Mini Tutoriale Shqiptare – Kategori e re, per te gjithe.

AlbanianWizard.org inaguron sot nje kategori te re te quajtur “Mini Tutoriale Shqiptare” kjo per arsyet e meposhtme:
1) Shumica e temave ne albanianwizard.org, kane nje audience te limituar, (Student informatike, IT, programator, etj) kjo per shkak te nivelit te tyre dhe terminologjise se perdorur ne to. Ata qe i kuptojn plotesisht dhe marrin prej tyre, edhe pse trajtohen ne nje menyre te thjeshtesuar jane pak, keshtu qe per te vazhduar ndihmen ndaj shqiptareve dhe per te perhapur njohurite e informatikes po hapim kete kategori te re, ne menyre qe te gjithe pa perjashtim te kene mundesi te perfitojn nga keto tema te cilat do te jene te shkutra pa terminologji te renduar, dhe normalisht do te kene stilin dhe firmen AlbanianWizard 😉 .
2) Per te vazhduar me moton tone: “Per nje shqiperi te ditur..” duke u ardhur ne ndesh shqiptareve per probleme te vogla qe ndonjehere hane shume kohe, nderkohe qe  keto materiale do te jene teresisht te kuptueshme, do te trajtohen ne nivel sa me te ulet qe te jete e mundur dhe per me teper do te merren direkt nga persona qe realisht e studjojn informatiken duke u kursyer kohen tuaj , dhe duke dhene me pak fjale nje mesazh dhe sqarim te plote per probleme dhe “pyetje” te perditshme qe i vijn ne koke perdoruesit te thjesht te kompiuterit.
3) Duke pare mungesen e nje kategorie te tille ne atmosferen e internetit shqiptare, kjo edhe per mangesite ne aspektin e njohurive te “pseudoinformaticieneve” qe jane perhapur kohet e fundit ne net, vendosem qe ti japim nje zgjidhje sa me te shpejt kesaj plage dhe nje mjekim me ilaçin e duhur 😉

Me respekt, Stafi i http://albanianwizard.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *