Hapat e para te webmasterit

Kjo teme eshte ideuar per te ndihmuar te gjithe ata qe duan te behen webmaster, dhe per tu dhene idene kryesore se si funksionojn gjerat.
Po marrim nje emer, psh Tomi..
Tomi dje mori kompiuterin dhe babai i vet i tha, “meso se si behen webet qe te bejm nje web per biznesin tone” dhe Tomi tha:

Si te behem webmaster?

Si fillim, duhet te kuptojm se ç’fare eshte nje webfaqe, dhe si arrihet ajo te vizualizohet ne kompiuterin tone.
Per kete duhet te fiksojm disa koncepte te thjeshta:
Klienti: Pra ju, qe po e vizitoni nje faqe ne internet psh google.com , dhe ne kete rast Client quhet browseri qe mund te jete opera, firefox, safari, konquerror , links, etj
Cache: Hapesire ne hardiskun tuaj e perdorur nga programi qe perdorni per te lundruar ne internet , hapesire ne te cilen depozitohen faqet qe vizitoni me gjith imazhet dhe failet e ndryshme qe i nevoiten browserit per te paraqitur ne menyre korrekte nje faqe.
Linja e internetit: Normalisht per te pare faqe interneti u duhet dhe linja e internetit, e cila nuk eshte asgje tjeter vetem se nje rruge komunikimi midis teje dhe “botes se jashtme” te internetit. Ajo trasporton te dhena dhe kaq!  [:p]
Serveri:Serveri eshte nje kompiuter i madh, i ndertuar po si kompiuteri qe po shikon ti kete faqe vetem se me parametra shume me te fuqishem dhe me nje sistem operativ te pershtatshem, psh ndonje Unix\Linux.
Wikipedia: Ose enciklopedia falas, eshte nje faqe qe u duhet webmasterave per te mesuar se ç’fare eshte Domain , FTP, MySql, IP, dhe ç’do pyetje qe keni mund ta drejtoni tek Wikipedia dhe Google. Ato jane miqte tuaj te gjendshem ne ç’do kohe.
Tani qe e mesuam kete, si funksionon e gjithe kjo?
Tomi sapo vuri internetin, dhe ka te instaluar ne te browserin Opera (si me i mire dhe me i sigurt ne krahasim me te tjeret) dhe tek adresa siper shkruan www.google.com dhe jep enter :S
Ne ekranin e kompiuterit u shfaq nje faqe me te shkruajtur GOOGLE me nje hapesire ku mund te shkruash dhe mund te kerkosh… Ç’fare ndodhi?
Broseri yt, dergoi nje kerkes tek serveri , pra Clienti i kerkoi serverit qe ta shoh,  Serveri e pranoi kete dhe u krijua nje lidhje midis ketyre te dyve. Kjo lidhje ishte lidhje interneti apo jo? Keshtu qe ne cache te browserit te Tomit u shkarkuan faile nga serveri,pra ne fjale te tjera, ajo qe po shikon ne realitet eshte ne kompiuterin tend, dhe eshte nje kopje e asaj qe gjendet ne serverin qe mund te jete shume qindra apo mijera kilometra larg. Ky eshte nje koncept shume kyç dhe themelor per tu fiksuar.
Ok, Tomi lexoi temat e wikipedia dhe kerkoi ne google per pyetjet qe kishte, cili eshte hapi tjeter?
http://www.w3schools.com/
Tek kjo faqe do te mesojm bazat e HTML dhe CSS, dhe klikoni tek keto te dyja per me shume info, keshillohet qe per momentin te mos ngaterroheni me HTML 5 sepse do i hapni pune vetes :)
I lexove dhe i bere testet tek w3schools? I kalove me sukses?
Nese po, atehere mund te vazhdosh te lexosh, nese jo kthehu dhe njehere dhe mesoi.
Te provojm aftesite tona :)
Shkarkojm nje template nga freelayouts , mbasi e shkarkuat klikoni tek index.html dhe do te hapet e njejta faqe por tashme kjo quhet ne “local” pra lokalisht sepse gjendet ne kompiuterin tuaj dhe jo me ne server. Nese jeni ne windows klikoni view source me browserin tuaj, (keshilloj opera) dhe editoni aty ato qe deshironi te editoni. Mbasi keni mbaruar editimin e faqes, faileve html, failit css, dhe imazheve doni tua tregoni kete punim shokeve tuaj. Cili eshte hapi tjeter?
Nje sherbim “Web Hosting” ku mund te hostoni failet tuaja ne menyre qe shoket te kene mundesi per ti pare, por me sa lexuat keto sherbime jane me pagese, atehere si i behet?
Kerkoni ne google me “free webhosting” dhe regjistroni nje akont diku.
Ok, u regjistrova dhe me dha disa username\passworde per FTP, MySQL (databaze) dhe login ne kontroll panel dhe nje subdomain psh, faqaime.hostifalas.com tek e cila kur e vizitoj me thote “constructing…” Tani eshte momenti qe te hedhim online ate qe kemi ne kompiuterin tone, kete do e bejm me ate qe quhet FTP-Client, dhe nje i mire dhe falas eshte dhe Filezilla (kekoje ne google).
Ok, fusim username, domainin, passwordin dhe lidhemi.. Perfundojm Uploadin (ngarkimin e faileve) dhe shkojm vizitojm faqen tone.
Do te shohim te njejtat faile qe kemi pasur ne kompiuter.
Ja ku u be dhe faqa jone e pare.

Dhe ky eshte nje webmaster?

Jo, ky ishte vetem hapi i pare, tani jemi familiarizuar me html\css, aplikacionet e webmasterit, serverat, ftp-t, sherbimet hosting dhe tani mund te fillojm realisht  te merremi me punen e webmasterit.
Normalisht nuk do rrime akoma te merremi me sherbime hosting free, por Tomi do te pergatisi nje faqe ne php, dinamike per biznesin e familjes.
Per kete i duhet qe te testoj faqen ne local, dhe per kete duhet qe kompiuterin  e tij ta shnderroj ne nje server te mirefillt.
Vetem nje fjale :)
http://www.apachefriends.org/en/xampp.html
ose
Wamp ose VertrigoServ ose …
Njehere qe e kemi instaluar, mund te vizitojm 127.0.0.1 me browserin tone, dhe tek direktoria www fusim failet qe na interesojn.
Ne vazhdim, shkarkojm CMS te ndryshem per te bere eksperimente, disa videotutoriale per ti instaluar do ti gjeni dhe tek:
http://albanianwizard.org/videotutorialeshqip/index.php
Nderkohe qe nese perdorni linux, per te instaluar e konfiguruar apache, php, mysql, mund te lexoni temen e meposhtme:
Lexo instalimin dhe konfigurimin e apache-mysql-php etj ne linux
Tani qe kemi ambjentin tone, shkojm shkarkojm disa CMS falas nga
http://php.opensourcecms.com/
Mbasi i shkarkojm, instalojm ashtu si tek videotutorialet dhe mbasi testojm, ndryshojm dizainin, personalizojm, dhe jemi te kenaqur nga rezultatet mund ta hedhim online ne nje sherbim hosting me pagese..

Disa pika themelore per te qene nje webmaster i mire:

Ne shumicen e rasteve, te percaktuarit nese dikush eshte nje webmaster i mire apo jo , nuk eshte thjesht nese di te instaloj nje skript, tezgjedhi nje design, apo te jete i mire ne SEO. Per mua si Ardit, webmaster i mire quhet ai qe u jep te tjereve ate qe webmasterat e tjere nuk u japin, ofron ate qe te tjeret nuk ofron dhe ne te njejten kohe perfiton dhe vet , perfitim ky qe mund te jete ekonomi, moral, kulturor etj.
Keshtu qe per te mos u lodhur koken, per mua eshte vetem nje pik Kreativiteti, i cili rrjedh duke sjelle origjinalitetin kjo duke u pare ne kendveshtrimin e sjelljes tek vizitoret te materialeve  \ sherbimeve sa me dinjitoze dhe te mira. Veçanerisht nese te tjeret nuk i ofrojn.
Keto ishin hapat e pare te nje webmasteri me njohuri themelore, hapat e tjera qe duhet te bej nje webmaster jane:
SEO (te behet specialist , sa me shume aq me mire)
Security (pa nje siguri relativisht te mire, ç’fare kuptimi do te kishte e gjith puna?)
Marketing (ti drejtohet web – marketingut ne menyre qe te kete perfitime sa me te mira).
Si mendoni, a do e ndertoj Tomi faqen e internetit per biznesin e shtepise 😛 ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *