Tani e ka rradhen MacOS-X 10.5.6 …

Ne kete teme te shkurter do te flasim per penetrimin fizik te macos-x duke marre akses pa limit tek kompiuterat e apple.

Si gjithmon ky material eshte vetem per qellime informative dhe nuk mbajm pergjegjesi nese nder lexuesit tane ka edhe nga ato kafshe (me falni per shprehjen) qe i perdorin keto informacione per qellime keqdashese.
Po ashtu vura re qe shume tema te albanianwizard.org po postohen neper forume shqiptare me autore nga me te ndryshmit te cilet nuk lene linkun e ketij webi tek webet e tyre duke mos respektuar punen tone gjithashtu liçencen creative commons 3.0 ne te cilen eshte edhe albanianwizard.org
Gjithsesi, per kete dukuri te turpshme ishim te njohur me perpara dhe na lajmeruan edhe miqte tane te truri.com keshtu qe nuk do e ulim veten te merremi me ju qe vidhni, dhe nuk do ua japim ate kenaqesi (qe te merremi me ju).
Shfrytezoj rastin per ti bere thirrje nje hajduti te albanianwizard.org qe te ndryshoje ngjyren e temave pasi E KUQA ti vret syte, sidomos ne tema te gjata.. :)
Mire vazhdojm me temen tone..
Vellai im ka nje macOS-X dhe i ndodhi te harronte passwordin dhe per te mos e formatuar perdorem kete menyre qe mund te jete shume e nevojshme ne raste te tilla.
1.Nderkohe qe kompiuteri ndizet mbajm shtypur Command+S deri sa te shikojm perpara nesh nje ekran komplet te zi dhe tekst te bardh dhe do shohim qe jemi root@localhost #
Mbas kesaj:
2. Japim keto komanda ne terminal:

/sbin/fsck –y
/sbin/mount –uw /

3.Perdorim komanden passwd per te ndryshuar passwordin dhe me sakt sintaksa:
passwd Arditi  (pra Arditi ne kete rast eshte perdoruesi)
Mbas kesaj do na kerkohet 2 here qe te perserisim passwordin dhe sugjeroj nje te thjesht 1234 pershembull dhe pastaj japim reboot dhe tek dritarja e loginit fusim username\password qe ndryshuam, mbas kesaj mund ta ndryshojm passwordin tek menaxhimi i akonteve.

2 thoughts on “Tani e ka rradhen MacOS-X 10.5.6 …

  1. Pingback: healthranker.com

  2. Nese ke access fizikisht une do te thoja qe cdo sistem operativ mund tja gjesh menyren per ti thyer sigurine. Ardit flm per kete teme pasi une per vete mesova dicka te re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *