Siguroni Routerat!!

Mendova se duhet te trajtoja patjeter kete teme pasi siguria informatike eshte shume e rendesishme ne kohet e sotshme pas perhapjes kaq te madhe te rrjetave. Ne kete teme do te flitet shkurt se si te vendosni nje password ne nje router cisco. Mora hov ta trajtoja si teme pasi ne forum eshte bere nje teme statistikore ne te cilen jane rreshtuar disa vulnerabilitete te ndryshme por une mendoj siç jam shprehur gjithmone qe vulnerabiliteti kryesor eshte ai qe une e quaj “admin idiot” (ardit mos qesh!!) hahah :D. Tema ne forum.Ky vulnerabilitet ka nje perhapje mjaft te madhe pasi shumica e administratoreve te rrjeteve apo te serverave sot jane te pa afte dhe gjithashtu nenvleresojne rendesine e sigurise informatike, duke lene serverat apo routerat pa nje password ose me ato qe ka lene fabrika ose default. Ne histori jane rregjistruar shume raste ku femije jane infiltruar ne sisteme te NASA-ses apo Fbi-se pa ditur as sec cfar jane protokollet e rrjeteve apo duke mos pasur njohuri te duhura. Per tu mbrojtur nje rrjet nga ky vulnerabilitet mjafton vetem te vendosesh nje password. Une tani do tju mesoj se si te vendosni nje password ne portat e nje routeri Cisco. Duhet te dini qe nje cisco ka disa porta ku mund te aksesohet ato jane: aux (porta ndihmese),  vty (porta terminale apo ajo e telnetit) dhe ajo e konsolit . Keto mund te kene disa porta te tjera fizike nga 0 deri ne nje numer te percaktuar nga vete fabrika apo nga lloji i routerit. Kur hyjme ne nje router cisco me anen e njeres nga keto porta p.sh me vty do te na shfaqet nje nderfaqje e tille:

cisco 2621 (MPC860) processor (revision 0x101) with
26624K/6144K bytes of memory.
Processor board ID JAD050697JB (146699779)
M860 processor: part number 0, mask 49
Bridging software.
X.25 software, Version 3.0.0.
2 FastEthernet/IEEE 802.3 interface(s)
1 Serial network interface(s)

Pasi te shtypni ENTER futeni ne console ku mund te jepni komandat e duhura. Por ne fillim duhet te hyni si administrator ne router per te vene passwordin kjo behet me kete komande:

Router$>enable

Tani sistemi do te kaloje si administrator dhe do te shohim

Router# >(tani jemi root pra kemi hyre si administrator)

Tani futemi ne linjen e konfigurimit te routerit:

Router#>config t (shtypim enter)

Router(config)#line console ? (per te pare numrin e portave qe i perkasin kesaj lidhjeje)

<0-0>

Router(config)#line console 0 (futemi te konfigurimin e portes console ne nr 0)

Router(config-line)#login (vendosim nje logim per hyrje pra qe te kerkoj nje fjalkalim per te hyre)

Router(config-line)#password eldo (ENTER)

Dhe ja ku kemi porten console me password eldo. Te njejten gje mund te bejme edhe me portat e tjera i vetmi ndryshim eshte qe ne vend te komandes line console do te vendosim line vty apo line line aux.Tani dilni nga routeri me komanden exit dhe provoni te hyni, ska me qef tani do tju kerkoj te fusni passwordin qe eshte eldo. Mendoj se te gjithe administratoret duhet te ken kujdes ne konfigurimin e passwordeve pasi eshte nje gje mjaft e rendesishme ne sigurimin e rrjetave te tyre.

2 thoughts on “Siguroni Routerat!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *