OSI SHTRESA 2 – DATA LINK (DLL)

Data link renditet e dyta ne shtresat OSI, kjo shtrese fillon aty ku parimisht fillojn shume sherbime te “telave” dhe wirelesit si psh : Ethernet, Token Ring, FDDI, dhe 802.11 (Wi-Fi) etj. Njeri nga funksionet kryesore qe ka kjo shtrese eshte qe te tranportoj te dhenat nga nje entitet networku ne nje entitet tjeter dhe ka gjithashtu aftesine per te korigjuar gabime qe mund te krijohen ne shtresen fizike.
Ne kete shtrese te OSI-t te dhenat do i quajm “frames” term te cilin e kemi sqaruar ne temat e meparshme tramsporti i te cilave behet ne te njejtin rrjet, pra ne te njejtin LAN apo ne te njejtin Local Network per te qene me i sakt. Pra frames nuk i kalojn limitet e local network, pasi per komunikimin midis networkeve i takon shtresave me te larta te rrjetit.

Data link ndahet ne 2 nenshtresa te cilat jane LLC (Logical Link Control) dhe MAC (media access control), ndarje e caktuar nga IEEE ne projektin Ethernet 802.
Funksionet e Shtreses Data Link

  • Logical Link Control (LLC) apo linku llogjik i kontrollit i referohet funksionit te kerkuar per vendosjen e lidhjes midis paisjeve te rrjetit.
  • MAC – Media Access Control , kjo i referohet proçedurave te perdorura nga paisjet per te kontrolluar aksesin ne “Mesataren e Networkut”.Perderisa shume networke perdorin nje mesatare te ndarjes se risurseve si kabllo interneti qe jane te lidhur elektrikisht me paisjet e ndryshme duhet te kontrollohet aksesi dhe perdorimi i tyre ne menyre qe te evitohen konfliktet.
  • CSMA/CA – si protokoll per te evituar kolizionet ne rrjetet Wireless
  • Data Framing – i takon Data Linkut si proçes dhe eshte proçesi i inkapsulimit te mesazheve qe vijn nga nivelet me te larta te rrjetit ne frames apo copeza te vogla te cilat dergohen neper rrjet ne nivelin Fizik (1).
  • Adresimi (ne baze te adreses MAC) – pergjegjes per adresimin ne rrjet, ne nivelin me te ulet te mundur eshte Data Link i cili sigurohet qe ne paketa te jete destinacioni i duhur destinacion qe percaktohet nga nje adrese e paisjeve hardware qe quhe adresa MAC ose MAC adress. Eshte nje adres ne hexadecimal e hardwarit dhe secili hardware (skede ethernet apo wireless) ka nje te tijen dhe ne baze te kesaj adrese Data Link kontrollon destinacionin.
  • Identifikimi i gabimeve dhe perpunimi i tyre – data link eshte pergjegjes per kapjen e gabimeve qe krijohen ne shtresen poshte saj (Shtresa Fizike).
    Ne kete shtrese te rrjetit, ndodhin dhe ato qe njihen me emrin “Kolizione” dhe kjo ndodh kur paisjet duan te perdorin mediumin e rrjetit ne menyre te njekohesishme, dhe si pasoje ndodh kolizioni i cili ne keto raste eshte i paevitueshem por me ane te funksionit te rikuperimit\ripristinimit Data Link rikthen rrjetin ne gjendjen normale.

Siç u tha dhe ne temen e meparshme, PHY dhe DLL jane shume te varur nga njeri-tjetri dhe relacionohen shume mire. Disa karakteristika enkodimi dhe shtresa te nivelit Fizik specifikohen nga teknologjia e perdorur nga DLL (Data Link). Nje shembull per kete eshte dhe standarti Ethernet 802.3 i cili specifikon jo vetem se si Etherneti duhet te punoj ne shtresen 2 po edhe varjimet e tij ne shtresen Fizike. Shtresa Data link nga ana tjeter preokupohet vetem me paisjet lokale, pra qe jane te aferta me te dhe jo me paisjet e largeta.
Pikerisht per keto arsye, kemi thene se eshte gabim qe ti ndash me thik shtresat e OSI-t dhe ne te njejten kohe eshte gabim qe ti lesh anash pasi perdoren per dizainin konceptual baze sot ne fushen e networkut.

Ne vazhdim themi dhe se per disa paisje thuhet se operojn pjeserisht ne nje nivel dhe pjeserisht ne nje tjeter e ky fenomen vjen gjithmon e me shume ne rritje me suportin dhe opcionet gjithmon e me te mira te paisjeve te reja network qe po prodhohen.
Keshtu qe: Shtresa Data Link eshte vendi ku percaktohet shumica e teknologjive LAN dhe Wireless, eshte pergjegjes per kontrollit logjik te linkut, kontrollit te aksesit mesatar, adresimit hardware, fragmentimit dhe identifikimit te gabimeve.
Ne raport me abinimin e saj me softwarin shtresa Data Link shpesh mund te merret dhe si “driveri i networkut” per hardwarin e perdorur dhe shpesh merret si nje interface komunikimi midis shtresave te tjera.
Shembuj te DATA LINK ne boten reale:
Nder protokollet me te njohura qe perdoren ne kete shtrese jane: ATM, Ethernet, (PPP) Point-to-Point-Protocol, High-Level Data Link Control (HDLC), Cisco Discovery Protocol (CDP), IEEE 802.11 wireless LAN, StarLan etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *