RREGULLA TE ARTA PROGRAMIMI

Shpesh here nje program cilesor ben diferencen, e kam fjalen ne te gjitha aspektet.
Le te permendim disa rregulla te arta qe vertet bejn diferencen:

1. Ne cilen gjuhe ta shkruajm programin?

Shpesh here kjo eshte zgjedhje vendimtare pasi gjuha qe mund te kemi zgjedhur nuk eshte shume e pershtatshme per nje program te caktuar ndersa nje tjeter eshte shume here me e mire, psh te marrim nje rast banal si psh te perdoresh assembly per te koduar nje program me grafik te avancuar ose e kunderta te perdoresh cobol nderkohe qe te duhet nje program shume i shpejt (pra qe mund te kodohej ne assembly ose python qe jane gjuhe qe japin goxha shpejtesi)
Pra ky eshte hap themelor.

2. Dizajni imagjinar i programit

Kjo vertet them se eshte pika kryesore dhe themelore e te gjith kesaj, pasi nese ne e ideojm programin ne koken tone, me te gjitha pjeset e tij pastaj zbatimi eshte thjesht 20% e punes, nderkohe qe nje programator i mire ne UML mund te bente shume pune ne keto raste, njohuri te tilla japin stabilitet, siguri, funksionalitet.

3. Thjeshtesia

Sa me i thjeshte, aq me mire, nje program i thjesht ka fluiditet dhe eshte i thjesht per tu rregulluar ndersa nje program i komplikuar eshte shume i prirur per te pasur bug dhe vulnerabilitete, ndersa nje program i thjesht eshte edhe me i leht per tu rregulluar dhe kjo çon tek nje rregull tjeter qe eshte PAK RRESHTA.

4. Modulariteti

Ketu hyjm tek programimi me objekte, shpesh jane objektet qe na kursejn rreshta kodi dhe na japin thjeshtesi, nje rregull shume i rendesishem ketu eshte:
Mbaje MAIN() me sa me pak rreshta kodi, kjo do te thote qe nese ne bejm nje program (po e zeme ne java) mund te kemi 15 faile.java ku vetem njeri ka main() per te egzekutuar programin, nese ne i ndajm Konstruktoret dhe metodat ne secilin nga failet dhe mainin e mbajm me pak rreshta vetem sa per te egzekutuar objektet e shperndara atehere kjo do japi nje program shume te thjesht per tu shpjeguar edhe njerit qe nuk ja ka idene programimit.

5. Ridizaini

Gjate perfundimit te programit ka shume gjasa qe te na lindin ide te reja, ne keto raste edhe nese duam te bejm nje ridizajn te programit do te jete shume i thjesht pasi objektet klasat jane te ndara secila ne vendin e vet dhe metodat po ashtu keshtu qe duhet te jete shume e thjesht per te “lozur” me programin tone.

6. Algoritmi fitues

Shpesh algoritmi fitues nuk eshte ai me i komplikuar, por ai me i thjeshti, sepse thjeshtesi do te thote dhe fleksibilitet dhe kur kemi perpara nje projekt te perfunduar ku duhet te rregullojm bug-e kjo do te na kursente ore te tera.

Jane dhe shume te tjera, por per momentin po ndalohemi me keto. (jam duke ikur lol, shtoni metoda tek komentet)

4 thoughts on “RREGULLA TE ARTA PROGRAMIMI

  1. 7. Komentimi i kodit & pastertia ne struktur
    Ndodh shpesh ta anashkalojme, por kur te hap nje projekt pas nje kohe te gjate do ta shikosh sa do te hyj ne pune komentimi i pjeseve te kodit, do fitosh ne kohe… po ashtu kodimi ne nje struktur te bukur eshte me e bukur per syrin e nje programeri…

  2. Sakt, e kisha harruar :), + temen e kam shkruajtur shpejt e shpejt.
    Persa i perket strukturimit , kete e kam then :), modulariteti eshte pak a shume e njejta gje.

  3. Rregulla që me të vërtetë nuk duhet harruar gjatë programimit, të përgezoj për këtëe artikull shumë i qartë dhe i nevojshëm.
    Gjisesi kisha një pyetje:
    Unë kam qenë i interesuar qysh moti për programim së pari mësova HTML(nëse bën ta vëj në këtë list sepse e di që ështe vetëm mark’up language) pastaj jam munduar të mësoj PHP dhe gjithashtu bëra një fillim të mirë ne Python pasi që kam dëgjuar që është gjuhë shumë e pastër dhe e mirë për fillestarë, por për shkak të kohës nuk po mund që ti përkushtohem shumë do mundohem të mësoj më shumë ne verë. Pra pyetje ime se shumë e zgjerova me dukt:P.
    Që të mësosh një gjuhë programuese dhe ta zotërosh atë mire dhe ndoshta edhe gjueh të tjera a duhet të jesh shume i mirë në matematikë, apo vetëm mendimi logjik është i mjaftueshem?
    Faleminderit.

  4. Faleminderit per komplimentet ,
    A eshte e domosdoshme matematika ne informatik? – Po
    A eshte e domosdoshme matematika ne programim? – Jo
    Ne programim, e rendesishme eshte logjika dhe stili i programimit, keshtu qe shpesh here manuali qe zgjedh per te mesuar nje gjuhe te caktuar ben diferencen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *