Windows 7 Ultimate 0-day vulnerabilitet

Hellooooo 😀
Gabimisht, dhe per kuriozitet isha duke eksploruar pak nje Windows 7 Ultimate, e vertet kane bere goxha pune ne krahasim me versionet e meparshme si stabiliteti etj por mbas instalimit pashe diçka shume interesante.
Porta 5357 qendronte gjith kohes ne Listening (ne TCP dhe UDP) dhe jo nga nje proçes dosido por nga vet sistemi :)
Ky vulnerabilitet na lejon qe te terheqim informacione dhe te dergojm informacione te rrezikshme sistemit, diçka e tille eshte e lejuar dhe nga firewalli i windowsit te pakten keshtu tregoi skanimi me nmap dhe lidhja me netcat e me browsera gjithashtu.
Meqenese porta menaxhohet nga System atehere informacionet qe mund te dergohen dhe merren mund te jene kritike.
Per momentin nuk ka zgjidhje nga Microsoft, dhe reportin ta bej ndonjeri nga ju qe po lexoni kete postim.
Nuk e mbajta priv8 pasi heret a vone do dilte, keshtu qe sorry nese po fyej ndonje blackhat.
(Ah, per ata qe po e perdorin keshillohet instalimi i nje firewalli te mire dhe filtrimi i portes, kjo do e zgjidhte problemin.)
Testimi u be ne nje Windows 7 Ultimate, por besoj se dhe versionet e tjera duhet te jene vulnerabel.
Ky vulnerabilitet mund te perdoret gjithashtu per te explotuar aplikacione qe gjenden mbas firewallit te instaluara ne sistem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *