Mesazhet e Networkut : Emrat dhe Formatimi ne rrjet sipas OSI

Shume networke perdorin sot packet switching si teknologji komunikimi ku dergojn nje grumbull te dhenash nga nje paisje networku tek tjetra. Edhe pse fjala “paket” duket ne kete metode, fjala me e pershtatshme per te pershkruar kete fenomen quhet “Mesazhe”. Mesazhet pra jane struktura te perdorura per te derguar informacione ne rrjet. Kjo terminologji hera-heres eshte shume e pershtatshme sepse ndihmon ne pershkrimin e pershtatshem per permbajtjen qe ka paketa, apo shtresen network ne te cilen po punohet. PSH:

Paket – eshte nje term qe perdoret per te pershkruajtur mesazhet qe dergohen ne shtresn e OSI-t qe quhet Shtresa Network. Pikerisht per kete arsye degjojm shpesh “Paketat IP” panvarsisht se si term perdoret edhe per te pershkruajtur ç’faredolloj mesazhi ne ç’faredolloj shtrese te Networkut.

Datagram – ky term eshte gati sinonim me Paketen, dhe e gjejm shpesh te perdoret per teknologjite e shtresave te networkut. Gjithashtu perdoret si referim per te pershkruar nje paket ne nivelet me te larta te OSI-t.

Copezat – (frame) ketu behet fjale per nivelet e uleta te shtresave OSI, per kete arsye perdoret me shpesh ne shtresen data-link. Me raste perdoret edhe ne shtresen Fizike. Frame, apo Korrniza si emer na thote se eshte Pjesez, cope e diçkaje me te madhe dhe na le te kuptojm se formohet duke marre Mesazhe te nje niveli me te larte dhe duke i copetuar ato ne copa me te vogla te nevoitura per nje nivel me te ulet.

Qelit – Paketat dhe Copezat (frames) mund te kene madhesi te ndryshme ne baze te permbajtjes qe kane ndersa qelite kane nje madhesi te fiksuar e cila nuk ndryshon psh mesazhet prej 53 bytesh te derguara ne Asynchronous Transfer Mode (ATM) quhen qeli (cells). Ashtu si Copezat, ato operojn ne shtresa te uleta te OSI-t.

Komunikimi ne rrjete te lloit packet-switched eshte i bazuar ne shkembim e artikujve qe ne pergjithesi quhen mesazhe. Keto copeza informacioni mund te quhen dhe Paketa, Copeza, Datagram, Qeli ne baze te protokolleve dhe shtreses se networkut ne te cilen po perdoren.

Formatimi i Mesazheve te Rrjetit

Me siper u trajtua per menyrat se si Mesazhet perdoren nga nje protokoll e shtrese tek nje tjeter, por realiteti eshte qe diferencimet duhet te behen ne baze te permbajtjes se tyre. Per tu fiksuar eshte se ç’do protokoll perdor nje menyre te veçant formatimi qe e ben te ndryshoje nga nje protokoll tjeter.

Kreu – Informacion i cili eshte i renditur perpara te dhenave (ngarkeses\permbajtjes) i cili permban informacionin e kontrollit, qe jane informacione me rendesi sepse percaktojn karakteristikat kryesore te mesazhit pra “si, qysh , tek” te dhenat qe vijne mbrapa do te interpretohen, ç’fare madhesie kane etj..

Te dhenat – Te dhenat jane informacioni real i cili do te shkembehet, mund te jene ne madhesi te ndryshme dhe gjenden ne qender te Mesazhit. Ne disa raste nje Mesazh mund te jete pa te dhena , ne keto raste mund te perdoret per te kontrolluar komunikimet (psh per te filluar apo mbyllur nje komunikim).

Footer – si te themi “perfundimi” i Mesazhit, nuk shume ndryshim nga Kreu (headeri) sepse pak a shume permbajn te dy informacione kontrolli.

Formati i pergjithshem i Mesazheve te Networkut eshte i perbere nga Kreu, Te Dhenat, dhe ne disa raste Footeri. Mesazhi i futerit nuk ka ndonje ndryshim ne funksion nga ai i Kreut (headerit) perveçse ne pozicionim (kreu ne fillim, fundi ne fund). Futeri perdoret vetem ne disa raste, psh rastet kur te dhenat ne fushen e “TE DHENAVE” llogariten gjate kohes se transmetimit.
Akoma me me rendesi eshte se siç u permend me siper ç’do mesazh i nje protokolli te caktuar ka Headerin dhe Footerin e tij i cili ndryshon nga nje tjeter, kete Header dhe Footer do e fusim tek Protocol Data Unit (Njesia e protokollit te te Dhenave) PDU perderisa percaktojn dhe protokollin ne baze te te dhenave. Ndersa vete te Dhenat qe permban Mesazhi do i fusim tek SDU (Service Data Unit) per shkak se te dhenat jane rezultat i sherbimit ne realitet dhe nuk percaktojn protokollet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>