda duke thyer xhamat e dritares :D. Edhe ne rastin e WEP nje sulmues i zoti mund te infiltrohet lehte
ne rrjetin tone, megjithate duke veshtiresuar pak punet nuk bejm keq 😉

Filtrimi i MAC adresave.
Cdo device ne nje rrjet Wireless ka nje adres unike qe quhet MAC adrese.
Mac Adresen mund ta shikoni duke shkuar tek cmd me komanden ipconfig /all dhe Physical Address eshte MAC e device-t tuaj.
Ne linux : tek shelli ekzekutoni komanden ifconfing -a dhe do te gjendet tek fusha ADDR.
Duke njohur mac adresat e cdo device qe do lejoni te marr pjese ne rrjetin tuaj mund te vendosim filtera per ato mac te cilat duam te ken akses.
Edhe ne kete rast ekziston mundesia e sniffing dhe te marrim mac adresen e nje device qe ka akses dhe te fitojm akses, por gjithsesi bllokojm disa raste te mira.

Rrjeza e sinjalit
Kur aktivizohet nje wireless ajo krijon sinjale radio frekuenc me nje rreze te caktuar.Keto sinjale perdoren per te transmetuar datat nga access point-i ne nje device qe ndodhet ne rrjet dhe anasjelltas.
Rrezja e zones me sinjal mund te jete shum e madhe bazuar nga vendodhja dhe forca e njesis baze. Keto zona shpesh here jane me te medha sesa reklamohen ne dokumentacionet e WLAN.
Edhe se kjo zone ka nje limit te caktuar, sinjali mund te amplifikohet me toolse te ndryshme qe mund te perdore sulmuesi dhe te arrij ne zgjerim te sinjalit.
Me fjale te tjera ju nuk jeni ne gjendje te dilni ne dritare dhe te shikoni kush po ju vjedh 😀 sepse sulmuesi mund te jete goxha larg.
Per fat te mir kemi disa menyra per te kontrolluar rrjedhjen e sinjalit.Si fillim poziciononi access pointin ne qender te ambjentit qe do te mbani nen rrjet.Gjithashtu antena e wireless ka nje kontroll panel ku mund
te percaktojme fuqine e sinjalit, drejtimin e gjera te tilla. Pra eshte shum e mir per te shmangur interferencat dhe mos aksesohet nga persona te pa deshiruar.Edhe se mund te shmangim disa raste perseri ekziston rreziku.
Por duke nderthurur keto metoda mund te arrim nje far sigurie…

Ne vazhdim do te trajtojme:
DMZ, Firewall, VPN, RADIUS etj… 😉

Kalofshit mir :)

Kush tha se Opera eshte Browser?

Nuk e kam zakon te postoj lajme per versionet e reja te programeve qe dalin, por kjo ja vlen vertet. Te gjithe e njohim browserin Opera, nje browser shume i mire , i shpejte i sigurt, e me shume opcione :)

Ka ardhur nje beta e tij qe besoj se ka shenuar nje hap ne historine e internetit.  Po e filloj me ate qe me beri me shume pershtypje. Web server ne Web Browser, e degjuat? Web Server ne Web BROWSER, pra serveri do te japi mundesi te ndash failet e tua , fotot, faqet, direkt nga kompiuteri juaj pa pasur nevoje per te bere ngarkime neper faqe si rapidshare, opcioni i fundit qe te servir Opera 10.10 beta, eshte edhe  te hostosh nje faqe komplet tenden. Pra nuk te duhet me te blesh host, por te duhet vetem nje domain 😉 .

Pjesa e dyte qe me pelqeu dhe me beri shume pershtypje ishte Sinkronizimi, pra Opera te krijon mundesine per te sinkronizuar komplet informacionit e browserit me  celularin, webin dhe me kedo qe ju deshironi. Kjo ben qe ky  informacion te jete me ju kudo. Te rikojtojm sherbimet e tjera si Mail, Chat client, Widgets etj..

KA NJE PROBLEM, ne shkarkim shkon gjithmon ne krash, kjo e verifikuar si ne Linux, ashtu edhe ne Mac OS X Snow Leopard 10.6, ne windows nuk e di pasi nuk e perdor si sistem destruktiv (nuk eshte operativ :) ) [mbase sepse eshte ende beta]

Per me shume info: http://www.opera.com/products/

albanianwizard.org tashme me afer me ju

Sapo krijova grupin AlbanianWizard ne facebook, dhe mua mund te me gjeni duke kerkuar me Arditi AlbanianWizard, dhe mund te me shtoni ne listen tuaj. Kjo, per te krijuar mundesi qe emaili\blogu\forumi nuk na i krijon, pra nje social network eshte per tu njohur me mire me njeri-tjetrin, per ti shkembyer mendimet ne menyre me te afert, dhe normalisht per te ecur perpara ne njohurite tona dhe praktitken. (shqiperia behet e ditur me shqiptaret)

Perveç Grupit te krijuar, mund te me beni dhe mua Add :)

Grupi :http://www.facebook.com/group.php?gid=158125346077&ref=mf

Profili im: http://www.facebook.com/people/Arditi-Albanianwizard/100000392405670

AlbanianWizard.org, ju sjellim me afer 😛 (lol)

Networku apo Rrjeti – Konceptet Baze

Hello World, kjo eshte tema e pare ne kategorine e re (fringo :P) te Networkut, apo siç mund ta quajm ne shqip RRJETIT, temat qe do postohen do bazohen ne manualet me te njohur dhe me te respektuar te networkut sot per sot, eksperiencen personale, menyren e te shkruajturit te thjeshte, analogjine, dhe natyrisht, stilin shqiptar dhe origjinal.
Pa humbur kohe po fillojm menjehere me temen.
Ne rastin tone , si fillim po percaktojm se ç’fare kuptojm me fjalen Network \ Rrjet

Networkeshte nje koleksion kompiuterash ose paisjesh hardware te lidhura me njera – tjetren ne menyre fizike ose logjike, duke perdorur software ose hardware special ne menyre qe te kene mundesi te shkembejn informacion dhe te nderverprojn me njera – tjetren.
Networking eshte termi qe perdoret per te pershkruajtur nderverpimin, implementimin, axhornimin , punimin me rrjetin dhe me teknologjite e tij.
Funksionet e rrjetit jane te shumta, dhe kane te bejn me 2 fusha kryesore:
Konektiviteti – Komunikacioni   dhe   Shkembimi i te dhenave.
LAN (Local Area Network)
WAN (Wide Area Network)
Njehere te lidhur, mund te chatojm , dergojm email,
etj etj …

Te mirat qe sjell Rrjeti.
• Hardware Sharing (ndarja e printerit, skanerit , faksit, serverit, etj)
• Akses Interneti + Shkembim te dhenash
• Siguri te dhenash dhe menaxhim (krijon mundesine e menaxhimit dhe kontrollit te centralizuar te te dhenave, databazave, raporteve, ne KOHE REALE)
• Argetim (Lojra, rrjete sociale, çate etj)
Normalisht ka dhe dizavantazhet e tij si kostoja e paisjeve hardware, kostoja e dizajnit , kostoja e menaxhimit + rreziqet e ndryshme ne siguri (humbje te dhenash, sulme , pirateri etj).
Networku mund te shihet ne 3 modele:
1. Ne shtresa (shtresat e networkut, shtresa qe ndahen ne funksione midis aparateve hardware dhe aplikacioneve, komunikimin ndermjet tyre..)
2. Modeli i Networkut (normalisht qe nje network ka nevoje qe te mendohet dhe te “dizenjohet” duke percaktuar se ç’fare shtresash do te marrin pjese, si do te komunikojn aparatet me njeri-tjetrin. Modeli me i perhapur sote eshte ai i OSI (Open Systems Interconnection).
3. Arkitekturat Network (behet fjale per paisjet qe do perdoren per te ndertuar networkun, routerat swithcat, serverat, firewallet, proxy-it, hostet e ndryshme si dhe sherbimet dhe funksionet qe do te kene.

Protokoll Networku – percakton nje seri rregullash, algoritmesh mesazhe dhe mekanizma te tjera te cilat aktivizojn hardwarin dhe softwarin ne paisje networku dhe ben qe te komunikojn ne menyre efektive.
Menyrat se si paisjet ne nje network komunikojn me njera-tjetren jane te ndryshme, dhe ne baze te diferencimeve na lehteson mesimin krijimi i kategorive.
Nje diferncim kryesor eshte rruga e cila ndjekin paketat gjat komunikimeve dhe ne baze te ketij diferncimi kemi: Circuit Switching dhe Packet Switching
Circuit Switching – Per te sjelle nje shembull shume real, po marrim rastin e telefonit \ telefonatave, nese ne marrim nje numer psh nga shqiperia ne amerik, do te krijohet nje cirkuit i cili kalon neper shume aparatura\aparate\paisje hardware dhe zeri yne kalon neper keto aparatura deri ne perfundimin e telefonates. Nese ne marrim perseri te njejtin numer do te krijohet nje cirkuit i ri qe (shume e zakonshme) do te perdori aparate te ndryshem (rruge tjeter) nga aparatet qe perdori ne fillim. Pra kur themi Circuit Switching duhet te marrim parasysh qe informacioni do te kaloj neper aparate te selektuara edhe pse shume te tjera mund te jene rruges , rruge e cila eshte e specifikuar dhe e percaktuar mire.
Packet Switching – eshte ne rastet ku nuk kemi nje rruge (cirkuit) te percaktuar mire, por paketat copetohen ne paketa me te vogla /fragmentim ose kombinohen apo kalohen neper routerat e pergjithshem neper network, ne keto raste krijohen nje mori cirkuitesh ku asnjeri nuk ka prioritet mbi tjetrin.
Pra, ne circuit swithing gjeja e pare fiksohet nje kanal komunikimi midis 2 paisjeve komunikuese dhe te gjitha te dhenat (paketat te cilat kane mase te caktuar) kalohen nepermjet kesaj rruge\cirkuiti ndersa ne packet switching nuk krijohet nje kanal\cirkuit i caktuar dhe gjithashtu paketat qe kalojn nga paisja fillestare tek destinacioni nuk kane mase te caktuar por copetohen dhe zgjedhin rruge te ndryshme per tek destinacioni.

DIFERENCAT
Circuit Switching
• Ne nje lan gjat komunikimit do te bllokoheshin te gjitha paisjet qe gjenden ne cirkuit dhe nuk do te lejonin komunikime te tjera.
• Kerkon rruge te dedikuar komunikimi.
• Perpara se te shkembehet informacioni midis 2 paisjeve ne fillim krijohet lidhja ne baze te disa rregullave te caktuara dhe ne keto raste nuk ka rrezik ne humbje paketash pasi komunikimi behet ne kanal te dedikuar.

Packet Switching
• Ne nje lan gjat komunikimit per shkak te ndarjes se paketave paisjet do te ishin te gatshme edhe per te mbajtur lidhje te tjera.
• Nuk kerkon rruge te dedikuar komunikimi.
• Informacioni dergohet (shkembehet) pa marre parasysh nese destinacioni eshte online dhe nuk kerkohet pergjigje nga ai per te fiksuar komunikimin si ne rastin e Circuit Switching , keshtu qe nuk krijohet nje kanal i dedikuar por nga ana tjeter egziston rreziku qe te humbasin paketat ku ne disa raste eshte e rendesishme qe te mos ndodhi.
Circuit Switching ben pjese tek Connection Oriented Protocols
Packet Switching ben pjese tek Connectionless Protocols

KUJDES: Nese themi se per te pasur nje cirkuit duhet medoemos nje lidhje (koneksion) nuk do te thote qe per te pasur nje lidhje duhet medoemos nje cirkuit pasi ka protokolle te cilat jane Coonection Oriented nderkohe qe nuk perdorin nje cirkuit si psh FTP (file transfer protocol) protokoll me te cilin duhet te lidheni me serverin, te beni loginin dhe te egzekutoni komanda, e per secilen komand duhet nga nje koneksion. Keshtu qe shpesh i shohim qe perdoren te dy metodat si Connection Oriented, ashtu dhe Connectionless apo kombinime midis ketyre te dyjave.

Ndryshon Struktura e faqes ne albanianwizard.org

Per te rregulluar disa gabime te google, dhe per te rritur perqindjen Seo Score te faqes, kemi bere disa ndryshime edhe ne strukturen e faqes duke ndryshuar “pemen” e linqeve.

Kjo per momentin do te shkaktoj pak probleme me faqe 404 (per materiale qe nuk gjenden) , keshtu qe keshillohet qe te perdorni boksin “Kerko” ne fillim te faqes duke kerkuar per temen e duhur, ose mund te orientoheni ne baze te Kategorive, Etiketave, ose se fundi ne baze te Sitemap duke klikuar te lexoni mbi temen qe u intereson. Me ndryshimet e reja, e çuam noten e faqes ne 96.8/100
te mundshme, dhe shpresojm se se shpejti do te arrijm edhe me lart :)

U kerkojm ndjese atyre qe linkojn ne faqen tone, i ftojm te ndryshojn linqet e temave neper faqet e tyre dhe te vazhdojm se bashku te shperndajm informacionin e vertet.

Wireless – Mbrojtja Bazike

Ne kete paper do te trajtoj menyrat kryesore te mbrojtjes te rrjetit wireless.
Do te studiojme sigurine ne wireless IEEE 802.11
C’eshte IEEE 802.11 ??
Jane standarte per wireless per te zgjeruar opsionet fizike, per me teper siguri, cilesi ne transmetim (QoS).
Te dhenat e transmetuar nga nje rrjet wireless mund te kapen dhe te shikohen nga nje sulmues.
Eshte e rendesishme qe mbrojtja e wireless te ndertohet brenda rrjetit wireless.
Kemi tre kategori mbrojtje per WLAN :
1. Access control
2. Wired equivalent privacy (WEP)
3. Authentication

Access Control
Qellimi eshte qe te ruaj disponibilitetin e informacionit. Ajo limiton pranimin e userave ne Access Point.
Access Point-erat jane transmetuesit kryesore te marrjes dhe dhenies se radio sinjalit.
Limitimi i pranimit te userave ne AP mund te behet duke filtruar MAC Address dhe duke pranuar te bejn lidhjen me AP vetem ato MAC adresa qe jemi ne dijeni.
Ja nje foto per ta kuptuar me mire.

Kontrolli i Aksesit

Access control ashtu si dhe pjeset e tjera ne vazhdim do te trajtohen ne menyre me te zgjeruar. :)

Wired equivalent privacy (WEP)
* Ben te mundur qe vetem pjesa e autorizuar te vezhgohet nga guest.
* Perdoret ne IEEE 802.11 per enkriptimin e informacionit.
Kriptografia WEP:    Shkenca e transformimit te informacionit ne menyre qe ajo te jete e sigurt per tu transmetuar.
Encryption:                Transformimi i informacionit nga tekst ne tekst i shifruar.
Decryption:                Transformimi i informacionit nga tekst i shifruar ne tekst.

Enkryptimi

Authentication
Procesi ne te cilin AP pranon apo kthen mbrapsh nje lidhje wireless…

Ne vazhdim cdo gje do te merret me shtruar…