Windows Media Player nuk me hap videon – filmin!

Pershendetje, jeni ne windows dhe keni shkarkuar nje film?
Klikuat 2 here dhe windows media player u thote qe u duhen kodeks apo nuk e suporton filmin, shkurt nuk e hap?
Ja 2 zgjidhje te problemit:
Zgjidhja 1
Programi nuk e hap per shkak se nuk arrin te njohi formatin e videos, keshtu qe ne menyre qe ta njohi i duhet nje tjeter program i cili quhet “kodeks”, keshtu qe shkojm dhe shkarkojm programin duke vizituar:
SHKARKO Vista Codec Pack
Mbasi kemi klikuar tek “Major Geeks” per te shkarkuar, dhe mbarojm shkarkimin , instalojm programin duke klikuar 2 here siper dhe duke shtypur “Next Next Next…” deri sa te perfundoj instalimi. Tashme videoja\filmi juaj do te vizualizohet pa problem.
Zgjidhja 2
Nje zgjidhje tjeter, edhe kjo shume e thjeshte eshte instalimi i nje programi tjeter te njohur siç eshte VLC media player te cilin mund ta shkarkojm nga webi zyrtar:
Shkarko VLC-n
Mbasi e shkarkojm e instalojm, kesaj radhe klikojm me te djathten (e mausit ose te touch padit) mbi videon\filmin qe duam te hapim dhe i japim “open with” ose “apri con” ose “hape me” dhe zgjedhim VLC, dhe vidjoja apo filmi do te hapet :)
Njoy 😛

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *