Mesazhet e Networkut: Adresa dhe Transporti

Mbasi kemi lexuar 2 temat Koncepte baze te rrjetit dhe Mesazhet e Networkut, formatimi dhe emrat sipas OSI mund te shohim edhe kete teme te thjeshte te cilen do e kuptojm duke perdorur analogjine.
Eshte e qarte, qe nese une nisem per tek tregu per te bere pazaret zgjedh:
a) do iki me makine?
b) do iki me biçiklet
c) do perdor mjetet?
d) do eci ne kemb..
Kjo ka te bej me transportin dhe nje pik tjeter qe na intereson ne temen Mesazhet e Networkut, Adresa dhe Transporti eshte dhe Adresa pra tek cili treg do iki? Ku do e bej pazarin ^^ ?

Ndarjet e mesazheve ne rrjet jane ne baze te:

Adreses dhe Transportit

Unicast – ne kete rast origjina eshte 1 paisje dhe destinacioni eshte 1 paisje networku, dhe kjo perben rastin me normal ne komunikimet e sotme te networkut. Ne analogji mund te marrim rastin e nje rrjeti si MSN ku 2 persona jane duke folur me njeri-tjetrin ne Messenger. Ne kete rast paketat origjinohen nga nje paisje dhe kane nje paisje te vetme si destinacion. Transporti eshte si ne rastin kur dergon nje leter, kjo leter ka nje dergues dhe nje destinacion dhe transportohet nga PTT tek destinacioni.

Broadcast – ne kete rast origjina eshte 1 paisje, porse destinacioni jane te gjitha paisjet qe gjenden ne rrjet, keto jane mesazhe qe perdoren per funksione te ndryshme psh per te pare nese paisjet jane online apo perdoren per monitorimin e rrjetit. Pra ky mesazh i shkon te gjith rrjetit dhe eshte njelloj me tellallin njehere e nje kohe qe i jepte lajmin popullit. Pra tellalli eshte paisja qe dergon lajmin ndersa destinacioni eshte i gjith populli.

Multicast – keto jane raste te komplikuara te mesazheve te networkut ku mesazhi ne keto raste i dergohet nje grupi e anetareve te nje networku te cilet plotesojn nje kriter, dhe vetem ata qe jane ne kete destinacion. Kjo eshte si rasti i furnizuesit dhe dyqaneve, psh nje furnizues mishi nuk do shkoj te shesi mishin tek dyqanet e bukes por do shkoj te shesi viçat tek kasapet. Ne kete rast destinacioni edhe pse eshte ne shume vende ka nje kriter te caktuar. Ne rrjet ky  rast mund te krahasohet me  nje video konferenc kur shefi u flet nenpunesave ne te njejten kohe. Pra videokonferenca eshte e drejtuar tek nje grup i caktuar ne rrjetin e firmes dhe jo tek te gjithe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *