Nje sfide e vogel per programatore java – Ushtrim java

Pershendetje,

Kesaj radhe do te shohim nje teme e cila stimulon logjiken e programimit sepse duke vendosur limite atehere programatori detyrohet qe te bej nje hap perpara (cilesie) dhe detyrohet ne te njejtin moment ne koncept me te mire te algoritmeve.
Ky ushtrim eshte thjesht koncept, eshte sjelle nje shembull nga bota reale ku simulohet nje program i cili eshte pergjegjes per presionin (fryrjen e gomave ne dpi) te makinave te garave ne pit-stop.
Ushtrimi i pare, eshte shume i thjesht dhe mund ta shikoni ne linkun e meposhtem:
http://albanianwizard.org/Postokodin/40

Ky eshte shembulli , nderkohe qe sfida 😛 eshte te ndertohet nje ushtrim me kete kerkese.
Ja fillimi i zgjidhjes se ushtrimit.
NUK lejohet qe te perdoret while ne zgjidhjen e ushtrimit si dhe per variabilen boleane te perdoren me shume se 1 variabel.
Ja kerkesa
/*
http://albanianwizard.org
arditi*at*hush*pik*ai
Liçence GPLv3
——————————–
Zhvillimi i ushtrimit tek Pitstop.java
Kesaj here perveç kerkeses se ushtrimit te pare
duhet te kontrollojm qe gomat te jene dhe ne rrezen e duhur (midis 35 dhe 45).
Nese ndonjera nga gomat eshte jashte rrezes, printo nje mesazh per gabimin
por vazhdo duke koleksionuar te dhenat.
Perveç kesaj, krijoni nje (1 te vetme) variabel boleane “start” ku eshte ne pozicionin true
kur nuk ka gabime por kalon ne false kur presioni i gomave nuk eshte ne rrezen e duhur.
*/

import java.util.Scanner;
public class Pitstop1
{
public static void main (String[]args)
{
//Variabilat
int parad, param, mbrapad, mbrapam;
boolean start = true; //Na duhej nje variabel boleane :) [true ose false]
Scanner inPuti = new Scanner (System.in);
//Marrim te dhenat nga perdoruesi
…………………………………

Zgjidhja gjithsesi do te publikohet mbas 1 jave :)
Ne ndihme te atyre qe pranojn sfiden, ky ushtrim eshte i drejtuar me shume bazave te algoritmit dhe logjikes qe me nje rresht kodi mund te shprehesh nje mendim qe zgjidh ne teresi ushtrimin edhe pse ne perdorim eshte vetem 1 variabel boleane 😉

3 thoughts on “Nje sfide e vogel per programatore java – Ushtrim java

  1. Dikush pranoi sfiden :D, dhe me sa pashe po perpiqet ne zgjidhjen e ushtrimit , gje qe e vleresoj pa mase.
    Sqarim i metejshem per kerkesen.
    me DPI matet trysnia (presioni) dhe madhesia e gomes, dhe qe te jete aty ku duhet (qe te bej start) duhet te jete ne rrezen 35-45.
    Esenca e ushtrimit eshte qe te perdoren instruksione te thjeshta por nje logjike shume e forte. Une nuk kam perdorur as while\for\etc qe ti biem shkurt kam perdorur vetem if\else.
    Per me teper, perdoruesi psh eshte duke marre inpute dhe nese inputi eshte gabim, duhet te dali menjehere gabimi:
    Ja nje shembull i outputit te programit:
    ——————————————————–
    [Arditi@awizard 14]$ java Pitstop1
    Sa eshte presioni i gomes se pare djathtas?
    34
    KUJDES: Presioni i gomes se pare djathtas nuk eshte ne rregull
    Sa eshte presioni i gomes se pare majtas?
    35
    Sa eshte presioni i gomes se dyte djathtas?
    41
    Sa eshte presioni i gomes se dyte majtas?
    46
    KUJDES: Presioni i gomes se dyte majtas nuk eshte ne rregull
    Gjate fryrjes se gomave pati probleme, nuk mund te nisesh!
    [Arditi@awizard 14]$
    ————————————————————–

    Pra, ne fjale te tjera, kontrollohet vetem presioni i gomave ne (dot per inch) dhe kontrollohen 4 gomat e makines.
    Edhe njehere, ne permbledhje ka keto kushte:
    1) Te kete nje variabel boleane te inicializuar ne fillim, dhe te perdoret gjate ushtrimit qe kur kushti eshte i sakte ajo te qendroj true, kur kushti te jete jo i sakte te kaloj ne false.
    2) Qe te niset makina te katerta gomat duhet te jene midis 35-45.
    3) Nese perdoruesi fut psh nje numer te tipit 21 menjehere duhet te dali lajmi warning dhe jo mbasi ka perfunduar cikli.

  2. Ckemi ardit :).
    Urime njeher per faqjen dhe rrofsh qe na jep ushtrime te tilla do me plq te kishte me shum ne vazhdim…
    Per ushtrimin…pasi punova ca dhe u rrotullova ja dy tre her neper dhom :D, kam nje variant. kerkesat i ploteson, tani duhet vlersuar nga masteri 😀 .
    http://albanianwizard.org/Postokodin/42
    kalofshit mir,
    ciao.

  3. Pershendetje Ludion,
    Ushtrimi eshte thjesht mrekulli, nuk ka bug-e kerkesat plotesohen 100%.
    Mendoj se eshte nje zgjidhje me e zgjuar se ajo qe gjeta une.
    http://albanianwizard.org/Postokodin/43
    U fokusova me shume tek finalizimi, nderkohe qe fokusimi duhet te jete tek i gjithe ushtrimi 😉
    Flm per komplimentet per faqen , ushtrimi me pelqeu shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *