Linux Ubuntu komanda fsck

Pershendetje, kam kohe qe nuk kam shkruar ne blog pasi kam qene shum i zene. Sot do te trajtoj nje teme e cila mendoj se mund te jete e nevojshme per cdo perdorues jo ekspert te linux. Atehere para ca ditesh me doli nje problem me ubuntu me te cilin punoj ne pune pasi pati nje nderprerje dritash dhe une isha duke kryer nje proces kur e rinis sistemin perseri shoh qe sistemi nuk me hapej me. Sistemi me kerkonte nje check disk e lash dy here ta bente dhe sistemi perseri nuk startonte por me dilte nje console per recover e cila te jepte mundesine te veproje me komandat. Duke pare errorin qe me dilte “filesystem error” mendova te perdor nje komande qe quhet :

fsck – check and repair a Linux file system

sic tregon dhe vete emri kjo komande kontrollon filet e sistemit dhe nese gjen gabime i korigjon. Pasi e ekzekutova komanden:

sudo fsck

kontrolli i sistemit filloj dhe me pas gjeti gabime, me pas me kerkoi ti korigjonte mjaftoj qe une ti jepja nje yes dhe cdo error korigjohej. Me pas bera nje restart dhe sistemi u kthye si me pare. Per te pare te gjitha komandat e fsck mjafton te shkruani ne bash:

man fsck

ose per me shume informacion keni kete link:

http://manpages.ubuntu.com/manpages/hardy/man8/fsck.8.html

Ja nje nga pergjigjet e pyetjeve pse te pelqen linux. Nese do te kishim Windows do te duhej te vendosnim diskun dhe ta lenim repair dhe nese gjithmone e bente do te shihnim qe shume programe nuk do te punonin. Imagjinoni sikur sistemi te ishte nje web apo mail server dhe te ishte windows sa kohe te kerkone per riparim ndersa nje linux nuk do te kerkonte me shume se 1 minute.

2 thoughts on “Linux Ubuntu komanda fsck

  1. :) Ardit,ikin dritat aty ?

    Per mendimin tim Linux eshte goxha para Windows.Megjithese per mua eshte pak e veshtire te besoj se Linux eshte ideal per user fillestar.

    Nje user fillestar nuk besoj se ka idene nga command-at e Linux (sudo,apt-get) etj,dhe as qe ka oreks te dije se cjane gjithe ato komanda. Linux eshte sistem i mrekullueshem megjithese duhet akoma pune per te joshur fillestaret. Deri tani kete pune e ben mire Windows,dmth c’virgjerohesh me Windows dhe kur te pelqen shkon e “kruan” me Linux 😛

    Meqe ra muabeti ne win ,po jap pershtypjet e mia lidhur me Windows 7 me te cilin Micro$oft mbas deshtimit pagezuar me emrin “Vista”, u kthye mbas ne XP me transparent user interface dhe e pagezoi “Windows 7”. Une per vete sapo installova win 7 dhe mbas updates,drivers dhe disa apps ,dhe mbas disa oresh u “prezantova” me blue death screen . Format dhe reinstall Windows 7 …por dhe sot vazhdoj te kem prob me .NET Framework error messages….

    Nejse po e mbull tani se dola nga tema me duket. :)

    Persh.

  2. Pershendetje Biggy :)
    temen e ka shkruajtur Eldo, tek une nuk ikin dritat per fat te mire 😛
    Blogun tani e tutje ja kam lene per te administruar te tjereve, jam goxha keq me kohen dhe kam disa objektiva te rendesishem per te arritur qe automatikisht e limitojn kohen time ne 0 free time :/
    ò ò
    çudi me ate muabetin e windows 7, e kam provuar ne shume kompiutera dhe eshte shuume here me stabel se vista, dhe goxha me i shpejt, normalisht konsumon shume ram e proçesor por per mua windows nese arrin qe te mos shkoj ne krash ç’do 5 minuta ka arritur hap shume te madh, dhe mbas ndonje triliard vjetesh mund te quhet dhe OS (Operating System) me System jam dakort po me ate “operating” nuk me tingellon mire lol.
    Shikoje pak alienin timeeee 😛
    http://albanianwizard.org/arch.png
    Mos an harro me e.mail :)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *