Te karikojm ekstensionet php ne servera linux dhe windows.

Kur instalojm ndonje platform normalisht na ndodh qe te kerkoj nje ekstension (librari) te php-s si suport per platformen.
Ne fjale te tjera nuk jane gje tjeter perveç se librari qe i duhen gjuhes per te interpretuar “query” te ndryshme..
Po permend disa te njohura psh curl ose mcrypt, gd etj etj..
Pra nevoiten dhe duhet qe ti instalojm.
Atehere, i instalojm ne makinen tone, dhe per ti karikuar normalisht duhet te shkojm tek /etc/php.ini ose /etc/php5/php.ini
Varet nga sistemi operativ qe kemi, psh  tek fedora nuk kemi nevoj qe te editojm failin php.ini pasi ato ekstensione.ini qe gjenden tek /etc/php.d/ jane te karikuara automatikisht, gjithsesi ne sisteme te tjera, menyra per te karikuar keto module eshte e meposhtmja:
Linux
Hapim failin php.ini (nese nuk e gjeni ne direktorit e mesiperme atehere jepni whereis php.ini) dhe shkojm tek seksioni:
Dynamic Extensions
Ne kete moment shkruajm

extension=mhash.so
extension=soap.so
extesion=gd.so

Pra me te gjitha ato qe duam te karikojm..

Windows
E njejta gje, shkojm dhe gjejm php.ini dhe tek i njejti seksion shtojm kesaj rradhe librarit qe siç e dim ne windows jane me ekstension .dll
Perkatesisht:

extension=mhash.dll
extension=soap.dll
extesion=gd.dll

Normalisht nuk ka nevoje per restart, por per siguri restartoni #service httpd restart #service mysqld restart
Persa i perket instalimit eshte dhe nje menyre tjeter e cila nuk me ka punuar ndonjehere ne fedora xD dhe as kam pasur kohe te merrem me problemet e saj..
pear install <emri-ekstensionit>
Psh,

pear install dom dhe duhet te lidhet me php.net.. te shkarkoj dhe te instaloj automatikisht..
Normalisht instalimi behet si me ç’do program tjeter linux ose duke instaluar nga source kodi..
.configure  make   make install
Ose me paketa rpm \ deb \ tgz (slackware) qe jane te gatshme dhe instalimi behet me package menaxheret…

One thought on “Te karikojm ekstensionet php ne servera linux dhe windows.

  1. Pingback: healthranker.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *