Ç’fare eshte BUS ne arkitekturen kompiuterike.

Ne arkitekturen kompiuterike me BUS nuk kuptojm “autobuzin” e kompiuterit..
Bus, eshte nje nensistem kompiuterik i cili transporton te dhena ose energji ndermjet komponenteve te nje kompiuteri ose midis dy kompiuterave.

Duhet ta kuptojm si nje nder komponentet esencial qe ndikojn ne shpejtesine e nje kompiuteri pasi ne varesi te kapacitetit te tij per te transportuar te dhena.
Arsyeja kryesore se pse u krijua ky nensistem ne fjale te pakta ishte pakesimi i telave duke qene i afte qe me nje kanal te lidhi shume komponent hardware midis njeri-tjetrit.
Normalisht kemi shume lloje bus-esh  si BUS i proçesorit, PCI bus, AGP bus, Memory BUS gjithsesi po japim nje pamje te bus-eve qe ndodhen normalisht ne nje kompiuter: Pra siç e shohim BUS-i qendror kalon ne qender te skemes duke lidhur me njeri-tjetrin te gjith komponentet hardware. BUS ne vetvete permban 3 rruge.
Address BUS –
Qe eshte njedireksional dhe transporton adresat e memorjes qe proçesori deshiron te kete akses apo te shkruaj te dhena ne to.
Data BUS –
Eshte dydireksional (bidireksional) dhe transporton te gjith te dhenat qe hyjn apo dalin nga njesia qendrore.
Control BUS –
Eshte kanali ne te cilin kalojn instruksionet dhe sinjalet e sinkronizimit, drejtpersedrejti nga njesia e kontrollit dhe neper te kalojn dhe sinjalet e pergjigjes nga komponentet hardware te ndryshem qe gjenden ne pc.
Neper kete kanal kalojn dhe me sakt impulset apo ciklet e kontrollit te clock teme te cilen e gjejm ne forum: http://albanianwizard.org/diskutime/memorja-dhe-procesori/clock-i-procesorit-t79.0.html

Normalisht kemi kategori, dhe nenkategori te ndryshme bus-esh te cilat shpresoj qe ti trajtojm ne temat e ardhshme.