Probleme kritike me windows dhe nuk doni te formatoni?

EGZISTON NJE ZGJIDHJE

Jo me larg se sa sot me ndodhi qe nje perdorues i deshperuar qe kishte shume probleme me windows, aq sa nuk mund te bente as boot-in e tij, pasi i jepte gabime me kerkonte pa shpres nje menyre se si te shpetonte ato pak dokumenta qe kishte.. Dhe normalisht qe menyra per ti shpetuar ka, dhe eshte mjaft e thejsht kur kemi nje LiveCD LINUX, (mund te gjejm shume prej tyre tek Sisteme operative) dhe thjesht bejm boot me te, dhe mbasi kemi hyre ne sistemin tone mund te shohim particionet C:\ te windows nga e cila mund te marrim ç’fare te duam dhe te leme ç’fare te duam..
Por mendova, po sikur dikush te mos kete deshire per te formatuar per shkak te driverave , programeve qe ka instaluar (ja failet po i shpetojm) etj si zgjidhet si çeshtje?
Bah pak e komplikuar, sepse nese kompiutri eshte per tu formatuar atehere kemi nevoj per nje sistem te ri, imagjinoni pak COM interface te demtuar, rregjistrat e sistemit, apo faile te rendesishme te sistemit te nevojshem gjat boot.
Ne fjale te tjera na duhen disa faile nga nje sistem i porsainstaluar dhe ti hedhim tek sistemi yne i ri.
Por si kur smund te arrijm as pjesen ku kerkon username\password?
Zgjidhja si gjithmone eshte linux dhe ne kete rast Knoppix 5.5.3 eshte nje zgjidhje e duhur.
Kete ma solli ne mendje tema e postuar me pare Windows Vista Security sepse e vetmja gje qe nuk na lejonte ta benim ate qe thashe me siper ishte pikerisht sepse ne hardisqe me filesystem NTFS ne nga linux (te zakonshem) mund ti shohim failet dhe mund te kopjojm prej tyre (nje metod tjeter per manipulimn ne windows eshte edhe kopimi i skedareve SAM dhe “perpunimi” i tyre) por nuk mund te shkruajm ne te.
Por ne saj te suportint NTFS-3G me te cilin vjen Knoppix si dhe disa distribucione te tjera linux (tashme po paisen te gjitha me te) ne mund te shkruajm ne te dhe e pamundura i afrohet pak te mundures..
Wow, ja hodhem pra, qenka fushe me lule :)
Absolutisht jo, operacionet ne fjale jane shume delikate dhe kerkojn disa njohuri paraprake te sistemit operativ windows , faileve kryesor te sistemit, atyre te konfigurimit, faileve ku ruhet akonti dhe passwordi i userit.
Pik se pari, ne ç’fare rastesh windows mund te arrij ne kete lloj gjendjeje?
Rasti me i sigurt eshte nje virus i mire qe u ka çorientuar failet jetesore te sistemit pa te cilat windows nuk ben dot (edhe me to nuk eshte se ja del fort mire po hajde , shtyet…) Rast tjeter mund te jete diçka qe e keni bere juve dhe dhe ka shkaktuar holokaustin ne pc-n tuaj.

Ato qe duhet te beni tani varen nga aftesit dhe niveli juaj pergatitor.
ATO QE U DUHEN
1.Pc-ja me probleme xD
2.Nje live dvd Knoppix  5.5.3 i masterizuar gati per sulm 😛
3.Nje hdd i jashtem tek i cili keni nje imazh te paster te nje windowsi te ri, dhe hapesire te mjaftueshme per te shpetuar ato qe u nevoiten.
Nese jeni nje ekspert i windows keshillohet sa me posht.
a) Nese eshte shkaktuar demtimi i sistemit nga virus.
E para qe duhet te beni eshte  te shkoni tek nje nga webet e antiviruseve dhe te merrni sa me shume te dhena per ate virus, failet qe infekton, rregjistrat, veprimtarine e tij etj, ne menyre qe pasi ti hidhni ne notepad path-et e failave te infektuar ti kerkoni ato ne hdd e windows dhe ti zevendesoni me te rinjt, (normalisht gjeja e pare eshte te gjeni dhe te eliminoni virusin).
Nese nuk e dini dhe se keni idene se cili mund tju kete infektuar, atehere do te instaloni nje nga antiviruset (http://www.clamav.net/   http://www.pandasoftware.com/download/linux/linux.asp  apo kasspersky workstation) e linux-it dhe do te skanoni particionet e windows-it per viruse.
U mjafton thjesht sinjalizimi, pastaj mund ta eliminoni dhe manualisht.
Zakonisht keto lloj virusesh demtojn rend dhe rregjistrat e sistemit dhe ketu na duhet hard work per ti risjell ato ne vete duke i edituar manualisht.
Ky informacion do tu jete goxha per ndihme
Micros0ck.com
Wikipedia
Mbas kesaj nese bejm reboot ç’do gje duhet te jete ne rregull dhe ju keni perseri failet tuaja, programet tuaja dhe skeni formatuar kompiuterin.
PS.
Idealja do te ishte te krijonit ne nje kompiuter  tjeter nje account te ri me username\passwordin tuaj dhe bashke me te te merrnit komplet failet e konfigurimit dhe ti hidhnit pastaj ne sistemin tuaj duke rregulluar gjithçka , por do te kishte dhe disa efekte “anesore”  pasi shume programe qe keni instaluar  per te punuar edhe gjat instalimit editojn rregjistrat e sistemit gje qe do te sillte mosfunksionimin normal apo mosfunksionimin total te tyre.
Ne rast se jeni nje perdorues i thjesht i windows.
Gjeja e pare qe do beni eshte te kaloni komplet dokumentet tuaja me rendesi tek hardisku i jashtem.
E dyta, nese perdorni windows vista, do te shpetoni folderin
C:\windows\system32\conf
Tek hardisku, kujdes ! vetem failet e akontit!
Mbasi ta beni kete hidhni dhe folderin tuaj psh users/arditi tek hdd dhe pastaj do filloni te transferoni  komplet folderin windows qe gjendet ne hdd.n e jashtem tek particioni C:\ ne menyre qe te zevendesoj ate te vjetrin, mbasi e bete kete zevendesoni arkivet SAM ne menyre qe te ruhet akonti juaj dhe zhvendosni edhe direktorin tuaj.
Keni dhe shume faile rreth e rrotull, ato te boot psh te cilat duhet te zevendesohen dhe ato.
Per perdorues fillestar te windows
Me siguri qe nuk keni marre vesh asnje fjale per ç’fare eshte folur ketu, keshtu qe nuk rekomandohet absolutisht ky lloj veprimi.
Per ju rekomandohet te hyni me nje live-cd , te shpetoni ato qe u duhen dhe te formatoni normalisht sistemin.

PS per ato qe u thane.
Kjo mini guid eshte ndertuar ne nje situat jo reale dhe larg situates ne te cilen mund te ndodhet kompiuteri juaj.
Eshte thjesht per te treguar qe ka edhe zgjidhje te tjera, por per te kapur te gjitha rastet dhe problematikat qe mund ti ndodhnin windows, dhe te jepje per secilen prej tyre nje zgjidhje nje liber do te ishte pak.
Keshtu qe konsiderojeni si nje proof of concept :)

2 thoughts on “Probleme kritike me windows dhe nuk doni te formatoni?

  1. Ardit tema mjaft interesante, une e kam perdorur kete metoden tende per te hapur disa pc qe kan qene te mbrojtur me password. Nese per rastin qe po flet ti nuk e kam perdorur ndonjeher kete si metode. Ne raste te tilla me kan ardhur ne ndihme erd commander apo dhe hiren boot qe kan disa toolse qe bejne goxha mir riparimin e problemve te sistemit, ndersa nese vete toolset nuk arrijne ta kryejne kete gje veproj manualisht e njejte me metoden qe ke pershkruar ti.

  2. Persa i perket aplikacioneve te specializuara per kete pune, preferoj Winternals Administrator Pak ne te cilin ben pjese edhe Erd Commander.
    Ti e di qe une i shoh pak gjerat si Linux user, keshtu qe konsideroje si nje zgjidhje te veshtire te problemit..
    Normalisht aplikacionet qe jane ndertuar per ate pune e rregullojn akoma me mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *