OSI SHTRESA 5 – SHTRESA E SESIONIT

Ja ku po hyjm tek “abstraktja” apo aty ku fillon aplikacioni dhe ndryshimi real i shtresave te OSI-t. Deri tani u mesuam me fragmentim, paketim , transport , adresim dhe preokupim me si te shkembejm te dhenat, ku ti transferojm , si ti transferojm , si te krijojm lidhjen midis dy hosteve e keshtu me radhe ndersa tani kemi hyre tek Shtresa 5 e cila eshte me e uleta e niveleve te larta dhe tashme nuk merret me me punet e “renda” por preokupohet me shume me lejimin e paisjeve qe te krijojn sesione. Ç’fare eshte nje sesion? Sesion eshte nje linkim persistent midis dy proçeseve aplikative per nje kohe te caktuar aq sa i nevoitet aplikacioneve per te shkembyer te dhenat.
API – Application Program Interface
Puna primare e shtreses se sesionit eshte qe te vendosi sesione midis aplikativeve dhe ne realitet programet e kesaj shtrese jane me shume aplikative se sa protokolle. Keto aplikative i sherbejn shtresave te siperme nepermjet komandave te caktuara qe zakonisht quhen appliaction program interface apo API.

API-t e zakonshme perfshijn NetBIOS, Remote Procedure Calls [RPC], TCP\IP Sockets te cilat e lejojn aplikacionin te kryej komunikime te nje niveli te lart nepermjet networkun thjesht duke perdorur keto ‘metoda komunikimi’ te standardizuara.
Keto (API-t) jane ne interes primar sidomos per programatoret te cilet shkruajn inteface komunikimi per programet e tyre , dhe ky interes deshmohet edhe ne C# (C sharp) e cila eshte nje gjuhe e ideuar pikerisht per nje API te programueshme me thjesht dhe per programe networku te kodueshme ne menyre te thjeshte dhe funksionale.

Socket Programming, eshte nje shkenc e zhvilluar plotesisht ne kete shtrese, pra ne shtresen Session (5), dhe perdoret zakonisht per te krijuar bashkbisedimin midis dy aplikacioneve ne rrjet ne nje sistem Unix, nderkohe qe NetBIOS perdoret gjeresisht ne sistemet windows. Keshtu qe nuk duhet te bejm gabim dhe te themi se “Socket eshte protokoll” sepse nuk kemi te bejm me me “si dhe qysh te transportohen te dhenat nga filan router, te kalojn ne kete linje, e te fragmentohen kaq here” por kemi te bejm me shtresen abstrakte dhe aplikative ku fuqia i qendron aplikacionit. E njejta gje ndodh dhe me NetBios meqe ra fjala, ai nuk eshte protokoll prandaj quhet NetBios – TCP\IP sepse ndertohet dhe nderverpon MBI Tcp\IP-n dhe nuk eshte protokoll me vete. QART 😉 !?
Kjo eshte dhe arsyeja se pse kur klikoni tek NETWORK ne windows u dalin kompiuterat me emra te caktuar qe i takojn nje domini (WORKGROUP, psh) dhe nuk u dalin adresat IP, te tyre apo adresat Hardware (kjo nuk do te thote qe nuk i disponojn, ndryshe nuk do te ishte e mundur lidhja).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *