Hacker MANIA!!

Ej , po ça behet keshtu mor daj!!

Gjithanej hackera po shohim ?
S’po e marr vesh kete pune xD,

Mblidhen nja 3 -4 kalamaj, instalojn nje vBulletin (qe e kane mesuar ta instalojn me videotutoriale) edhe oburra forumi i radhes qulli_na_bashkoi-crew ?!?
Edhe po te shohesh permbajtjen e tyre ke vetem warez, po ç’lidhje ka warez me sigurine ne informatike?
E kam titulluar hacker mania, sepse ne nje universitet shqiptar (lajm qe me ka ardhur nga burime te sigurta) njeri nga studentet kur eshte pyetur se pse zgjodhi informatiken pergjigja ishte:
DUA TE BEHEM HACKER
:L

Imagjinoni shokimin e pedagogut mbas asaj pergjigjeje?
Nje CS student te thote, u futa ne UNI per tu bere hacker?
Nga vjen i gjith ky dizinformim?
Dhe me e rendesishmja , pse duan te gjith kalamajt te behen hacker.

Po jetojm ne nje kohe ku kompiuteri dhe interneti jane bere diçka e pandashme e jetes se perditshme.
Dhe normalisht forume te ndryshme shqiptare apo jo, tentojn te terheqin sa me shume idiota neper veprimtarit e tyre boshe dhe pa kuptim te tipit:
“Vjen nje moment dhe…”
“Sot puth ….”
“Nje puthje per arixhiun..”
“Hajdari kerkon moter..”
E te tjera si keto:
Pse i them idiot?
Si mund te quhet nje person qe kalon 4 ore perpara kompiuterit duke marre pjes ne gjera te tilla?
IDIOT
Tamam, edhe une ashtu mendoj xD.
Keshtu qe ne vazhden e fushatave elektorale te quajtura ndryshe fushata spami, ata ofrojn sherbime te PAPERSERITSHME XD si:
muzik xD, chit-chat, sms-mms-space shattle falas, “gjej dashurine e jetes”, shkarko pa limit (nga rapidhsare :L), behu hacker dhe ….
Pikerisht ne ato “…………” duam te gjejm.
Pasi eshte e ditur , apo eshte kthyer ne nje gjendje psiqike qe nese je hacker, je trendy, apo diçka e madhe, apo ku ta di un, rezultati qe mendojn femijet eshte qe jane ne qender te vemendjes dhe nuk e mendojn qe kjo “qendra e vemendjes” eshte ne kundershtim me te qenurit hacker xD
Realiteti i ketyre komuniteteve?
Deshtime te plota,
Edhe vet ata qe i drejtojn jo qe nuk jane PEN-TESTERS (hackers siç i quan masa) porse nuk ja kane idene minimale informatikes, Programimit e lere pastaj Penetration-Testing\Auditing.
Ja ku dolem qe krijohet nje rutine ne aktivitetet boshe qe ndermerren, dhe konsiderohet si pune papunesia, apo marrja me gjera te kota qe nuk te sjellin dobi.
Si mund te konsiderohet pune papunesia?
Ç’fare pune te ben babi?
-Hiç pa pune
Po ti?
-Ja ndihmoj babin nga pak

– :'(

U bej thirrje te gjith atyre qe e kane rastin ta lexojn kete teme, qe te angazhohen ne perhapjen e informacionit qe edhe nese eshte dikush qe vertet i intereson informatika mos ta humbi kohen e vet me keto idiotlluqe por ti drejtohet studimit real te informatikes dhe kjo nuk behet as duke u abonuar me RSS tek AlbanianWizard.Org e as duke u abonuar neper webe (qe i harrova) te tipit “Microsoft ka pushuar 2000 veta nga puna” wtf?
apo “Redhat sot ngriti flamurin ne vlor” :L
Pra gjera te tilla qe jane thjesht lajme dhe synojn me shume ne publicitet se sa ne dituri.
Drejtojuni librave, dhe materialeve serioze qe flasin per kete pune dhe jo kafsheve qe duan te ven lek me 2 google ads.

13 thoughts on “Hacker MANIA!!

  1. Ah sa jam lodhur duke degjuar njerezit: shiko pak forumin e ketyre hackerave! Ardit ke shum te drejte vella termi hacker keqkuptohet ne mase dhe jo vetem ne shoqerine e thjeshte por edhe ne komunitete shkencore kete ta siguroj. Para pak diteve lexova nje reviste shkencore mjaft te njohur dhe me mjaft reputacion dhe ne nje nder temat e shumta ishte nje qe fliste per Hackera Kineze ahaha. Dhe aty tregoheshe qe kina kishte me shume hackera ne bote pasi nga aty ishin bere pjesa me e madhe e defacemantve ne bote… Imagjino ne kete menyre flet nje reviste prestigjoze shkencore qe lexohet nga shume studiues e reseacher ne bote pa marre parasysh mediat televizive qe e kane bastarduar termin. Hackera un kam njohur shume pak edhe se kam qene goxha i informuar mbi fushen, hackerat e vertete nuk reklamohen, hackerat nuk shkaterrojne, hackerat jane njerez te zgjuar dhe qe kane kaluar nje jete sociale te veshtire dhe gjithashtu njerez te sakrifices per te kaluar kufijte e diturise banale.

  2. mir e ke ardit une nuk te njoh ty e as qata eldon por une shum kam pas qef me kan hacker po e kom pa qe smunesh mu ba hacker veq qashty prej qytyne kafshave po duhet shum e shum me studiu per mu ba hacker e jo “valla po du mu ba hacker edhe me hi me naj web edhe qe u bana” po jo sosht qashty se edhe une kom menu se leht eshte mu ba hacker po jojo po u duhke me dit shum per mu ba hacker kshty qe une do sene i di per kompjuter temin edhe nuk munohna ma shum me dit se duhet me kan i lindur per nje sen e kshty qe une i lindur per mu ba hacker nuk jom edhe ma skom provu.edhe ne kurs te kompjuterave jom kan po e kom pa qe sma rrok per mu ba hacker edhe e kom lan.po deshira ime me e flakt ka qen qe te behem hacker.

  3. Mali te shkosh ne nje kurs te kompjuterave nuk do te thot te behesh hacker.
    Sa i perket temes eshte nje tem jashtzakonisht e qelluar, do shkruaj edhe une nje artikull te ngjashem me kete ne blogun tim http://albanianwizard.org me vjen mire qe ke marr mundimin te sqarosh shume gjera ketu.

    Graniti

  4. E kam thene ndonjehere se sa i urrej spamerat ?
    Ja po e them tani, I URREJ SPAMERAT
    E di sa çudi qe me vjen,
    te gjith webmasterat pa asnjelloj perjashtimi vijn edhe lexojn ketu, marrin materiale nga ketu dhe nga ana tjeter e fshehin informacionin, nuk flasin me miqte e tyre per kete blog dhe per punen qe behet ketu dhe te vetmet komente qe bejn jane per motive spami.
    Kaq e veshtire eshte te mundesh egon dhe te diskutosh ashtu siç eshte per te qene per tema te ndryshme?
    Kaq e veshtire qenka te fitosh mbi egon qe nuk u le te diskutoni temat por u mban te fshehur ne guack duke kujtuar se nuk shoh ip-t qe vizitojn blogun?
    Kurse Ti Granit a po i vendos edhe linkun e blogut edhe linkun e webit nje ne emer e nje ne koment Granit?
    hahaahah, kurse nje tjeter para teje (me i zgjuar) beri 2 komente kur komentet dilnin ne frontpage ne menyre qe linku i faqes se tij te qendronte ne frontpage per nje kohe te gjate…
    E e imagjinoj se sa i DHIM ka ngel kur une hoqa komentet nga frontalja pa i prishur te drejten per te publikuar webin e vet.
    Po sinqerisht me vjen shume inat kur ka tipa si ju!
    Nese doni te kontribuoni realitsht atehere mesoni, dhe shperndani informacionin pa qellime perfitimi se kush ben me pordh apo kush e ka me te madh pagerankun, e kur te beheni ashtu nuk do keni nevoj te luftoni egon tuaj prej webmasteri perpara se te beni nje koment tek ky blog, do jem une ai i cili do ua vendos vet linkun ne frontale.
    Kjo kur realisht te kuptoni se ky blog nuk eshte per te treguar se kush di me shume, por eshte per e shperndare informacion.

  5. Teme shum e qelluar kjo… Ka shum hostues [sidomos kosovare]qe ne menyre qe te kene sa me shum kliente hapin forume ku mundohen te thithin sa me shum antare,duke hapur nje web psh : serbiahcker.org nga serverat e tyre dhe duke i futur nje index HACKED 😀 LoL
    Dhe te gjith antaret besoj verberisht se ky admini i forumit eshte hacker!!!!
    Por kjo eshte thjesht nje loje marketingu vetem e vetem per te thithur sa me shum kliente!!!!
    Dhe mos harroni se hackerat jan njerez me dhunti te vecanta,dhe qe shpesh e shpalosin kete dhunti QE NE MOSHE SHUM TE VOGEL….
    Mendimi im ky!!!

  6. keta “çërrat” qe e mbajn veten si hacker esht ketu puna se keta hapin 1 phshiring edhe vjedhin 2 adresa fb ose msn edhe u duket vetja qe jan hacker e fillojn te mburren hapin edhe ndonje fan page ne facebook !!!! te jesh hacker do te thot ta kuptosh ate qe lexon rreth informatikes jo te lexosh e ta mesosh permendesh them se te jesh 1 hackerr gje e par qe duhet te dish esht C++ .flm te gjitheve nese kam ndonje gabim mund te me kundeshtoni

  7. Varet cfare definicioni i jep termit hacker. Se hacker, eshte percudnuar vitet e kaluara. Te jesh hacker s’do te thote te besh SQLi dhe te crackosh hashin e adminit…
    Shumica nuk e dine qe ka 3 lloje hackerash: Whitehat, Greyhat, Blackhat.
    Whitehat jane hackerat ‘e mire’ (nese mund te shprehemi keshtu) te cilet nuk e prishin punen e te tjereve, dhe jane kryesisht pen testers, pra ndihmojne pronaret e websiteve te rregullojne difektet qe mund te kene.
    Greyhat jane ne mes,pra sipas rastit ndryshojne sjelljen.
    Blackhat jane ata te cilet shkaterrojne pa marre parasysh asgje.
    Me te vertete as une nuk e kuptoj kete manine per te qene hacker. Kane mesuar Cheat Engine, mesojne te bejne dual boot dhe e quajne veten hacker?! Wtf?!
    Tani me duket se iku moda e DJ-ve, qe e quanin te gjithe veten DJ…tani do behen te gjithe hacker =/

  8. Per mua si Ardit, edhe pse nuk jam shume i thelluar ne aspektin e penetration testing, hacking nuk mund ta konceptoj ndryshe vetem se duke u futur ne grupin e Black-Hats, persa i perket gray hats , nuk egizstojn bashkohen dhe une me mendimin e zfo05 persa i perket “whitehat bejn mire” dhe “blackhat bejn keq”, edhe ketu them se ndryshon goxha çeshtja po te shihet ne jeten reale, tani nuk kam shume kohe te shkruaj, per me shume sqarime do benit mire te lexonit:
    http://albanianwizard.org/3lt3-g0t-h4ck3d/
    dhe
    http://albanianwizard.org/industria-hacker-fjala-per-white-hats-skiddie/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *