Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit

Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua “Inter-Network-u” dhe morem nje ide per ç’fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin ‘sot’ per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi.
Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, qofte ky informacion i drejtuar nga nje grup perdoruesish tek tjetri, qofte informacion i drejtuar nga nje firme biznesi tek konsumatoret apo qofte dhe Informacion i Rrezikshem perdorimi i te cilit varet nga qellimi.

Keshtu qe dalim ne nje perfundim se Interneti eshte “Shtepia e Informacionit” dhe pikerisht per ta bere kete informacion sa me te leht per tu ndare dhe arritur eshte zhvilluar shkenca e komunikimit ne rrjet dhe normalisht dhe mjetet e komunikimit ku do permendim ato me te rendesishme duke evituar rendin kronologjik te tyre.

Zines dhe EZines jane nga format me te vjetra te komunikimit derivojn nga ‘magazines’ dhe jane lloj revistash online , zakonisht ne formate text ku ndahet informacion i shkruajtur nga grupe te caktuara te cilat zakonisht nuk kane si prirje ndarjen e madhe te informacionit por jane te drejtuar nje grupi te klasifikuar lexuesish, nje shembull te nje faqeje te tille mund ta shohim tek textfiles[dot]com , zakonisht eshte nje webserver qe pret lidhje ne porten 80 dhe vizitoret perdorin web-browser (firefox, opera, safari, links etj)

E-MAIL ose Internet Mail, edhe kjo nga format me te vjetra qe sot njihet me shume e zhvilluar ne formen e saj web-mail si psh hotmail, yahoo-mail, apo i preferuari Gmail qe kohet e fundit eshte default ne https, edhe ne kete rast client eshte si me siper web-browser kurse serveri ofron nje interface ‘user-friendly’ per perdoruesit. Gjithsesi forma tipike eshte nje email server  qe mund te perdori POP3, SMTP, IMAP si protokoll dhe clienti po ashtu. Si teknologji e njohur per sigurine dhe privacy gjate shkembimit te emaileve eshte GnuPG.

Mailing-Lista edhe kjo nje form goxha e vjeter e komunikimit ne internet ku me ane te nje programi psh GNU Mailman ku ne kete rast kemi nje program te shkruajtur ne python tek i cili regjistrohen perdoruesit dhe komunikimi behet ne baze te dergimit te emailve ku kur dergohet nje email nga nje perdorues emaili i shkon te gjithe grupit, dhe nga njera ane eshte goxha form e mire komunikimi dhe sot. Nderkohe qe shembuj ‘modern’ te ketyre kemi bugtraq, google groups etj.

IRC , ketu kemi te bejm me te ashtuquajturin “chat” ku ne kete rast kerkon nje server dhe nje client ku servera te njohur kemi freenode.net , efnet.org 😉 , fuNET, DALnet etj. Zakonisht perdor porten 6667 ku client si mIRC, Xchat, LostIRC, Irssi (modular, i thjesht dhe shume stabel) apo tashme dhe web-browsera si opera e kane te perfshire nje client IRC.
Kjo forme komunikimi e internetit, vjen me kanale dhe ne formen e komunikimit ne kohe reale midis perdoruesve duke ofruar ‘kanale’ ne te cilat perdoruesit flasin me njeri-tjetrin ne kohe reale. Kemi dhe forma te tjera te IRC-s si pershembull miBIT

WebFaqet – kjo eshte forma me e perhapur sot ku perfshihen forumet, blogjet (tani jeni duke perdorur nje te tille), portalet ne pergjithesi dhe mund te jene faqe te veçanta ku psh mund te shkruhen vetem papers, mund te ndahen programe apo mund te jene faqe per zhvillime projektesh,  faqe reklamuese te bizneseve te ndryshme, faqe me sherbime, faqe multimediale me video (youtube)  dhe foto  etj etj. Kjo eshte nje kategori shume e gjere e cila perfshin nje pjese te mire te asaj qe nga shumica quhet ‘internet’ nderkohe qe ne realitet eshte vetem nje pjese e vogel.

File Sharing – po e fusim dhe kete ne kete tek “mjetet e komunikimit” pasi edhe kjo eshte nje mjet ‘komunikimi’ nderkohe qe ndahet informacioni, nder me te njohurit ne kete fushe eshte torrent ku ne kete rast nuk ka server por secili eshte client dhe server ne te njejten kohe, ka nje protokoll te caktuar dhe eshte ideuar ashtu si p2p apo forma te tjera per te ndare informacionin.
Zakonisht perdoret per te ndare informacion jo te ligjshem ku thyhen te drejtat e autorit.

VOIP – ose Voice over IP u ideua fillimisht per tu dhene jete telefonatave nepermjet internetit, funksionon dhe ky me server\client dhe ka protokollin e vet , faqe te njohura qe ofrojn kete sherbim jane VoipStunt te cilat ofrojn dhe telefonata me shqiperine voip-diçka etj.

IM ose Instant Messaging , doh, ka nevoje per tu sqaruar? Messenger, yahoo messenger, ndonje web – messenger e keshtu me rradhe, edhe kjo ka protokollin e saj dhe funksionon ne formen client\server. Me ane te IM-ve psh aMSN Pidgin, Windows Live Messenger qe jane client qe ne kete rast lidhen me rrjetin MSN mund te komunikosh ne kohe reale edhe duke suportuar videon\audion perveç mesazheve te shkruara.

VideoKonferencat – nje tjeter form komunikimi e ideuar per te ndare audion dhe videon ne dy drejtime ne te njejten kohe, dhe kjo eshte nje tekonologji paksa me e komplikuar, gjithsesi :

Sot, realiteti eshte se te gjitha keto sherbime shume programues kompani po perpiqen qe ti sjellin si nje pakete AIO (all in one) duke u munduar te perfshijn te gjitha sherbimet ne 1.
Dhe shpesh i gjejm te perziera me njera-tjetren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *