Kompiuteri me i mire

KOMPIUTERI ME I MIRE?

ç’fare te blej, :S  Sony vaio, Dell, Asus, Hp, MacBook cili eshte me i miri :S

hahahaha

Pyetje tipike apo jo, ok ne kete teme po perpiqem te jap opinion personal keshtu qe mos me gjuni me domate 😛

Per mendimin tim, kompiuteri i mire ndahet ne Hardware te mire dhe Software te mire. Meqenese kjo teme eshte e dedikuar mases ne pergjithesi po e nisim me Hardware.

E para, mos shikoni markat, eshte rregulli i pare qe me vjen ne mendje sepse si Asus, si HP, si Packard Bell, si Dell, si Sony etj jane e njejta gje. Kete e them me siguri te plote pasi komponentet hardware qe montojn jane te te njejtave kompani, si Intel, Nvidia, SATA, ATI, e keshtu me rradhe keshtu qe mos i konsideroni shume rendesi se ç’fare marke po e merrni, normalisht as marka qe jane shume pak eksperte ne fush nuk keshillohen (fujitsu siemens, toshiba, etc)

Jeni gati per te marre kompiuterin e enderrave ? Ok, rregulli i dyte eshte qe jo gjithmon ai kompiuter qe ka proçesorin me te fuqishem eshte me i miri sepse mbase nuk ka Memorien RAM po aq te shpejt, ose njesi te tjera hardware qe ti pergjigjen shpejtesise se tij, dhe keshtu gjigandet e kompiuterave shesin sot kompiuterat e tyre duke futur nje komponent “qe te merr ne qaf” dhe duke shitur te tjeret qe jane me targa VL (vlor :D). Dhe keta zakonisht jane kompiutera ne ofert, apo kompiutera me çmim shume te ulet.

Persa i perket ne te informatikes pergjigjem menjehere qe kompiuteri me i mire eshte ai i cili e ke ndertuar vet dhe tek kjo nuk ka dyshim pasi i zgjedh vet te gjitha pjeset dhe nderton ate qe ta ka qejfi.

RRegulli numer 3, STOP MANIS te te pasurit ramin me te madh proçesorin me te fuqishem etj, sepse ndodh shume shpesh qe pikerisht nje kompiuter te kete 4 GB RAM, 3Ghz Dual Core 2 Duo Proçesor dhe te jete me i ngadalt se nje tjeter me 2 gb ram dhe me 2Ghz proçesor, si eshte e mundur?

Eshte e mundur sepse nuk jane kombinuar mire komponentet hardware, psh mund te jete veretet RAM i serise se fundit me nje shpejtesi te madhe, si dhe proçesori qe egzekuton ne nje shpejtesi te ngjashme por kemi nje BUS te ngadalt, keshtu qe nga kjo nxjerrim qe nuk eshte e rendesishme shume qe te kemi maksimumin nga hardware 1 nga 1 se sdo nisim space shattle per ne mars, e rendesishme eshte qe keto komponent hardware te kene shpejtesi te ngjashme dhe keshtu e zgjidhem dhe kete problem.

Pra, laptopi me i mire eshte nje laptop i kalibruar mire, me nje motherbord te mire dhe komponent te nje shpejtesie te ngjashme.

Po ua le juve ne dore se ç’fare kase te zgjidhni sepse dijeni me siguri qe pak a shume ne fund te fundit midis kompiuterave qe lexoni marken siper, nuk leviz ndonje gje kushedi se ç’fare perveç kasave dhe te shkruajturit siper HP ose ASUS, ose diçka tjeter.

Ne fillim thame qe nje kompiuter i mire meriton dhe nje Software (Sistem operativ) te mire dhe nese jeni duk e mendura per windows, dijeni se jeni duke shkaterruar dhe duke shfrytezuar djersen tuaj (qe blet kompiuterin perveç nqs jeni politikan, e sua u ndien shum :D) dhe po e hidhni ate dem.

Do te keshilloja nje Distribucion Linux, dhe te mblidhni mendjen nga formatimet, viruset, axhornimet kritike, etj etj …..vazhdon…..

Keshtu qe, une personalisht per veten time (kjo nuk eshte per perdorues te thjesht) do te preferoja nje laptop Mac Book dhe nje kompiuter fiks te ndertuar nga une me te instaluar siper slackware (nese do te studioj assembly dhe arkitekturen e kompiuterit) ose Fedora, ose Debian nese do te merrem me programim ne pergjithesi.

Besoj se tani te pakten i keni disa ide te mira te cilat mund te jene baze per tju orientuar :)

10 thoughts on “Kompiuteri me i mire

  1. Atehere mendoj qe tema eshte shum e mire pasi tani me leteson pune dhe mua pasi nuk do te rri ti jap shpjegime njerzve se kush kompjuter eshte me i miri 😀 por do ta drejtoj direkt tek kjo teme. Edhe une ardit jam me nje mendim me ty laptopi me i mire eshte Mac Book me ka rene nje ne dore tani dhe dua te them qe eshte thjesht i papare. Biles i instalova dhe nje winshit dhe xp e punonte tmerresisht shpejt imagjino nje linux…
    Ja nje liste e 5 desktopeve me te mire:
    http://reviews.cnet.com/best-desktops/

  2. Pershendetje djema !

    Ky eshte kometi im i pare ne kete blog (mgjths sot e “zbulova” duke kerkuar dicka ne google).

    Urime per faqen !

    Po futem ne teme tani,duke ju pyetyr lidhur me MacBook Pro,
    cfare ndryshimi ka macbook pro i vjetri nga ky i riu qe ka hedhur ne treg apple tani ?

    Meqenese interesohem kohet e fundit te blej nje laptop dhe nje shokut tim i ka rene ne dore nje i tille por 1 model me i vjeter nga ky i riu.Aktualisht ne desktop une perdor ubuntu/xp/dhe mac os x (iDeneb).Nqs blej nje macbook pro qofte dhe te vjetrin,do mundem te installoj ne te keto sisteme qe perdor ne desktop? Pa perdorur PARALLELS apo VMware ,dmth real boot.

  3. Perveç kesaj qe gjendet ne web:
    http://www.google.com/search?hl=en&q=old+macbookpro+vs+new+macbook&btnG=Google+Search&aq=f&oq=
    Mund te them vetem se MacBook, qofte pro apo versioni normal (jam duke e perdorur tani pasi laptopi im u be per rahmet :D) qofte i riu apo i vjetri, eshte i mire sepse edhe sistemi operativ (i bazuar ne Unix) qofte hardwari ( i assembluar nga apple ) eshte prodhim i nje kompanie dhe produkti eshte me i mire (kjo sepse eshte me i testuar dhe ka kaluar fazat qe ne i quajm ‘fazat e stresimit’)

    Mac OS-X Nuk ka Bios, dhe nese do te futesh linux ne te, te them qe pak a shume eshte e njejta gje, e persa i perket windows nuk te keshilloj VMWARe, por virtual Box qe eshte free, open-source dhe shume cilesor.
    E nese do Dual boot atehere normalisht, limiti ngelet vetem tek njerezorja 😉
    Gjithsesi te keshilloj qe te mos instalosh sisteme te tjera perpos se me virtual mashine (mendimi im ky)…

  4. Flm Arditi per komentin !

    Duke kerkuar nga google gjeta disa guida per installimin e xp ne macbook.Gjithashtu shikoj se apple ka hedhur Boot Camp versionin beta .

  5. Asgje :)

    Apple ben me te vertet shume inovacione dhe dihet qe eshte gjigant, por ajo qe jam duke pritur me se shumti jane punimet e Linus Torvalds per kernelin e ri linux.

    Nga ana tjeter Apple me ka zhgenjyer (mua dhe shume perdorues dhe klient te saj) per shkak te limiteve qe ka vendosur me aplikacionet per iPhone…
    Si gjithmone do kete diçka qe nuk shkon xD

  6. Epo si gjithmone cdo e mire e ka dhe nje te keqe brenda!

    Une jam duke pritur konfirmimin e Iphone Developer Program,po bej gati 20 dite dhe akoma asgje (ka dhe me keq). Imagjino sa do pres per konfirmimin e app ne te cilin kam perdorur code qe Apple i konsideron jashte limiteve te saj sepse nuk perfshihen ne SDK Documentation.

  7. arditi pse je duke e pare marken “apple” kur ne artikull thekson qe marka (e asembluesit) ska rendesi :)

    Apple ka proçesor Intel dhe nje sked video Nvidia, apo jo 😀 si shumica e PC-ve ne treg.

    ?
    ReniX

  8. Apple eshte treg tjeter, eshte njelloj si te krahasojm bencin bmw, ford, fiat etj me ferrarin. Pra çmimi dhe tregu eshte i panvarur nga tregu tjeter dhe si kompani eshte ndryshe sepse sistemi operativ eshte i integruar ne menyre shume here me shume te testuar me hardwarin + qe eshte i bazuar ne UNIX, dhe se bashku me hardwarin e testuar te japin nje makine shume te veçant dhe unike.
    Flas keshtu sepse e kam perdorur personalisht, shum modele mac-osX perfshire dhe MacBoc-Pro si dhe te rinjt qe kan dal tani mac-book pro.
    Provare per credere 😛

  9. Po Apple eshte tregu qe do i siguroj pensionin Jobs, sigurisht ka nje design te mire, testuar po parap e kam se po blen marken. Dhe Dell te njejten gje po ben,teston hardware, suport per hardware ne pc-te me linux. Me pak fjale, kur na nevojitet nje pc, ne radhe te pare shikohet xhepi, pastaj dhe te blesh nje ferrari dhe te besh vetem pazarin eshte çeshtje tjeter!

  10. Nxitohesh o ustai beratit tha :)
    Nuk eshte fjala per marken pasi po te thoja diçka te tille do te isha kontradiktor me ate qe kam then ne kete teme, porse fjala eshte per sistemin operativ te kombinuar me hardware dhe une e kam perdorur siç po them Mac OS-X dhe eshte shume i mire, eshte nje miksim i stabilitetit te sistemeve UNIX me thjeshtesine e perdorimit ne Windows, ska viruse, nuk shkon ne krash, dhe nuk po kuptoj nese e ke perdorur realisht Mac Book sepse deri ne sot nuk kam degjuar perdorues te pakenaqur ndaj tij :).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *