Networku apo Rrjeti – Konceptet Baze

Hello World, kjo eshte tema e pare ne kategorine e re (fringo :P) te Networkut, apo siç mund ta quajm ne shqip RRJETIT, temat qe do postohen do bazohen ne manualet me te njohur dhe me te respektuar te networkut sot per sot, eksperiencen personale, menyren e te shkruajturit te thjeshte, analogjine, dhe natyrisht, stilin shqiptar dhe origjinal.
Pa humbur kohe po fillojm menjehere me temen.
Ne rastin tone , si fillim po percaktojm se ç’fare kuptojm me fjalen Network \ Rrjet

Networkeshte nje koleksion kompiuterash ose paisjesh hardware te lidhura me njera – tjetren ne menyre fizike ose logjike, duke perdorur software ose hardware special ne menyre qe te kene mundesi te shkembejn informacion dhe te nderverprojn me njera – tjetren.
Networking eshte termi qe perdoret per te pershkruajtur nderverpimin, implementimin, axhornimin , punimin me rrjetin dhe me teknologjite e tij.
Funksionet e rrjetit jane te shumta, dhe kane te bejn me 2 fusha kryesore:
Konektiviteti – Komunikacioni   dhe   Shkembimi i te dhenave.
LAN (Local Area Network)
WAN (Wide Area Network)
Njehere te lidhur, mund te chatojm , dergojm email,
etj etj …

Te mirat qe sjell Rrjeti.
• Hardware Sharing (ndarja e printerit, skanerit , faksit, serverit, etj)
• Akses Interneti + Shkembim te dhenash
• Siguri te dhenash dhe menaxhim (krijon mundesine e menaxhimit dhe kontrollit te centralizuar te te dhenave, databazave, raporteve, ne KOHE REALE)
• Argetim (Lojra, rrjete sociale, çate etj)
Normalisht ka dhe dizavantazhet e tij si kostoja e paisjeve hardware, kostoja e dizajnit , kostoja e menaxhimit + rreziqet e ndryshme ne siguri (humbje te dhenash, sulme , pirateri etj).
Networku mund te shihet ne 3 modele:
1. Ne shtresa (shtresat e networkut, shtresa qe ndahen ne funksione midis aparateve hardware dhe aplikacioneve, komunikimin ndermjet tyre..)
2. Modeli i Networkut (normalisht qe nje network ka nevoje qe te mendohet dhe te “dizenjohet” duke percaktuar se ç’fare shtresash do te marrin pjese, si do te komunikojn aparatet me njeri-tjetrin. Modeli me i perhapur sote eshte ai i OSI (Open Systems Interconnection).
3. Arkitekturat Network (behet fjale per paisjet qe do perdoren per te ndertuar networkun, routerat swithcat, serverat, firewallet, proxy-it, hostet e ndryshme si dhe sherbimet dhe funksionet qe do te kene.

Protokoll Networku – percakton nje seri rregullash, algoritmesh mesazhe dhe mekanizma te tjera te cilat aktivizojn hardwarin dhe softwarin ne paisje networku dhe ben qe te komunikojn ne menyre efektive.
Menyrat se si paisjet ne nje network komunikojn me njera-tjetren jane te ndryshme, dhe ne baze te diferencimeve na lehteson mesimin krijimi i kategorive.
Nje diferncim kryesor eshte rruga e cila ndjekin paketat gjat komunikimeve dhe ne baze te ketij diferncimi kemi: Circuit Switching dhe Packet Switching
Circuit Switching – Per te sjelle nje shembull shume real, po marrim rastin e telefonit \ telefonatave, nese ne marrim nje numer psh nga shqiperia ne amerik, do te krijohet nje cirkuit i cili kalon neper shume aparatura\aparate\paisje hardware dhe zeri yne kalon neper keto aparatura deri ne perfundimin e telefonates. Nese ne marrim perseri te njejtin numer do te krijohet nje cirkuit i ri qe (shume e zakonshme) do te perdori aparate te ndryshem (rruge tjeter) nga aparatet qe perdori ne fillim. Pra kur themi Circuit Switching duhet te marrim parasysh qe informacioni do te kaloj neper aparate te selektuara edhe pse shume te tjera mund te jene rruges , rruge e cila eshte e specifikuar dhe e percaktuar mire.
Packet Switching – eshte ne rastet ku nuk kemi nje rruge (cirkuit) te percaktuar mire, por paketat copetohen ne paketa me te vogla /fragmentim ose kombinohen apo kalohen neper routerat e pergjithshem neper network, ne keto raste krijohen nje mori cirkuitesh ku asnjeri nuk ka prioritet mbi tjetrin.
Pra, ne circuit swithing gjeja e pare fiksohet nje kanal komunikimi midis 2 paisjeve komunikuese dhe te gjitha te dhenat (paketat te cilat kane mase te caktuar) kalohen nepermjet kesaj rruge\cirkuiti ndersa ne packet switching nuk krijohet nje kanal\cirkuit i caktuar dhe gjithashtu paketat qe kalojn nga paisja fillestare tek destinacioni nuk kane mase te caktuar por copetohen dhe zgjedhin rruge te ndryshme per tek destinacioni.

DIFERENCAT
Circuit Switching
• Ne nje lan gjat komunikimit do te bllokoheshin te gjitha paisjet qe gjenden ne cirkuit dhe nuk do te lejonin komunikime te tjera.
• Kerkon rruge te dedikuar komunikimi.
• Perpara se te shkembehet informacioni midis 2 paisjeve ne fillim krijohet lidhja ne baze te disa rregullave te caktuara dhe ne keto raste nuk ka rrezik ne humbje paketash pasi komunikimi behet ne kanal te dedikuar.

Packet Switching
• Ne nje lan gjat komunikimit per shkak te ndarjes se paketave paisjet do te ishin te gatshme edhe per te mbajtur lidhje te tjera.
• Nuk kerkon rruge te dedikuar komunikimi.
• Informacioni dergohet (shkembehet) pa marre parasysh nese destinacioni eshte online dhe nuk kerkohet pergjigje nga ai per te fiksuar komunikimin si ne rastin e Circuit Switching , keshtu qe nuk krijohet nje kanal i dedikuar por nga ana tjeter egziston rreziku qe te humbasin paketat ku ne disa raste eshte e rendesishme qe te mos ndodhi.
Circuit Switching ben pjese tek Connection Oriented Protocols
Packet Switching ben pjese tek Connectionless Protocols

KUJDES: Nese themi se per te pasur nje cirkuit duhet medoemos nje lidhje (koneksion) nuk do te thote qe per te pasur nje lidhje duhet medoemos nje cirkuit pasi ka protokolle te cilat jane Coonection Oriented nderkohe qe nuk perdorin nje cirkuit si psh FTP (file transfer protocol) protokoll me te cilin duhet te lidheni me serverin, te beni loginin dhe te egzekutoni komanda, e per secilen komand duhet nga nje koneksion. Keshtu qe shpesh i shohim qe perdoren te dy metodat si Connection Oriented, ashtu dhe Connectionless apo kombinime midis ketyre te dyjave.

Ndryshon Struktura e faqes ne albanianwizard.org

Per te rregulluar disa gabime te google, dhe per te rritur perqindjen Seo Score te faqes, kemi bere disa ndryshime edhe ne strukturen e faqes duke ndryshuar “pemen” e linqeve.

Kjo per momentin do te shkaktoj pak probleme me faqe 404 (per materiale qe nuk gjenden) , keshtu qe keshillohet qe te perdorni boksin “Kerko” ne fillim te faqes duke kerkuar per temen e duhur, ose mund te orientoheni ne baze te Kategorive, Etiketave, ose se fundi ne baze te Sitemap duke klikuar te lexoni mbi temen qe u intereson. Me ndryshimet e reja, e çuam noten e faqes ne 96.8/100
te mundshme, dhe shpresojm se se shpejti do te arrijm edhe me lart :)

U kerkojm ndjese atyre qe linkojn ne faqen tone, i ftojm te ndryshojn linqet e temave neper faqet e tyre dhe te vazhdojm se bashku te shperndajm informacionin e vertet.

Wireless – Mbrojtja Bazike

Ne kete paper do te trajtoj menyrat kryesore te mbrojtjes te rrjetit wireless.
Do te studiojme sigurine ne wireless IEEE 802.11
C’eshte IEEE 802.11 ??
Jane standarte per wireless per te zgjeruar opsionet fizike, per me teper siguri, cilesi ne transmetim (QoS).
Te dhenat e transmetuar nga nje rrjet wireless mund te kapen dhe te shikohen nga nje sulmues.
Eshte e rendesishme qe mbrojtja e wireless te ndertohet brenda rrjetit wireless.
Kemi tre kategori mbrojtje per WLAN :
1. Access control
2. Wired equivalent privacy (WEP)
3. Authentication

Access Control
Qellimi eshte qe te ruaj disponibilitetin e informacionit. Ajo limiton pranimin e userave ne Access Point.
Access Point-erat jane transmetuesit kryesore te marrjes dhe dhenies se radio sinjalit.
Limitimi i pranimit te userave ne AP mund te behet duke filtruar MAC Address dhe duke pranuar te bejn lidhjen me AP vetem ato MAC adresa qe jemi ne dijeni.
Ja nje foto per ta kuptuar me mire.

Kontrolli i Aksesit

Access control ashtu si dhe pjeset e tjera ne vazhdim do te trajtohen ne menyre me te zgjeruar. :)

Wired equivalent privacy (WEP)
* Ben te mundur qe vetem pjesa e autorizuar te vezhgohet nga guest.
* Perdoret ne IEEE 802.11 per enkriptimin e informacionit.
Kriptografia WEP:    Shkenca e transformimit te informacionit ne menyre qe ajo te jete e sigurt per tu transmetuar.
Encryption:                Transformimi i informacionit nga tekst ne tekst i shifruar.
Decryption:                Transformimi i informacionit nga tekst i shifruar ne tekst.

Enkryptimi

Authentication
Procesi ne te cilin AP pranon apo kthen mbrapsh nje lidhje wireless…

Ne vazhdim cdo gje do te merret me shtruar…

Testim per Vulnerabilitete ne nje Windows Vista te axhornuar

Pershendetje, Me kishte marre malli per Windows Vista :'(
Heh, po bej shaka , mu desh ti rregulloja nje mikut tim te vjeter gabime ne hardware (hdd) keshtu qe mbasi perfundova thash, te bejm ca testime te vogla.
Per motive sigurie, nuk do te permendet ne kete teme aplikacioni qe perdora per testing dhe as vulnerabilitetet e zbuluara.
Gjithsesi behet fjale per nje windows vista home premium i axhornuar deri ne palc, me Kaspersky Internet Security 2010 te instaluar dhe fully updated.
Per skanim perdora nje aplikacion aspak profesional, (per te mos thene shume amatoresk) i cili skanoi disa sherbime dhe aplikacione te instaluara.
DUHET THENE SE:
Ky sistem , eshte i mbajtur shume paster, ne te instalohen vetem programe qe duhen dhe nuk dyzohen funksione (dmth nuk instalohen 2 programe qe kane te njejtin funksion), ka te instaluar dhe program per mirembajtjen e regjistrave, cache, faileve temporane, draiverave , com interface etj etj etj…
Do me thoni e ke kapur me windows?, po ç’fare te ka bere? Jojo, gaboni , sikur ta kisha kapur me windows do te testoja per vulnerabilitete buffer overflow (stack overflow, heap overflow) do te shihja per BOF exploits, nderkohe qe siç e thashe skanimi qe i bera ishte shume elementar, kjo edhe pse shkova per te rregulluar nje kompiuter dhe jo per te bere nje auditing te nje sistemi operativ.

REZULTATI

Po permend vetem 3 vulnerabilitete dhe IMPAKTIN qe ato kishin ne sistem.
E perbashketa ishte qe te 3-ja ishin te explotueshme nga jashte (remote exploits), 2 ishin te nje niveli HIGHLY CRITICAL kurse 1 ishte ne nivel te moderuar.
IMPAKTI:
DoS (Denial of Service)  jo i bandwithit por konsumim i memorjes qe mund te shkaktonte krashin e nje aplikacioni gjithashtu te gjith sistemit.
System Access – Lejon aksesin e sistemit duke egzekutuar kod nga nje akont lokal i sistemit
Bypass i Sigurise – Mundesi per te anashkaluar sisteme mbrojtese si Firewalle, Antiviruse, etj
Te gjitha vulnerabilitetet jane te konfirmuara dhe te provuara, secila ka CVE-n e saj edhe pse sistemi eshte UPDATED.

Perfundim

Kliko dhe SHIKO me syte e tu ne GOOGLE

Te thyejm limitet me wget

Me ndodhi qe me duhej te shkarkoja ne nje direktori ne nje server disa faile, per fatin tim te mire faqa kishte kete ne robots.txt
—————————
User-agent: *
Disallow: /
—————————
Qe do te thote se askush nuk mund te hapte direktorine per ti shkarkuar failet ne seri..
Thash, sikur nuk shkon keshtu qe do i japim zgjidhje ketij problemi..
wget ka nje opcion per te injoruar robots.txt dhe gjithashtu per te nderruar User-Agent.
Ja komanda e cila beri qe te shkarkoj te gjith failet mp3 nga serveri:
wget -A mp3 -nd -U Opera -r -e robots=off LINKU/
Nese kemi te bejm me limite te tjera atehere mund te shtojm:
–wait=20 –limit-rate=20K (sipas limiteve)
Nje teme te ngjashme mund ta gjeni dhe tek:
http://albanianwizard.org/diskutime/google-co/si-te-shkarkojm-website-me-wget-edhe-nese-eshte-vete-wikipedia-t70.0.html

Si te konvertojm video me programe falas – Konverto video

Ke nje fail video dhe e hap me kompiuter por e do dhe ne iphone, celular, apo kerkon nje format te veçant per videon tende?
Kjo behet me nje proçes qe quhet “Konvertim Videoje” keshtu qe hapem temen “Si te konvertojm video” falas.
Zgjodha programin me te thjesht dhe te plote per te bere kete pune, gjithashtu programi eshte falas.
Le te shohim se si behet konvertimi i videove.
Ne fillim na duhet programi per te bere diçka te tille, ja ku e keni nje shume te mire, shume te lehte per tu perdorur , FALAS, shume intuitiv dhe me nje game shume te madhe formatesh video qe suporton.
Shkarkojm Programin:
Shkarko Any Video Converter
Mbasi e shkarkojm, instalojm programin dhe jemi gati per ta perdorur.
Klikojm 2 here dhe do te kemi kete pamje perpara:
Si te konvertojm Video Falas
Ja ku eshte pamja qe do kemi perpara, dhe hapat jane:
1) Klikojm ADD VIDEO per te selektuar failin\ videon qe deshirojm te konvertojm
2) Selektojm tek PROFILE (lart ne te djathte) profilin qe deshirojm per konvertim, psh mpg nese duam mpeg, avi , divx, mp4 etj…
3) Klikojm ENCODE dhe presim deri sa te konvertohet faili:
MBAROI :)
Per te tjeret qe kerkojn diçka me profesionale (me i veshtire ne perdorim, por me i personalizueshem) mund te perdorin MediaCoder /kerko ne google per te, eshte falas dhe open-source.

Ç’fare emaili te perdor, hotmail yahoo apo Gmail?

3 emailet me te perdorura jane Hotmail, Yahoomail dhe Gmail e jane goxha te perhapura.
Ne kete teme , do te sintetizojm disa komponent kryesore te cilet mund te bejn goxha diferenc ne sherbimet e tyre.
=> SPAM
Te gjith jemi te shqetesuar dhe te bezdisur nga spami, mjafton qe emaili juaj te perfundoj ne nje faqe dhe boot-et e regjistrojn dhe menjehere hyn ne xhiro, u vijn bombardime emailesh dhe shumicen e kohes jeni duke fshire. Ky problem eshte me te 3 sherbimet por Gmail i le shume mbrapa hotmailin dhe yahoon per shkak te Filtrave Spam, duke klikuar tek Create Filter, ju krijoni nje filter duke specifikuar adresen, prermbajtjen , titullin dhe ç’do gje ne menyre qe emailet spame te fshihen direkt, apo ti behet forward perseri atij qe ta dergoi. Me kete Gmail-i eshte me i mire se te tjeret.
=> ANONIMITETI
Kjo eshte nje tjeter pik ku Gmail ja kalon 2 te tjereve pasi kur dergohet email me hotmail apo yahoo-mail atij qe i vjen emaili mund te shikoj ip-n origjinare te derguesit , gje qe nuk eshte ç’do here shume e bukur apo jo?, Nderkohe qe Gmail, i jep nje nga ip-t e veta keshtu qe askush nuk e merr vesh se ku ndodheni dhe cila eshte ip-ja juaj.
=> HAPESIRA
Ne kete moment, Gmail ofron me shume se 7Gb, te tjeret 5 Gb
=> Gmail sjell dhe chatin online, shume me praktik, tashme dhe me video dhe jane pika te veçanta qe per mua e bejn sherbimin #1 te emailit te lire.

Si te djegim – masterizojm nje CD ose DVD

Ja ku po vazhdojm me mini tutorialet shqiptare , te thjesht, te shkurter te kuptueshem :)
Kemi nje problem, kam disa foto, apo mp3, apo filma dhe dua qe ti hedh ne CD ose DVD, pra te masterizoj apo te “djeg” nje CD apo DVD, si i behet?
E para, duhet qe kompiuteri yt te kete masterizator (shumica e kompiuterave nga viti 96 e ketej e kane), keshtu qe dhe joti e ka. E dyta duhet nje program per masterizim!
Ketu, dikush mund te thote NERO, une them ultraIso, por meqenese eshte me pagese gjeta nje kopje te tij qe eshte falas dhe ben te njejten pune perfekte.
Shkarkimi dhe Instalimi i Programit
Po flasim per CDBurnerXP i cili ka fituar shume çmime, dhe per me teper konverton dhe failet bin=>iso
Shkarkojm:
Shkarko CDBurnerXP nga faqa zyrtare
Mbas kesaj instalojm aplikacionin duke klikuar dy here dhe duke vazhduar instalimin me “Next-Next-Next…”  Mbasi e beme kete do te shohim nje ikone ne desktop, klikojm dhe hapet programi.
Po tani?
Na duhet dhe nje CD i cili eshte 700Mb (megabyte) (nese duam te vendosim foto, mp3, programe etj) dhe nje DVD (4.7GB standarti) nese duam te fusim filma apo faile te medha.
E fusim Cd apo DVD ne kompiuter, dhe pastaj hapim CDBurnerXP, selektojm failet qe deshirojm te hedhim ne cd dhe i terheqim ne pjesen e siperme te programit, Klikojm BURN dhe presim deri sa te perfundoj shiriti.
MBAROI, CD\DVD-ja juaj eshte gati :)

Windows Media Player nuk me hap videon – filmin!

Pershendetje, jeni ne windows dhe keni shkarkuar nje film?
Klikuat 2 here dhe windows media player u thote qe u duhen kodeks apo nuk e suporton filmin, shkurt nuk e hap?
Ja 2 zgjidhje te problemit:
Zgjidhja 1
Programi nuk e hap per shkak se nuk arrin te njohi formatin e videos, keshtu qe ne menyre qe ta njohi i duhet nje tjeter program i cili quhet “kodeks”, keshtu qe shkojm dhe shkarkojm programin duke vizituar:
SHKARKO Vista Codec Pack
Mbasi kemi klikuar tek “Major Geeks” per te shkarkuar, dhe mbarojm shkarkimin , instalojm programin duke klikuar 2 here siper dhe duke shtypur “Next Next Next…” deri sa te perfundoj instalimi. Tashme videoja\filmi juaj do te vizualizohet pa problem.
Zgjidhja 2
Nje zgjidhje tjeter, edhe kjo shume e thjeshte eshte instalimi i nje programi tjeter te njohur siç eshte VLC media player te cilin mund ta shkarkojm nga webi zyrtar:
Shkarko VLC-n
Mbasi e shkarkojm e instalojm, kesaj radhe klikojm me te djathten (e mausit ose te touch padit) mbi videon\filmin qe duam te hapim dhe i japim “open with” ose “apri con” ose “hape me” dhe zgjedhim VLC, dhe vidjoja apo filmi do te hapet :)
Njoy 😛

Mini Tutoriale Shqiptare – Kategori e re, per te gjithe.

AlbanianWizard.org inaguron sot nje kategori te re te quajtur “Mini Tutoriale Shqiptare” kjo per arsyet e meposhtme:
1) Shumica e temave ne albanianwizard.org, kane nje audience te limituar, (Student informatike, IT, programator, etj) kjo per shkak te nivelit te tyre dhe terminologjise se perdorur ne to. Ata qe i kuptojn plotesisht dhe marrin prej tyre, edhe pse trajtohen ne nje menyre te thjeshtesuar jane pak, keshtu qe per te vazhduar ndihmen ndaj shqiptareve dhe per te perhapur njohurite e informatikes po hapim kete kategori te re, ne menyre qe te gjithe pa perjashtim te kene mundesi te perfitojn nga keto tema te cilat do te jene te shkutra pa terminologji te renduar, dhe normalisht do te kene stilin dhe firmen AlbanianWizard 😉 .
2) Per te vazhduar me moton tone: “Per nje shqiperi te ditur..” duke u ardhur ne ndesh shqiptareve per probleme te vogla qe ndonjehere hane shume kohe, nderkohe qe  keto materiale do te jene teresisht te kuptueshme, do te trajtohen ne nivel sa me te ulet qe te jete e mundur dhe per me teper do te merren direkt nga persona qe realisht e studjojn informatiken duke u kursyer kohen tuaj , dhe duke dhene me pak fjale nje mesazh dhe sqarim te plote per probleme dhe “pyetje” te perditshme qe i vijn ne koke perdoruesit te thjesht te kompiuterit.
3) Duke pare mungesen e nje kategorie te tille ne atmosferen e internetit shqiptare, kjo edhe per mangesite ne aspektin e njohurive te “pseudoinformaticieneve” qe jane perhapur kohet e fundit ne net, vendosem qe ti japim nje zgjidhje sa me te shpejt kesaj plage dhe nje mjekim me ilaçin e duhur 😉

Me respekt, Stafi i http://albanianwizard.org