Tashme mikroproçesor dhe çipe me L3 cache.

Besoj se kemi degjuar shpesh “Dual core 2 duo T7200 2.0 Ghz L1 cache 64Kb L2 cache 2Mb”
Proçesoret i dime se ç’fare jane, keshtu qe po merremi me sqarimin se ç’fare eshte cache, dhe nga ana tjeter kalojm dhe tek e reja L3 cache.

Ne shqip, cache do te thote vend i fshehur, ose do te preferoja ta quaja xhep i fshehte dhe ky eshte si kuptim gjuhesor.
Si teknologji eshte shume e aplikuar qofte dhe tek browserat.
Shembull:
Nese ne vizitojm psh faqen tone albanianwizard.org me browserin tone (opera, lynx, firefox etj) do te na paraqitet faqa jone dhe provojm tani te shkepusim internetin, dhe mbasi e shkepusim provojm ti japim refresh browserit..
UaU, çudi, si shpjegohet qe vazhdojm te shohim faqen tone (pa .css dhe jo aq te bukur) por prap arrijm ta shohim?
Kjo sepse browseri ka nje kartele me faile te perkohshem qe quhet cache ne te cilen me viziten e pare qe bejm tek nje adrese interneti browseri shkarkon faqen (imazhet, fotot, failet html) etj dhe i shpeton ato ne hardisk, keshtu qe kur klikojm tek e njejta faqe de eshte e njejta date, atehere browseri nuk shkarkon serisht faqen por bazohet duke perdorur fotot dhe materialin e shkarkuar per ate faqe nga vizita e pare.
Le te bejm nje shembull te caching.
Jemi tek magazina e Jovan Bregut 😀
Vanit i vijn dhe i kerkojn 30 kg oriz, shkon vani ne magazin dhe e merr, ja jep klientit dhe klienti iken.
Vjen nje klient tjeter dhe i kerkon 10 kg oriz, shkon perseri vani brenda ne magazine dhe vonohet neper te, kur kthehet perseri tek klienti , klienti i ben nje verejtje per vonesen dhe gjithsesi e blen orizin dhe iken.
Vani mendon per verejtjen qe i beri klienti dhe thote, meqe po blihet me shume oriz, sheqer, e miell atehere po vendos nje dollap ketu tek banaku dhe kur te me vijn klientet nuk shkoj te lodhem deri tek magazina po ua jap direkt.
Vjen perseri klienti i rradhes dhe vani kesaj rradhe nuk e le te presi por i jep menjehere 5 kg miell qe e ka poshte banakut, klienti i kenaqur per shpjetesine e sherbimit i le vanit bakshish 😛
Keshtu pra, dollapi poshte banakut ne kete rast perfaqeson ate qe ne po e quajm cache.
Le te kalojm kthehemi tani tek cache ne shkencat kompiuterike…
Funksioni i saj eshte i thjesht, ne dime qe ka proçese apo programe te cilat i perdorim me shpesh se te tjerat dhe duke e ditur kete inxhinieret per ti ardhur ne ndihme konsumatorit kane krijuar cache te proçesorit qe nuk eshte asgje tjeter veçse memorje (ne rastet me te medha SRAM) ne te cilen ruhen te dhena te cilat proçesorit i duken me te perdorurat dhe per komoditet ato ruhen ne kete memorje te vogel ne menyre qe nese perdoruesi kur te lançoj te njejtin aplikacion ose te kryej te njejtin veprim mos te rrij te presi si heren e pare por te arrij menjehere (shume shpejt) te kryej proçesin apo veprimin e deshiruar.
L1 cache

slot: L1-Cache
size: 64KiB
capacity: 64KiB
capabilities:
Internal,
Write-back,
Instruction cache
Kjo eshte e proçesoreve te mi, dhe eshte e nje madhesie te vogel prej 64 Kb
L1 cache , kjo memojre e vogel gjendet brenda çipit te mikroproçesorit dhe proçesori nuk harxhon fare kohe (sepse gjendet brenda tij) per te marre te dhena nga kjo memorje.
L2 cache

/0/4/6
slot: L2-Cache
size: 4MiB
capacity: 4MiB
capabilities:
Internal,
Write-back,
Unified cache

Ne kete rast kemi te bejm me te njejtin funksion, por ne ndryshim nga L1 cache L2 cache eshte :
a) me e madhe pasi eshte 4Mb
b) me e ngadalt pasi gjendet jashte mikroproçesorit dhe si rezultat me larg se L1 cache.
L1 cache sherben te dhena me nje shpejtesi 10 nanosekonda
L2 zakonisht me 30-40 nanosekonda (pra pak me ngadal)
Ja nje tablo e te gjith kesaj qe folem:

Ne rregull, tani besoj se e kemi te qarte se ç’fare do te thote cache, ç’fare funksioni ka, dhe se ku ndryshon L1 cache nga L2 cache.
Por ne titull kemi L3 cache.., po kjo???
Nuk ka ndonje ndryshim nga L2 cache.
I vetmi ndryshim eshte se me kete gjenerat L2 cache nuk gjendet me jashte proçesorit por tashme brenda tij dhe L3 cache ne kete rast merr vendin e L2 cache.

Pyetje:
Pse memorja L1 eshte aq e vogel, dhe pse L2 gjithashtu nuk rritet ne nje memorje shume me te madhe?
Ne kete menyre do te rritej kapaciteti i cache, dhe rrejdhimisht dhe shpejtesia apo jo?
Pergjigje:
Ne realitet do te rritej kapaciteti i ruajtjes se te dhenave (memorja) por varet ne disa raste jo shpejtesia sepse sa me e madhe te jete hapesira, aq me shume kohe i duhet proçesorit per te gjetur ate te dhene qe na duhet dhe rrjedhimisht do te sillte ngadalesi dhe jo shpejtesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *