Sistemi GSM

Atehere ne kete teme do tju pershkruaj pak se si funksionon rrjeti mobile (celular).

Duhet te dini qe Sistemi GSM qe perdoret nga ne sot per te komunikuar me celular punon ne frekuencen 900 dhe 1800 Mhz . Atehere duhet te dini qe Sistemi ka 3 nensisteme kryesore qe jane:

1.BSS (Base Station System)   2.NSS (Network Switching Subsystem)   3.NMS (Network Managment System)

BSS ndahet ne perbereset e saj qe jane BTC (antena) dhe TC (dekoduesi i sinjalit)

NSS perbehet nga MSC  sistemi i menaxhimit te lidhjes me rrjetin do te thoja nder pjeset kryesore. Pastaj ketu kemi edhe dy pjese te tjera qe quhen HLR dhe VLR keto dy pjese bejne te mundur ate qe quhet ndryshe percaktimin e vendodhjes se abonentit pra zonen apo qelizen ne te cilen gjendet abonenti qe do te kerkoj lidhjen dhe abonenti i cili do te marre lidhjen. Kete e relazion zakonisht HLR (Home location register) ndersa VLR (visitor location register) merret ne rastet kur abonenti nuk eshte i atij provider apo kur abontenti eshte ne levizje. Pra harroni te keni privacy, nese kujtoni se nuk mund ta di njeri se ku jeni kjo eshte e pa mundur pasi ne cdo moment HLR ka te regjistruar qelizen me te cilen eshte lidhur celulari juaj dhe ne kete menyre dihet dhe zona ne te cilen mbulon ajo qelize.

NMS (Network Managment System) Ketu kemi te bejme me serverin qe kontrollon dhe jep alarmin per cdo problem te rrjetit dhe te antenave. Ketu gjenden database te tera me info te ndryshme mbi antenat abonentet per NSS dhe BTS .

P.S nese dikush gjen ndonje ip te NMS te ndonje provideri shqiptar te me thote qe te penetrojme dhe te ulim tarifat ahahaha shaka.

4 thoughts on “Sistemi GSM

  1. Ej, une perveç pjeses se penetrimit dhe te uljes se tarifave smora vesh gje tjeter :D:D
    hahahah, shume e bukur si teme, te falenderoj qe e solle.
    Per mua eshte diçka e re keshtu qe nese do kesh kohe na e shtjello me shume duke i marre paisjet dhe duke zgjeruar materialin per to, ato qe te duken interesante.
    Nese e di se si behet pastaj pergjimi i ketyre pisjeve do ishte akoma me shume interesant,
    Siç e the kane frekuencen e tyre dhe ne fjale te tjera mjafton nje lloj ‘sniferi’ dhe mbaroi..
    Bukur 😉

  2. Te mbaroj sezonin dhe do ta shtjelloj ndoshta dhe me shume.. Ah sa per informacion kete material qe kam shkruajtur e kam dhe provim per ta dhene ne Telekomunikacion.. me date 21 hehehe

  3. Shum informacion i rendesishem, eshte dhe shume e vertete qe ska privacy, nqs duan te gjejne :). Hej ke nje gabim shum po shum te vogel :
    BSS ndahet :
    1. BTS (Base Transceiver Station)
    2. BSC (Base Station Controller)
    3. TC (Transcoder)

    P.S— nejse provimin e morrem :)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *