Kompiuter apo qep ?

Titulli eshte per te lehtesuar kuptimin xD :)
Perdora pikerisht fjalen qep pasi do te flasim per shtresat (layers) e kompiuterit duke filluar qe nga me te lartat deri tek me te voglat..
Po japim pamjen e pare nga deti..

Siç e shohim ajo me te cilen kemi te bejm ne si perdorues eshte vetem shtresa e pare qe zakonisht jane aplikacionet GUI (graphical user interface).
Niveli 6
Eshte shtresa siç e thashe qe kemi te bejm per dit, jane aplikacionet e perditshme, openoffice, opera, metasploit 😛 , etj pra besoj se nuk ka nevoje per sqarim.
Niveli 5
GJuhet e nivelit te larte si Java, C++, D, etj ne te cilat ne shkruajm kodin i cili kalon nga nje nivel ne nje nivel tjeter..
Duhet te kemi parasysh nje ligj, qe : te gjitha keto ndodhin ne forme ciklike dhe ne ç’do fillon me inputin (marrim tastieren) dhe kalon neper te gjitha shtresat e mesiperme deri sa fillon ngjitet perseri dhe ne e marrim si output tek ekrani i kompiuterit.
Niveli 4
Ka te beje me gjuhen assembly, apo kodin assembly pasi ta kemi te qarte qe kur programojm ne C++, apo ne ç’fare do gjuhe te kompiluar eshte gabim te thuash qe kompilatori (psh gcc) e perkthen kodin tone direkt ne kod binar pasi ne realitet e perkthen ate ne kod assembly, i cili me vone perkthehet nga assembly ne ate qe quhet machine kode apo gjuha e makines, apo me sakt gjuha binare. Dhe nese nuk e keni te qarte se pse nuk kthehet direkt ne kod binar pra (pse egziston kjo shtresa 4?) atehere duhet te mesojm se ç’do kompiuter ka arkitekturen e tij dhe llogjiken e tij dixhitale, mekanizmat e tij llogjik hardware qe jane te ndryshem nga te tjeret dhe pikerisht nuk eshte shume e llogjikshme qe programuesit te nxjerrin nga nje kompilator per ç’do kompiuter qe prodhohet sot ne tregun boteror.
Niveli 3
Ketu kemi te bejm me sistemin operativ i cili eshte ai qe organizon te gjith kete, qe kujdeset per mbrojtjen e memorjes si dhe per menaxhimin e komponenteve hardware gjithashtu per shume funksione te tjera perfshire ketu dhe komunikimin midis nivelit aplikativ me nivelin e ulet hardware.
Niveli 2
Kodi i makines, kjo ne fjale te tjera eshte perfundimi (ne disa raste) i te gjith kodit pasi kthehet ne binar (0100100100) dh nese duam te jemi akoma me real kthehet ne impuls elektrik qe kalon neper cirkuitet dixhitale.
Niveli 1
Ne pak fjale kemi te bejm me ISA (Instruction set architecture) qe eshte dhe ajo qe thame me siper pra arkitektura e kompiuterit qe mund te jete x86, x86_64, i686 e keshtu me rradhe dhe kemi te bejm ne fjale te tjera eshte gjuha qe njihet ne menyre te drejtperdrejt nga arkitektura e kompiuterit.
Niveli 0
Ketu jemi ne katin e fundit, dhe kemi te bejm me Njesine e kontrollit e cila kontrollon enkodimin dhe dekodimin e instruksioneve, pra kontrollon qe ç’do gje te jete ne rregull dhe ne vendin e vet.
Ka 2 rruge se si mund te arrihet rezultati qe u tha me siper, e para me hardware te cilin nuk kemi shume nevoje per ta shpjeguar, e dyta eshte ajo me ane te software.. SI ?? po po, me ane te programimit.
Dhe ketu dalim tek principi i barazise midis hardware dhe software per me shume:
http://albanianwizard.org/intro-ne-arkitekture/
Ne rregull, po ç’fare eshte mikroprogramimi, apo kodi i tille?
Nuk eshte asgje tjeter vetem se menyre me fleksibel per interpretimin  dhe kontrollin e instrusioneve.
Pra me ane te mikrprogramimit (i cili nuk ka nevoje per faza kompilimi pasi siç e shohim eshte ne nivelin me te ulet , pra akoma me te ulet se machine code)
Ja nje shembull:
http://albanianwizard.org/Postokodin/34

Keto pra ishin shtresat e kompiuterit te ilustruara shume shkurtimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *