Sisteme operative

Sisteme operative

Ne kete faqe do te sugjerojm sistemet operative me te mira, ose ato qe na duken neve si me te mirat, dhe linqet e shkarkimit do ti gjeni ketu.
Po e fillojm me te preferuarin tim :p

KNOPPIX

Knoppix eshte nje sistem linux “live” (sistem live eshte ai sistem i cili nuk ka nevoje te instalohet per tu egzekutuar por mjafton ti behet boot me cd ose me virtual machine) qe grumbullon shume , vertet shume programe linux, dhe vjen me nje kernel qe suporton vertet shume mire hardware te ndryshem dhe vjen me drivera te preinstaluar.
Si te gjith sistemet linux, ka karakteristikat e stabilitetit, performanc, i thjesht dhe i kuptueshem.
Eshte i bazuar ne DEBIAN.
knoppix

Versioni me i fundit eshte 5.3.1 dhe mund ta shkarkoni ketu:
www.knoppix.com

———————————————————————————–
Kalojm tek nje sistem tjeter “pak ndryshe”..

SLAX

Slax, ndryshe nga Knoppix nuk vjen me aq shume tools, dhe edhe ky si sistem eshte bootable dhe eshte live, pra mund te perdoret dhe te hiqet,.. Ndersa “nena” e tij, slackware nje distribucionet e para linux, eshte i instalueshem dhe eshte vertet LINUX, lol mjafton te shikoni www.slackware.com :)
Ajo qe me ka terhequr tek ky sistem perveç shpejtesis dhe stabilitetit eshte suporti qe i jep userave te shellit, duke u ven ne dispozicion edhe shelle te tjera si csh apo ksh, dhe jo vetem bash..
Gjithashtu ky sistem eshte edhe shume i vogel duke zene nje hapesire vetem prej 189Mb.
Ja nje screen
Versioni aktual eshte 6.0.7 dhe vjen me 2 versione, 1 iso (per masterizim ose per virtual machine) 2 per ti bere boot direkt nga usb-ja
Dhe mund te shkarkohet ketu: Slax

FEDORA

Eh, ç’fare te themi per kete sistem :( , derivon direkt nga RedHat ose me sakt eshte versioni freeware i RedHat (panvarsisht se nese doni kopjen egzakte te RedHat shkarkoni CentOS dhe ne RedHat bazohen 60% te serverave ne bot. Eshte nje sistem shume i realizuar, nje sistem qe ja vlen te instalohet dhe te perdoret.
Ka stabilitet shume te madh, dhe nje komunitet gjigand qe punon nate e dit , per permirsimin e tij.
Njihet ne aplikacione me SElinux-in e famshem, dhe tani edhe me Stack smash protection, bufer overflow etj etj, pra eshte e kote qe te zgjatem, per te eshte edhe nje wiki qe mund tju thote me shume se sa mund te lexoni ketu..

Eshte nga sistemet No 1 linux, dhe mund e suportoj nje klase te gjere perdoruesish.

Mund te shkarkoni fedoran nga webi zyrtar.
Fedora

OPEN SUSE

Mbetet nder sistemet e mia te preferuara, edhe pse ishte i pari linux qe kam perdorur.
Per mendim unanim ka nje PackageKit te pakrahasueshem, dhe eshte me i miri ne qarkullim, 😉 behet fjale per YaST.
Me versionin e fundit (11.1) perveç axhornimeve te softwareve te perdura ne versionet me te fundit do te gjeni edhe te reja goxha impresionuese :)
Si .. Suport per FnF7, General device handling, suporton loging ne verbose mode, tani suporton cli edhe per sherbime routing, kde 4.1 (une do prisja per 4.2) vjen me nje paraqitje shuuuume te mire (no 1 per mua) , suport per filesystemin e ri ext4 dhe normalisht te tjerat dihen , ofron edhe nje rikompilim kerneli jo dhe aq te veshtire :)
Nje screen

Mund ta shkarkoni nga webi zyrtar..
OpenSuse

BACKTRACK 3

Eshte i bazuar ne slackware, dhe eshte nje distribucion i dedikuar per pentesting dhe auditing, vjen me nje pafundesi aplikacionesh Per suportin hardware nuk do te thosha te njejten gje pasi me skeden time grafike ka probleme, mah a eshte fai i skedes apo i backtrackut skeda ime grafike nuk suportohet keshtu qe detyrohem ta perdor me driverat vesa.
Te them te drejten nuk me pelqen edhe aq shume si sistem operativ, eh, vertet ka punime te mira si metasploit framework, apo aircrack suite, por ne pergjithesi nuk e mendoj pentesting me gjith ato tools qe te shperqendrojn.
Nje screen per backtrack.

Mund te shkarkohet tek webi zyrtar..
Remote Exploit

Ok, vazhdojm me diçka me te veçant kesaj rradhe..

FCCU

Federal Computer Crime Unit (ajo belge)
Pra beso se e kuptuat qe nga emri se per ç’fare perdoret ky sistem..
Mund te gjej ne nje net-caffe se nga kush kompiuter eshte bere krimi, ose ne nje network gjithashtu.
Me besoni xD, keta tipat ketu jane aq te shpifur, saqe edhe nese kompiuteri yt nuk ben boot, pra ti i ke bllokuar mundesit qe ti besh boot, ata perdorin fccu-pxe.sh :s
Eshte nje sistem operativ forensic, dhe vjen me tools shume profesional per te kryer punen e tij.
Vjen me password crakera, me decryptuesa, e shume e shume te tjere.
Ajo qe me terheq tek ky sistem operativ eshte profesionaliteti me te cilin eshte ndertuar.
JA nje screen edhe per kete.

Mund te shkarkohet edhe ky nga webi zyrtar..
Zgjidhni vet versionin “usb stick” apo ate bootable nga cd. (eshte i bazuar ne debian)
FCCU

Damn Vulnerable Linux (DVL)

Eshte i bazuar ne damn small linux, dhe eshte shume i vogel, shume stabel, dhe eshte nje enderr e vertet per reverse engineering, dhe ata qe merren me assembly, apo te ngjashme..
Vjen me tools te pershtatshem per kete pune, dhe duhet ta shihni se sa i leht eshte ne perdorim dhe se sa pak resurse kerkon per tu perdorur.
Nje screen

Mund te shkarkohet nga webi zyrtar
DVL

KNOPPIX-STD

Nga emri dallohet qe eshte nje konppix > Debian, por ky version vjen tejet i modifikuar dhe i personalizuar per auditing dhe pentesting.
Eshte nje live cd, dhe nuk e di por mua personalisht me pelqen me shume se sa backtrack, edhe per shpejtesine ne verpime, dhe grafiken jo te renduar qe te ofron.
Ja nje screen..

Dhe mund te shkarkohet edhe ky ne webin zyrtar.
KNOPPIX-STD

OPEN-BSD

Hemmm,
prap hmmmmm lol..
KY eshte KY, Open-BSD, ketu po kalojm tek sistem unix, vertet pak mbrapa por.. eshte fakt qe ky “open”-bsd nuk eshte aq open xD.
Eshte klasifikuar si sistemi me i sigurt i krijuar ndonjehere.
Vetem 1 bug per 10 vjet. :(
(krahasojeni pak me updatate kritik te mircosock)
Per fat te keq edhe une jam nje n00b karshi ketij sistemi dhe nuk e kam perdorur edhe pse kam kerkuar shume ta perdor me versionet live, te cilat nuk kane punuar ne kompiuterin tim.. :(
Keshtu qe deri tani nuk e kam perdorur dot..
Per info dhe download mund ti drejtoheni webit zyrtar.
OPEN-BSD
ja dhe nje screen:

Ubuntu

LOL, ç’te them per kete..
Mund te them vetem kaq, nese jeni duke perdorur windows ne keto momente dhe deshironi te kaloni ne linux atehere gjeja e pare qe do beni eshte ta shkarkoni dhe ta instaloni ne kompiuterin tuaj, eshte sistemi me i realizuar per kete pune.
Do ta gjeni shume te ngjashem deri diku me windows keshtu qe do jeni ne nje ambjent thuajse familjar.
Developersat e tij punojn ç’do dit pikerisht per kete faktor :)
Nje skreen

Mund ta shkarkoni nga webi zyrtar
http://www.ubuntu.com/getubuntu/download

SLACKWARE

Per fat te keq e kisha harruar pa e futur kete sistem operativ BINAR, i cili njihet per kernelin e tij Vanilla, dhe stabilitetin + performancen qe ka.
Eshte nga distribucionet e para linux, dhe mbetet nder me profesionalet, dhe realisht eshte pak e veshtir ne perdorim per userat qe nuk kane familjaritet me bash.
Eshte shume e pershtatshme per programuesit, dhe per ata qe deshirojn te njohin vertet arkitekturen e nje sistemi operativ, lejon rikompilimin e kernelit dhe te lejon ne maksimum ta modifikosh, sipas preferencave te tua.
Te them te drejten preferoj shume ta instaloj si sitem perderisa mund te instalohet ne te edhe eclipse, dhe PCSPIM simulatori..
Ja nje screen i slackware.

Webi zyrtar eshte www.slackware.com
Por per ta shkarkuar u keshilloj ta shkarkoni nga ketu. Slackware 12.1 download
Me kaq po e mbyllim, nese gjeni ndonje sistem operativ tjeter interesant, mos hezitoni te na e sugjeroni.
Siguritsht qe kam len shume pa permendur, por ne pergjithesi desha te permendja vetem ato qe jane te dalluar, dhe i drejtohen programuesave apo projektuesave ne pergjithesi.

DEBIAN

Per fat te keq e kisha harruar :(  (thanks alblinux.net qe ma kujtoi :) )
Eshte nga sistemet e para Linux, dhe eshte shume shume shume i mire.
Eshte quajtur si nje sistem operativ UNIVERSAL dhe kjo pikerisht per suportin dhe gamen e gjere qe ofron, si per servera (tipike linux), si ne aspektin desktop apo edhe per frendly interface.
Ne qoftese flasim per GNU dhe per OPENSOURCE atehere Debian eshte ne krye te listes!
Njihet per apt manager si dhe per pafundesine e programeve qe te ofron (18733) per momentin.
Mund te themi pa frik qe eshte nje LINUX me rrenj e dhemball.
Nje skreen

Mund ta shkarkoni nga webi zyrtar.
http://www.debian.org/

SOLARIS

Kete nuk e kam perdorur personalisht , por e kam pare ne perdorim dhe si nje UNIX ja vlen ta kesh si server, pika e tij e forte eshte networku dhe e kam pare ta perdorin shume firma per kete aspekt (edhe server normalisht) dhe filesystemi i tij i njohur ZFS.
Nuk mbaron me kaq per pikat e tij te forta dhe mund te shtojm edhe Ekstensionet e besuara Solaris, Dtrace, dhe shume sherbime te tjera qe vetem nje shoqeri si Sun Microsystems di te na i sjelli ne sherbim.
Ja nje screen

Mund te zgjidhni versionin Solaris (per enterprise) apo OpenSolaris (versioni per student etj)
Solaris

MenuetOS

Eshte nje sistem operativ shume i veçant i shkruajtur teresisht ne ASM (suport per 32bit 64bit asm programming) dhe x86 me nje performanc shume te lart.
Autori i ketij sistemi operativ ka bere diçka shume te zgjuar duke hequr layerat midis pjeseve te sistemit duke evituar ne kete menyre bug-e te ndryshem (nga kjo kuptojm qe nuk ka root te bazuar ne Unix apo Posix)
E keshilloj per programues assembly.
Nje screen :)

Persa i perket shkarkimeve, kujdes pasi si ç’do sistem operativ i ri , suporton shume pak hardware ..
Shkarkimi
MenuetOS