Deklarimi i nje metode me parameter ne OOP | Java

Ne kete teme do te trajtojm ne menyre sa me te thjeshte deklarimin e nje metode dhe shtimin e nje parametri te saj kur kemi te bejm me OOP aka Object oriented programming.
Ne kete shembull te thjesht po supozojm kete lloj situate..
Ne kemi krijuar nje platforme te madhe nga e cila perdoruesit duke shkruajtur emrin e sherbimit do te marrin akses ne sherbime te ndryshme..
Kjo ndodh per motive sigurie, psh krijimi i nje postoblloku te madh i cili eshte ure lidhese per te gjitha sherbimet e tjera si servera, hoste virtuale, sisteme operative, etj te gjitha keto ne web interface (supozohet te jete i egzekutueshem ne apache tomcat).
Pra ne fjale te tjera nje ure lidhese sigurie, qe kerkon login\username id etj per te kaluar me vone tek sistemi tjeter..
Normalisht kodi eshte i thjeshtuar ne maksimum dhe ben thjesht ne baze te nje parametri paraqitjen e nje “println” te thjesht me nje mesazh welcome..
Tani mund te japim nje veshtrim te shkurter se ç’fare quajm “metode” dhe “parameter” ne java.
Me metod nuk besoj se ka shume per te shkruajtur pasi dihet qe akoma me ne shqip eshte nje menyre, pra menyre se si ne bejm diçka te caktuar dhe ne java kemi metoda te percaktuara nga vet gjuha si psh public ne vetvete eshte nje metod thirrjeje qe thote se kodi ne vazhdim eshte i perdorshem nga te gjith, apo kemi metod headeri e keshtu me rradhe..
Veç ketyre kemi edhe metoda te cilat i krijojm ne.
Psh, ne krijojm nje metod se si duhet te veproj nje program ndaj nje reaksioni te caktuar te sistemit operativ, dhe normalisht programi ben ate per te cilen eshte programuar metod e cila po ashtu eshte e krijuar nga ne per nje funksion te caktuar, me gjere do e shohim me shembullin kur te paraqesim dhe kodin.
Po parametri?
Parametri eshte i lidhur ngusht me metoden.
Marrim nje shembull..
Dikush programon, dhe themi se “ai programon” dhe kjo eshte nje metod, por kur themi ai programon me eclipse ose me thjesht bash atehere ketu kemi te bejm me nje parameter, ose psh nje makine mund te eci me shpejtesi, ashtu siç mund te eci me ngadale.
Kujdes, mos ngaterroni parametrin me atributin.
Vazhdojm tani me programin tone te vogel.
Po fillojm me failin Parametri.java dhe ketu eshte edhe thelbi, panvarsisht se eshte shume i thjeshtuar
http://albanianwizard.org/Postokodin/24
Siç e shohim paraqitMesazhin ( String emriISistemit ) perben temen qe ne po trajtojm.
paraqitMesazhin eshte metoda, kurse per parameter po perdorim String ne kete rast dhe parametri eshte emriSistemit qe e kerkojm ne output tek pjesa vazhuese.
Vazhdojm tani me failin Objekti.java ne te cilin krijojm objektin dhe bejm pjesen me te punes.
http://albanianwizard.org/Postokodin/23

Ne kete pjese duket qarte qe mbasi krijojm objektin parametriIm perdorim String emriISistemit per te perdorur parametrin e deshiruar.
Failet duhet te jene ne te njejten direktori, per ti kompiluar japim  javac Parametri.java Objekti.java dhe per ti egzekutuar japim java Objekti
Nese ka pyetje…

One thought on “Deklarimi i nje metode me parameter ne OOP | Java

  1. Pingback: healthranker.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *