Te pathenat mbi Open Systems Interconnection – OSI

Kjo eshte nje nga temat e veçanta ketu ne albanianwizard.org , ky materiale eshte nje “DUHET LEXUAR” nga te gjithe ata qe jane te interesuar ne rrjet\network, qofshin student apo te apasionuar, apo ç’faredolloj kontakti kane me rrjetin.
Per te kuptuar ashtu siç duhet Open System Interconnection Layers apo siç quhen zakonisht OSI-Layers duhet te kthehemi mbrapa ne histori..
Referenca e Modelit OSI u ideua ne fillimet e saj per te krijuar nje standart te pranueshem gjithandej ne menyren se si komunikojn paisjet e networkut me njera-tjetren si dhe shpjegimin e tyre. Per “menyren se si komunikojn paisjet e networkut me njera-tjetren” ne gjejm shume kohe me perpara termin OSI Protocol Suite, kurse per “shpjegimin se si punojn paisjet apo networku ne pergjithesi\veçanti” gjejm ate qe sot perdoret aq shume dhe eshte OSI Reference Model.
Pra siç e pame OSI kishte 2 objektive:
1) Te behej nje standart i pergjithshem ne aplikimin e protokolleve , synim i cili deshtoi pas luftes me TCP\IP e cila mbizoteron sot edhe pse ka ne te nenprotokolle qe jane origjinar nga OSI
2) Te behej nje standart ne KUPTIMIN dhe SHPJEGIMIN e dukurive ne network, synim te cilin nuk eshte e veshtire per te kuptuar qe e ka arritur, mjafton te hapim librin e pare te networkut dhe do gjejm ne te OSI LAYER.
3) :D, Po Pse LAYER?
Bukur, kjo pyetje eshte goxha e mire.
Nese i mesojm dikujt N llojet e protokolleve me karateristikat e tyre, do ti behet nje çorap ne kok qe sdo ket me zgjidhje, edhe pse secili nga keto protokolle ka karakteristikat e veta dhe shume prej tyre gjejn aplikim ne raste te ndryshme. Keshtu qe po sjellim nje analogji, nese tek BMW i caktojn nje punetori qe te bej makinen nga fillimi deri ne fund do te ishte diçka e pamundur edhe pasi nuk do te kishte mundesi te zoteronte te gjitha ato njohuri, keshtu qe prodhimin e makines e kane ndare ne shtresa apo kategori si dizaini, projektimi, aereodinamika e keshtu me radhe duke krijuar keshtu nje THJESHTESI e cila ne temen tone quhet OSI Layer.
Open Systems Interconnection Layer – sot perdoret shume pikerisht per te shpjeguar se ku hyn nje protokoll, por te shohim sot gabimet qe behen shume edhe ne universitete persa i perket ‘ekstremisteve’ te OSI-t te cilet po i ndajm ne dy grupe:
Ekstremi 1 – jane ata qe e ulin OSI-n ne nivelin e fundit duke thene se eshte diçka e te kaluares dhe “shume teorike” dhe se gjen aplikim ne protokollet moderne si TCP\IP nocion ky krejtesisht i gabuar pasi ka ardhur si kundershtim i
Ekstremi-t 2 i cili thote se ç’do protokoll ka nje implementim strikt ne shtresat OSI.
Nuk eshte e veshtire per te kuptuar se keto grupe kane ardhur ne perfundimet e tyre ne menyre te nxituar dhe me shume per te kundershtuar :)
Ja dhe arsyet, te thuash se OSI nuk gjen aplikim ne protokollet moderne eshte gabim pasi nuk mund ti pershkruash ne menyre te qarte keto protokolle pa u referencuar ne OSI, nderkohe qe te thuash se ç’do protokoll i takon nje shtrese e OSI-t edhe kjo eshte ekstrem pasi nuk eshte e thene qe nje protokoll duhet te jete sezben ne nje shtrese te OSI-t pasi gjejm shpes qe ta gjeje veten ne 3 shtresa, e te mos flasim per rrjetet WLAN te cilat jane diçka gati e huaj per OSI-n i cili ne fillim u dizenjua per LAN-e.
KESHTU QE
Modelet si OSI sjellin nje menyre me te leht per te copetuar dhe modulizuar internetworket gjigande duke sjelle nje kuptim te lehtesuar te tyre, edhe pse modeli eshte teorik konceptet e tij gjejn aplikim ne rrjetin sot dhe do te ishte e pamundur krahasimi i protokolleve me njeri-tjetrin pa modelin OSI.

Perfundim
Eshte gabim si ta anashkalosh OSI-n po ashtu edhe ti japesh aq shume rendesi saqe te perpiqesh qe ç’do protokoll ta fusesh ne OSI ne menyre strikte dhe pedante, keshtu qe keshilla ime ne kete rast eshte te perdoresh OSI-n gjersisht sepse te lehteson kuptimin vetem ne rastet kur çeshtja komplikohet dhe duke e aplikuar modelin OSI çeshtja peshtjellohet atehere duhet ti largohesh :)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *