Binary | BIT | (te verteta dhe sekrete)

Paranteze.
Kjo teme ka lidhje me pyetjen e bere nga drit_oni tek tema e meparshme
http://albanianwizard.org/java-1/
Keshtu qe u keshilloj ta lexoni nese doni te kuptoni me mire se per ç’fare flitet.

E degjojm shpesh ne informatik kete “binar” dhe shpeshhere profesoret mjaftohen me pedantizmin e programit pedagogjik dhe shume gjera ne koken tone mbeten si dogma dhe enigma te pasqaruara..
Psh, drit_oni beri nje pyetje shume interesante, dhe tha, bit-et a kane vlere dhe ç’fare vlere kane?
Binary nuk eshte gje tjeter vetem se nje sistem numerik ose ai i quajtur sistemi binar qe njeh vetem 2 vlera [on] dhe [off] ose 1 dhe 0 ose kalon rrym, dhe skalon rryme.
Me lejoni te hedhim nje veshtrim te shkurter historik persa i perket lindjes se sistemeve binare dhe a kane qene binare sistemet e llogaritjes ne fillimet e informatikes?
Jo :)
Kalkolatoret e pare kane qene MARK dhe ENIAC dhe (1944-1946) dhe per te bere llogaritje perdornin sistemin decimal.
E çuditshme apo jo, me vone  Johann von Neumann sugjeroi perdorimin e sistemit binar, dhe motivi kryesor ishte:
Lehtesi per hardware.
Per te gjithe ata qe mendojn se hardware nuk eshte ne gjendje te bej llogaritje, le ti hedhin nje sy CPU-s dhe akoma me ne brendesi te tij ALU-s dhe normalisht do ndryshojn mendim.
Kjo nuk do te thote se eshte e arsyeshme qe me te te bejm llogaritje shume te veshtira sepse ai suporton vetem llogaritje te thjeshta si ato te + – \ *
Dhe kjo eshte arsyeja se pse u zgjodh pikerisht sistemi binar per llogaritje, sepse eshte shume me e thjesht te paraqitesh nje numer me sekuenca 0110010 se sa me shifrat e sistemit decimal (mos te flasim per shkronjat dhe simbolet :) )
Siç e tham tek introduksion ne java, ne realitet nuk jane numra per kompiutrin por impulse elektrike qe maten ne volt dhe kane mase (do ta shohim me posht) dhe si ç’do impuls ka kohen e vet te egzekutimit dhe amplituden e tij
Ja nje figure per ta pasur me te qart

Dhe per nje pamje me reale se ky mund te perdorim nje O-scope

Akoma me reale?
Ne nje sistem koordinativ me bosht X dhe Y ku tek X realisht eshte koha CLOCK e proçesorit dhe Y eshte madhesia apo vlera e impulsit.
Tani beni nje zhgarravin duke imituar pak figuren me siper por shume me te çrregullt.
Bukur ajo qe shihni eshte ne realitet impulsi bit qe po kalon neper cirkuitet e kompiuterit tuaj 😉
Lind pyetja, po si pra a nuk thame qe kishte nje vlere te caktuar ON dhe OFF, ose 1 dhe 0 ?
Po e thame dhe ja ku po bejm nje shembull :)
Beni nje bosht te ri, dhe tek X-et shkruani 1T ,2T, 3T, etj
Tek Ypsiloni do te shkruani vlerat nga 0 deri ne 3 v dhe nga 3 deri ne 5 v
Besoj se e kuptuat, amplituda qe qendron siper 3v do te thote ON ose 1 ose kalon rryme kurse amplituda e impulsit qe eshte posht 3shit do te thote 0, OFF, skalon rryme.
Ja nje figure per ta pasur te qarte.

Keshtu qe erdhi epoka e binarizimit.
E njejta dukuri ndodhi edhe me kodin mors, pra ne fillim nuk ishte pik viz pik viz, por u zgjodh me vone.
Si ta mendojm nje bit?
Nje bit mund ta mendojm si nje atom, pra eshte njesia me e vogel elektronike, mund ta mendojm si nje pixel :)
Keshtu qe ne baze te shpjegimit me siper ne realitet eshte nje impuls qe eshte ose me vlere nga 0 – 3 v dhe ne kete rast perkufizohet sikur segziston apo skalon rryma apo 0 siç jemi mesuar ta quajm ose mund te jete nje impuls nga 3-5 v qe do te thote se kalon impuls, do te thote 1 , do te thote ON.
———————————
Tani besoj se e kuptoni pse nuk perdoret nje sistem tjeter per llogaritjet hardware por perdoret pikerisht kodi binar.
Psh, per te paraqitur fjalen “shqipe” ne binary do te ishte

011100110110100001110001011010010111000001100101

Ne decimal fjala “shqipe” do te ishte

115 104 113 105 112 101

Dhe ne nje standart tjeter do te ishte diçka tjeter akoma me e komplikuar, (kjo eshte edhe puna e sekreteve tek titulli i temes) a mendoni se do te jete e thjesht per nje llogarites te kuptoj nje kompleksitet aq te madh frekuencash saç mund te krijoj drejtpersedrejti nje hexadecimal apo decimal apo base64 etj?
Pra imagjinoni nje bosht gjigant ku secili simbol te kishte vendin e vet dhe normalisht edhe impulsi duhet te ndryshonte, sepse kompiuteri siç e thame nga 3-5 v njeh qe kalon rrym dhe mbas kombinimit te 01000001 ketij kodi dhe njesise ALU dhe nje sere porçesesh qe do i trajtojm here tjeter nxjerr nje output te deshiruar pra shkronjen A, sa duhet te luhatej amplituda e nje impulsi ne hexadecimal per tu “kutpuar” nga CPU dhe per te nxjerr nje output te deshiurar.
1.Duhet te luhatej shume (dhe ketu kalojm tek tensione jo te perballueshme nga njesia e kontrollit
2.Do te ishte shume e komplikuar (me mire e pamundur dhe e kote) per nje CPU te bente llogaritje te nje niveli  ku mund ti vijn 40000 lloje te ndryshme impulsesh brenda  0,002 sekondave.

Nese ka perseri paqartesi mos hezitoni te pyesni.