Rikompilimi i Kernelit

Nese jeni duke “eksploruar” linux kjo eshte gjeja e fundit qe keshilloj te beni.
E para, eshte proçes shume delikat dhe i rrezikshem, kerkon njohje te mira persa i perket sistemit operativ ne te cilin ndodheni dhe kerkon njohje te detajuara te hardware te kompiuterit, pra komponenteve tuaj hardware dhe sherbimeve.
ç’fare dhe pse.
Rikompilimi i kernelit ?
Kerneli eshte zemra e sistemit, dhe eshte pergjegjes per operacionet midis programeve dhe hardware-it te kompiuterit tone.
Rikompilimi?
Normalisht nje kernel eshte i kompiluar sepse ne fund te fundit eshte nje program por ne brendine e tij vjen me nje mori modulesh dhe suport per hardware dhe sherbime qe ne nuk i kemi ne kompiuter dhe as qe na duhen.
Keshtu qe ne shkarkojm kodin e burimit te ketij kerneli, zgjedhim ato qe duam qe ai te permbaj dhe e personalizojm ne maksimum per kompiuterin tone. Mbasi kemi bere te gjith keto ne kompilojm kernelin e ri dhe e perdorim ne kompiuterin tone.
Pse ta bejm diçka te tille?
1.Linux njihet per performancat e tij ekstreme , pra per konsumim minimal proçesesh dhe resursesh, ja pra qe nje rikompilim i kernelit ( i bere ne menyren e duhur dhe ne varesi te hardware qe kemi ) do i kthente keto performanca ne mostruoze dhe nuk po egzagjeroj.
2.Stabilitet akoma me te madh te sistemit, pasi sistemi menaxhon vetem ato qe perdor kompiuteri dhe jo module te tjera qe nuk duhen , keshtu qe sjell nje sistem me stabel, me te leht , dhe me te sigurt.
3.Per ti treguar sistemit tuaj operativ 😛 qe jeni nje perdorues linux i vertet :)
————————————————————-
PS, fedora qe po perdor tani nuk eshte nje sistem qe ta lejon diçka te tille
per shkak te patcheve te shumta :(
E njejta gje nuk ndodh ne slackware, debian, gentoo, openSuse si dhe distro te tjera qe jane bazuar tek keto.
Ne shume distribucione mund te gjeni edhe software te gatshem qe e bejn kete rikompilim per ju.
Keshillohet te shkarkoni versionet 2.6\2.4\2.2 nese nuk jeni developers, sepse versionet 2.3\2.5 jane per developers dhe nuk jane stabel.
Bukur shkarkoj kernelin tone tek:
http://www.kernel.org/pub/linux/kernel/v2.6/
Mbasi e shkarkojm e spostojm dhe e ekstraktojm tek /usr/src/ dhe duhet te krijohet nje direktori linux
I japim nje lexim dokumentacionit perkates.
Prit njehere ç’fare po them shkoni dhe eksploroni pak qe te jeni familjar me kernelin, shikojeni ç’fare eshte dhe si eshte ndertuar
e gjeni tek lib/modules/2.6….. versioni i tij
Beini nje rename direktoris ne .old apo ne menyre qe mos te kete probleme gjate rikompilimit sepse pikerisht aty do te instalohet kerneli i ri.
Normalisht nen usr/src nuk duhet te gjeni direktori linux, nese eshte beni mire ta eliminoni

Shkarkoni kernelin dhe beini extrakt tek usr/src me

tar zxvf kerneli.....tar.gz

Shkojm tek usr/src/linux dhe japim keto komanda

make xconfig (ose make menuconfig)

dhe do te na dali komplet menuja me sherbimet dhe modulet e kernelit qe ne zgjedhim ti perdorim apo jo.
Ketu jeni ju ata qe duhet tja dilni pasi une nuk di se pari hardwarin e kompiuterit tuaj si dhe distribucionin keshtu qe zgjidhni vetem sherbimet qe doni te aktivizoni apo jo.

japim

#make config

dhe lexojm me kudjes pyetjet duke ju pergjigjur

tani u kursejm pak kohe dhe japim:

# make clean dep bzImage modules modules_install

Bukur tani gjetem 2 kartelat vmlinux dhe System.map te cilat do ti kopjojm tek /boot duke i riemeruar te vjeterit me .old
Editojm Boot loaderin Grub ose lilo per te perfshire kernelin e ri ne boot dhe failet e konfigurimit i gjejm tek /etc/lilo.conf ose grub.conf
Dhe duhet te shtojm kernelin e ri ne boot, duke mos harruar qe path te jete i sakt dhe duke e kontrolluar
psh

image = /vmlinuz (duhet kontrolluar qe vmlinuz eshte vertet aty dhe jo tek /boot/vmlinuz
root = /dev/hda (duhet pare nese eshte vertet ky particioni ku ndodhet kerneli i ri)
label = kernelipersonalizuar

———————————————-
Ketu thjesht duhet te shtojm kernelin e ri nuk kemi pse te fshijm te vjetrin dhe ne boot duhet te dali opcioni se me ke kernel deshirojm te karikojm sistemin.
Ps, kjo ishte vetem nje menyre, secili mund te kete metoden e tij per te rikompiluar kernelin.

2 thoughts on “Rikompilimi i Kernelit

  1. Rikompilimi i kerneli-t eshte dicka shume interesante por ne fakt, duhet qe user duhet te kete njohuri te mira mbi sistemin operativ, hardwarin ne pergjithesi dhe detaje mbi hardwari-n e tij.
    Si do qe te jete une nuk e kam provuar ndonjeher si teknike me thene te drejten, por se shpejti do te bej nje prove ndoshta pergatis dhe nje video me ate qe do te realizoj :PP te shohim. Ardit teme shum e bukur!!!

  2. Mendova ta trajtoja pasi persa i perket kesaj teme kam pare vetem tutoriale te huaja, dhe thash pse te mos jete edhe nje ne shqip :)
    Vetem kujdes tek sistemi operativ qe e perdor, psh tek fedora 9\10 apo sisteme si ubuntu do te ishte nje gabim ta beje, per shkak te patch-eve te shumta qe kane keto sisteme per tu bere dhe aq “user friendly”, do te ishte diçka normale per tu ber tek slackware dhe do te ishte nje eksperienc e bukur te behej tek debian, gentoo apo distribucione te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *