Historia e sistemeve operative Windows

Me sa duket ka pasur vizitore qe e kane lexuar faqen e “orientimit” ku thuhet dhe qe vizitoret kane mundesi te “porosisin” tema qe jane te interesit te tyre duke na dhene keshtu edhe me shume mundesi per te ndihmuar falas!

:)
Po vazhdojm me temen, ne baze te kerkeses se emailit qe me erdhi.
Atehere, ne radhe te pare mua nuk me pelqejn shume datat :), por do te perpiqemi ta trajtojm temen ne menyre sa me konstruktive dhe reale, pa shume komercializma dhe nje shkrim qe me kenaq si mua qe e shkruaj ashtu dhe juve qe po lexoni :)
Nderkohe qe me poshte eshte dhe nje video ku mund te shihet pamja qe kane pasur sistemet windows qe nga fillimet e tyre.

Fillojm nga Argetimi 😀

Po e fillojm menjehere me nje “sekret” te vogel qe bill-it nuk i pelqen, sistemi i pare qe kane nxjerre ne perdorim nuk ka qene i bazuar ne MS-DOS, por ne UNIX 😀
E bukur apo jo, Micorosoft qe bazohet ne Unix dhe sistemi quhet XENIX dhe ishte nje version i modifikuar i Unix.
Kjo ndodhi ne vitin 1980, 5 vjet mbasi u themelua Microsoft (11/29/1975).
Vazhdojm, 1 vit me vone lind “Interface Manager” ai qe me vone u quajt ashtu siç quhet sot “Windows” per shkak te embelsis qe ka si fjale per tregun dhe bleresit keshtu qe Microsoft beri kthesen dhe ju drejtua grafikes  mbi MS-DOS.
Sepse pikerisht, Windows 1.0 i vitit 1985 ishte nje skandal GUI i ndertuar mbi shell-in MS-DOS 5.0 (te cilin e kishin nxjerre ne perdorim version mbas versioni qe nga viti 1976), them skandal sepse kishte shume pak aplikacione dhe goxha mbrapa ne krahasim me Mac OS-x.
Per ta pasur te qarte se si nisi e gjithe kjo, shikoni kete video te Ballmar duke u munduar te shesi Windows 😀

httpv://www.youtube.com/watch?v=tGvHNNOLnCk

Ishte i madh 1Mb (sistem 16 bit-sh :$) dhe kushtonte 100$ qe ne ate kohe kane qene shuuuume shuuume shuuuuume lek :)
Duke pare deshtimin qe pati videoja me siper 😀 , dhe shitjet e pakta qe pati Windows 1.0 Bill Gates vendosi qe te “rrembente” te drejtat e apple per paraqitjen vizuale te cilen e kishte me te drejta copyright Apple, e cila normalisht e paditi Microsoftin per ate akt te thyerjes se te drejtave te autorit dhe eshte ironike sepse ishte vet Bill – Gates nje nder ata qe dilte me te madhe kunder pirateris software me shprehjen e tij “kjo dukuri ndalon shkrimin e kodit me cilesi te mire”..
Keshtu qe ky version i windows, duke pasur dhe grafike me te mire, pati me shume shitje dhe ambjenti ishte goxha i pershtatshem pasi jemi ne vitet ku lindin kompanite e para IT.
Per ndonje fanatik te Microsoft qe nuk eshte i bindur per studimin dhe kopimin e detajuar qe ju be Mac-Os-X, i themi qe aplikacioni i pare “origjinal” grafik i Microsoft eshte Exel (1987) dhe per “habi” u kodua fillimisht pikerisht per Mac-OSX dhe me vone per Windows.
Ky qe nje hap i mire pasi u be gati nje “default” ne treg.
Ja , ky ishte pak a shume fillimi i Microsoft, dhe vetem me Windows 3.0 ne 1990 vjen disi nje pune me serioze pasi suportohet 16mb ram, me shume se 640 kb akses ne memorje, dritare ne forme hierarkike, menaxher programesh, suport per rrjetin dhe me von ne 91 u drejtua drejt multimedias duke suportuar dhe CD-Rom.
Me kete, u shiten me shume se 10 milion kopie dhe shume prej tyre ishin te preinstaluara neper kompiutera, ashtu siç eshte windows sot i preinstaluar neper kompiutra.
Kjo shenoi nje hap prej gjigandi per Microsoft.

WINDOWS NT

Deri tani, Microsoft ishte duke shkruajtur kode te perziera midis OS\2 te IBM-s dhe MS-DOS-it te saj [goxha origjinale :P] por nga suksesi tha: “Pse mos te bej nje sistem operativ teresisht timin”?
Keshtu qe deklaroi ne 1991 qe la perfundimisht perpunimin e OS\2 dhe hapi projektin WINDOWS NT, por “SURPRIZE” perseri mania e kopimit te kodit :D, dhe Microsoft programon Windows NT mbi bazat e versionit ende te papublikuar te OS\2.2.0 te IBM-s, veprim qe perseri nuk la shije te mire, por nga ana tjeter me kete hap u be nje bum i madh ne treg dhe Microsoft rriti eksponecialisht fitimet e tij.
Kjo shenoi dhe realitetin e “divorcit” midis Microsoft dhe IBM-s, sidomos dhe nje DEMO e Ballmer i cili tregonte menyra te ndryshme se si mund te shkonte ne krash nje OS\2 i IBM-s.

Vijm tek viti 1992 ku vjen Windows 3.1 ku erdhi me suport te skedave audio me drivera te ndertuar ne brendesi te sistemit, truetype font, dhe screen savera, por mendoj se ne kete moment hapi me i rendesishem eshte se Windows hapi krahet dhe mori fluturimin dhe u be sistemi me i perdorur, akoma me me rendesi eshte se filluan te shkruhen programe per te nga programatore te ndryshem dhe firma te ndryshme.
Ja ku vijm dhe tek ai qe une e quaj Windows 1.0 sepse jemi tek Windows NT 3.1 ku sistemi vjen me nje kernel te ri te koduar nga Microsoft, ky Sistem 32 bitsh, vjen i adresuar dhe tek Enterprise me aplikacionet client dhe server si dhe me shume aplikacione popullore duke e bere keshtu klientin akoma me shume per vete.

Prapaskena

Mbas gjith kesaj, dhe 5 vitesh te mira gjyq, perfundimisht u dizaprovua gjyqi i Apple kundrejt Microsoft, Microsoft votohet si Kompania me Inovative dhe behet nderkohe sistemi operativ me i perdorur.

WINDOWS 95

Eh, ketu jemi me nje kompani te pjekur dhe me nje sistem te pjekur, Windows 95 solli IE si browseri i pare cross-platform, solli suportin e famshem DirectX, nje levizje e zgjuar per tu pushtuar tregun e lojrave, OEM interface , SDK per developersat.
Jemi ne kohen e suportit te skedave grafike dhe fillimet e suportimit te Audios ne 3D (efektet).

Microsoft “BOB” deshton.

Mos u çudit, edhe pse nuk e ke degjuar ndonjehere ka egzistuar dhe ka qene nje projekt i Microsoftit per te zevendesuar Windows 3.1 dhe Windows 95 ne aspektin e perdorimit te leht, pra per ta bere sistemin shume me te thjesht tentative qe deshtoi dhe prandaj nuk flitet shume per te 😉
Arsyeja? – Suporti hardware, shume i shtrenjte dhe me shume kerkesa, aq shume saqe perdoruesit filluan te pyesnin “windows apo mac?” keshtu qe doli nga skena duke shenuar nja nga deshtimet me te medha te Windows.
Projekti daton ne 1995.

Perpara se…. WINDOWS 98

Microsoft-i , ne vazhden e punimeve te tij DirectX ne 1996 nxorri dhe Simulatorin e Fluturimeve (loje) duke zene vendin e 5-ste ne rangun e prodhuesve te lojrave, ky version ishte vazhdimi i origjinalit per versionet e mehershme te windowsit. Diçka e habitshme dhe kurioze ishte sene kete kohe Microsoft bllokoi shitjet e Windows ne gjuhen kineze, kjo sepse ishte kunder “komunizmit” apo se ishte rast i volitshem qe te kalonte akoma me shume ne qender te vemendjes?
Boh, kush e di…
Perpara Windows 98 kemi dhe nje AntiTrust kunder Microsoft-it pikerisht per praktikat e tij anti-kompetitive per te mbajtur monopolin, ne kete AntiTrust te firmosur u angazhua dhe Departamenti i Drejtesise, dhe me ne fund gjyqtari njohu se Microsoft ka mbajtur Monopol dhe ka demtuar perdoruesit , rivalet dhe kompanite e tjera.
LOL
Me vone normalisht, mbas ndonje dore te mire lekesh jo vetem qe u hoqen akuzat nga Microsoft por u akuzua dhe gjyqtari per vendimin e marre :$.

WINDOWS 98 apo UPDATE?

Realisht, nga 2 versionet 98 dhe 95 nuk ka ndonje ndryshim shume te madh perveç Failsystemit Fat32, suportit USB, dhe integrimit te Internet explorer ne sistemin baze (me pare ka qene program ekstra), pervç kesaj u shtua dhe Windows Update, shume nga specialistet mendojn se ka qene thjesht nje update dhe jo nje sistem i ri, Une si perdorues i thjesht e ndaj kete mendim, keshtu qe nuk po flasim me shume dhe kalojm tek :

WINDOWS 2000

U ideua per te zevendesuar, dhe Zevendesoi.
Per mua me versionet  e tij Sever, Professional, Advanced Server, dhe Datacenter u ideua me shume per te konkuruar monpolin Linux ne fushen e platformave dhe serverave, erdhi me suport wireless dhe versione 64-bit per te suportuar proçesoret ITANIUM te Intel.
Kjo mendoj se eshte e vertete sepse direkt mbrapa Microsoft nxorri Windows ME (Millenium Edition) i programuar per perduresin shtepiak me Movie Maker, System Restore, pra ne fjale te tjera nje sistem “Plug & Play”.
Realiteti: Ishte nje “gaf” e nxituar pasi shpejt erdhen ankesat e konsumatoreve per instabilitet, krashe dhe “THE BLUEZZ SCREEN OF DEATH” :D, pasi thjesht Rocks!!
Dhe eshte e çuditshme pasi historia perseritet, per te konkuruar Macintosh ndodhi e njejta gje me Vista ku doli nje sistem shume i paqendrueshem aq sa shume preferonin te rrinin tek windows XP dhe vetem me windows 7 ndodhi ndryshimi, ashtu siç do shohim ndryshimin me:

WINDOWS XP

Ketu vjen dhe suksesi i Micrososft, sepse ky eshte realisht sistemi qe vodhi zemrat e klienteve :)
Erdhi me file sistem te ri (NTFS) nje mori aplikacionesh per perdorimin te perditshem, goxha i mire per lojra dhe nuk eshte e veshtire per te kuptuar se pse ende Windows XP eshte sistem i preferuar ne mas.
PS, pika e dobet e Windows XP [a mendoni se Ballmer do kete ndryshuar strategjine e shitjes tek XP?]
httpv://www.youtube.com/watch?v=_-8IufkbuD0

Do te shtoj dhe disa detaje qe mund tju pelqejn, ne 2003 Microsoft hengri gjob nga Bashkimi Europian me 497 milion € (mos i mendo se te merren mendt ) pikerisht per akuzat qe u permenden me siper nderkohe qe disfatat e radhes kunder “pirateris” vazhdonin, ja te flasim sot, sa e veshtire eshte te gjesh nje program.exe te krakuar?
Eshte me e veshtire te gjesh origjinalin nga faqet zyrtare, per kete Warez flet vet me shume se rreshtat qe po shkruaj.
Siguria ishte nje tjeter ane negative pasi gjithmon ka vuajtur dhe po vuan, kjo sepse sipas mendimit tim behen ca punet shkel e shko, dhe duhet te ndryshohet zemra e sistemit e cila eshte duke u çuar perpara me patch qe prej 8 vitesh.
Deri ketu besoj se eshte e paditura ne aspektin historik, pjesen tjeter deri tek Windows 7 e njohim keshtu qe besoj se 1:30 min mjaftojn per kete teme lol.
Ja dhe vidjoja plotesuese ku mund te shikoni Windows OS ne vite.

Shikim te Kendshem:
httpv://www.youtube.com/watch?v=MrMNHwmd9Hc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *