Software

PROGRAME PER PROGRAMUES.

C\C#\C++

Ketu do te listojm disa programe qe mund ti sherbejn programuesit gjate ecuris se tij.
Atehere po e fillojm me DevC++ , edhe pse ka shume IDE qe sherbejn per te njeten gje si NetBeans C++ , Eclipse C++, Apo microxoft visual C++ 2008 (ishte i mire e kam provuar)..
Nuk ka nevoje per shume komente, ne fund te fundit kane te gjith te njejtin funksion, ti shkruan kodin, ata e kompilojn, kryejn procesin e linking, dhe te krijojn nje exe te egzekutueshem nga prompti nese nuk i keni dhene GUI.
Ketu po linkoj DevC++ dhe mos me thoni pse.. lol
http://www.bloodshed.net/dev/devcpp.html

Ok,vazhdojm me

JAVA

Te gjith studentet e njohin Eclipse, dhe nuk besoj se ka nevoje per komente, (per ata qe ja kane filluar keshillohet qe ne fillim te perdorin thjesht nje notepad, dhe jre, jse pra mos te kalojn direkt ne eclipse)
I shkarkueshem nga webi zyrtar
http://www.eclipse.org/downloads/

PYTHON

Skripting sherben perher apo jo?
Ne kete gjuhe mund te punohet shume mire me kete IDE, qe e kam provuar ne linux, dhe nuk e di nese punon edhe ne windows, por besoj se po pasi tek downloads ishte platform indipendent (sourceforge)
Shkarkoni
http://eric-ide.python-projects.org/eric4-download.html

PERL

Mah, per kete ne windows, nuk ka ndonje shkenc, shkarkohet perl nga activestate , edhe nje editor si pleditor ose nese doni nje ide te mirfillt mund te shkarkoni edhe
http://www.perl-express.com/

RUBY

Po kalojm pak nga lindja e larget tani eee :)
Eshte nje gjuhe skripting shume e fuqishme.
Mund te perdorni RDE per te punuar me te.
http://homepage2.nifty.com/sakazuki/rde_en/

D

Meqe te tjerat jane shume te njohura dhe pak a shume nuk kane nevoje per komente, tek kjo po zgjatemi pak , atehere eshte nje gjuhe compiled dhe bazohet ne  C\ (kjo dallohet edhe nga sintaksa.
Si gjuhe perdoret zakonisht ne kodimin e sistemeve dhe ka fuqine e gjuheve moderne si perl, ruby.. dhe normalisht duke qene nje gjuhe compiled nuk ngelet mbrapa C++, biles vjen me nje stil object oriented te konsoliduar  dhe me metaprogramming.
Kompilatoret mund ti gjeni tek: dgcc kompilatoret sepse suportohet linux, mac OS dhe windoze.
Per nje IDE mund te provoni DUI vetem per linux.. eh persa i perket userave te win, ka egzistuar nje projekt por per fat te keq eshte mbyllur keshtu qe duhet te punoni me ndonje editor te thjesht :(

GUI

Kalojm pak tek GUI programming.
Fillojm me normal GTK, (ka pygtk, perlgtk etj etj besoj se njihen)
Mund te shkarkohet nga webi zyrtar www.gtk.org
QT, qe njihet sidomos nga perdoruesit e linux, per ata qe se kan mund ta gjejn ketu http://trolltech.com/downloads
Kemi FLTK e pershtatshme per C coders dhe suporton Linux\win\mac shkarkohet nga webi zyrtar http://www.fltk.org/
LoL :( me duhet te fus edhe MFC micr0xox.com
Kalojm tek WxWidgets qe esthe diçka me e veçant pasi edhe nga emri widgets , mund te integrohe me GTK , X11, Motif, WinCE, dhe suporton nje pafundesi gjuhesh, + qe ka nje team te mrekullueshem qe ka bere nje pune kolosale per kete cross platform GUI qe ne fillimet e saj donte te sillte portabilitetin e aplikacioneve, gje e cila u kristalizua me jvm me vone apo jo 😉
Mund ta shkarkoni direkt nga webi zyrtar http://www.wxwidgets.org/downloads/ shtoj ketu edhe GLO, dhe aedGUI.
Dhe mos harroni, RTFM.
Vazhdojm

GAMBAS

BASIC, i keshillueshem sidomos per ata qe duan te punojn me kete gjuhe ne ambjente linux dhe vjen i gatshem per suport ndaj GTK+ dhe QT
http://gambas.sourceforge.net/

RealBasic (kompilator nderplatform) http://www.realsoftware.com/realbasic/
Persa i perket librarive qe perfshini ne programet tuaja, ato nuk po i permend pasi ç’do person ka preferencat e veta dhe eshte e kote te permenden gjera qe perfshihen ne vet gjuhet e permendura me siper.

Ok , kalojm pak ne low level.
Persa i perket tlink, tasm, td, edhe tlib mund te shkarkohen nga ky web universiteti.
http://faculty.kfupm.edu.sa/EE/bashar/downloads/tasm/ Shume nga keto kane qelluar si viruse, por keto jane nga web universiteti dhe siç i shikoni jane origjinale, + sapo u skanuan me kaspersky 2009 :p
Enjoy 😉

Persa i perket simulatoreve, ne studenteve na detyrojn te perdorim PC-SPIM apo MIPS32 simulatorin (mips32 eshte nje lloj proçesori i vjeter per ata qe se dine), dhe mud ta gjejm ketu.
http://pages.cs.wisc.edu/~larus/spim.html

Normalisht, qe nuk do te ngelemi mbrapa me pedantizmin e shkollave, nese nuk doni qe te krijoni probleme ne kompiuterat tuaj (flas per userat e windows pasi ne linux egziston syscall qe kontrollon imputet ne kernel dhe nuk egziston rreziku i crash) mund te perdorni edhe nje simulator per akritekturen x86 dhe eshte Bochs dhe nuk suporton vetem ate arkitekture por edhe x86-64 dhe serine Pentium, 2, 3, 4 dhe mund te gjendet tek http://bochs.sourceforge.net/
Eshte i shkruajtur ne C++ dhe mund te egzekutohet ne pjesen me te madhe te sistemeve operative qe suportojn kete gjuhe (dmth te gjithe).

Me siguri kam harruar ndonje gje interesante pa futur, keshtu qe mos hezitoni te sugjeroni duke derguar nje email tek arditi[at]hush[dot]ai