AW01 Linux E-zine jasht.

Pershendetje, u be kohe qe nuk po shkruaj dhe realisht nuk kam pasur aspak kohe per shkak te punes dhe impenjimeve te tjera.

Kam kenaqesine te ndaj me ju versionin e pare te E-zine-s AW (AlbanianWizard) ku do te gjeni nje cheat-sheet per perdorimin e perditshem Linux gjithmon per perdoruesa te nje niveli fillestar\mesatar, meqenese jemi ne shqiperi po e çojm mesatar :(

SQARIM: AlbanianWizard nuk jam une siç mund te jene keqkuptuar disa, un jam Arditi dhe jam thjesht nje i apasionuar mbas Informatikes ne pergjithesi, qellimi per te cilin kjo faqe eshte quajtur AlbanianWizard eshte per shkak te nje grupi te vjeter qe nuk eshte as koha e as vendi te flitet.
PS – kam pare shume postime te cilat kane qene spam, te cilat jane fshire.
Qe postimi juaj te pranohet ketu duhet qe :
Te perdorni nje email real
Te perdorni emrin tuaj real (ose te pakten nje serioz)
Te mos beni spam
Te mos flisni budallalliqe/genjeshtra.

Uroj qe tju pelqej, ose me sakt jam i sigurt qe do u pelqej.
Eshte goxha teknike keshtu qe ecni disi me intuit 😉

http://albanianwizard.org/3z1n3s/aw01.txt

Transferimi i File-ve me SCP (Secure Copy)

Besoj qe secilit prej jush ju eshte paraqitur nevoja per transferimin e ndonje fajlli ne server menyre  e sigurt eshte duke perdor SCP.

Tutoriali do te jet vetem per sistemet gnu/linux : )

Ngarkimi i fajllit me SCP :

1. Hapeni nje shell (terminali)

$ scp test2.txt ardian@serverip:~/test2.txt    #me ket rast behet ngarkimi i fajllit test2.txt ne server pjesa pas : paraqet vendin se ku do shkon fajlli ket rast ~/ home direktoria

Shkarkimi i fajllit me SCP :

$ scp ardian@serverip:~/test.txt /home/ardian/Desktop       #  ~/test.txt eshte fajlli ne server pastaj [space]
apo hapsira /home/ardian/Desktop eshte vendi ku fajlli pas shkarkimit do te shkon.

Ndersa per perdoruesit e win ju preferoi WinSCP

Timmp.com – Motorri i ri i kerkimit (IT’S HACKED UP)

Emmmmm , eshte pak jo e hijshme qe te flas per kete, porse gjithsesi po shkruaj disa gjera…
Me vjen keq qe me bie perhere mua te flas per problemet :(

Ky eshte nje motorr kerkimi i krijuar nga nje shqiptar, dhe kur e mora vesh lajmin u gezova shume, edhe pse ka me shume rezultate se google ,  pra eshte pune goxha serioze dhe eshte krenari per ne qe te bejm gjera te tilla, dhe nga ana tjeter uroj qe te kete sa me shume shqiptar te tille. Rastesisht duke povuar disa terma kerkimi hasa ne nje gabim:

http://www.timmp.com/index.php/search/q/all/el8

Siç e shohim motorri eshte i ndertuar ne php, dhe kjo me beri te mendoja per vulns,
Nuk duhet shume per te arritur ne rendimin e serverit dhe problemeve te tij,

http://www.timmp.com/index.php/search/q/all/%3cimg+src%3d%22jav%26%23×09%3bascript%3aalert(‘ALERT’)%3b%22%3e

Dikush qe une nuk e di sepse u mora me kete pune vetem 5 min, ke perfituar nga ky vulnerabilitet dhe ka hackuar faqen duke arritur te modifikoj edhe query.t e kerkimit.
Per konfirmim, shkoni tek http://www.timmp.com dhe kerkoni me kete kriter kerkimi:

<<SCRIPT>alert(“XSS”);//<</SCRIPT>

Mesazhet qe paraqiten nuk jane shokuese, dikush duhet te mendonte para edhe per sigurine e faqes, faqa ne kete moment eshte e penetruar dhe me sa duket askush nuk eshte shqetesuar.
Te jesh konkurrent sot ne tregun e eger IT, do te thote qe duhet te presesh edhe sulme, qofte edhe nga administratoret e google, kujt do ti pelqente ti iknin miliona vetem se nje 20 vjeçar shkruan nje motorr kerkimi me me shume rezultate se sa vet gogòli?
Ju bej thirrje lexuesve qe te reportojn tek administratori i faqes keto probleme, tek faqa mund te egzekutohen edhe skripte te jashtme qe ndodhen ne faqe te huaja, psh <SCRIPT SRC=http://ha.ckers.org/xss.js?<B> po ta provoni skripti do te egzekutohet ne faqe.
Te gjithe duhet ti çojm email dhe linkoni postimin ne menyre qe te kete me shume sqarime, dhe te besoj vertet qe faqa nuk eshte me e tij.

Tung tung ..