Kompiuteri dhe funksionet e tij.

Kompiuteri..

Kompiuteri

Pamja e perditshme qe shohim perpara syve tane, por ç’fare ka ne brendesi te tij.[sdo e trajtojm ne kete teme] Cilet jane funksionet e tij?
Me kompiuter kuptojm nje ‘makine’ qe merret me perpunimin dhe manipulimin e te dhenave te bazuara ne instruksione. Atehere ja pak a shume brendesia e nje kompiuteri.

Brenda kompiuterit

Brenda kompiuterit

Mire, tani kemi nje pamje me te qarte.. Nese shohim ne internet kemi shume tema te tilla, dhe nuk do te doja te filloja tani me rradhe RAM, BUS, Procesori et duke shpjeguar komponentet e tij pasi me duket nje ide me shume qe te çorjenton se sa te orienton. Keshtu qe do e shpjegojm ne menyren tone organizimin e tij te ndare ne baze te funksioneve. Komponentet hardware do te analizohen 1 nga 1 ne blloqe (I\O, memorja, njesia qendrore) ne temat e ardhshme.

Kompiuteri sherben per perpunimin dhe manipulimin e te dhenave.

Ky eshte nje ligj qe duhet ta kemi te qarte, po atehere si behet organizimi ne brendesi te tij? Funksionet e kompiuterit jane shume te thjeshta. Siç e thame me siper kemi te bejm gjithmon me te dhena qe jane sinjale elektrike dhe ndryshe quhen bit. Keto funksione te thjeshta qe kane te bejne gjithmon me bite ndahen ne katershen e njohur:

Ja dhe “puna” dhe aftesia e nje kompiuteri..

1)Input – Aftesi per te marre te dhena nga “jasht” te dhena qe mund ti quajm dhe instruksione.
2)Ruajtje te dhenash – Aftesi per te ruajtur te dhena ose ne RAM ose ne memorjen auziliare (dytesore) disku i forte, usb-stick etj
3)
Perpunimi i te dhenave – Kjo eshte “aftesia me e madhe” qe behet nga proçesori dhe kemi te bejm me kontrollin dhe perpunimin e te dhenave.
4)
Output – Mbasi te dhenat perpunohen atehere te perpunuara japin nje rezultat tek perdoruesi ne baze te instruksioneve (siç u tha dhe me siper).

Ne baze te funksioneve jane dhe komponentet e kompiuterit qe ndahen ne 5 kategori te medha:

1)Grupi Input – Te gjitha ato rrangulla 😀 qe jane te afte te fusin te dhena ne kompiuter (tastiera qe eshte kryesori, mausi ose touch padi, skanerat etj)
2)
Memorja – e cila ndahet ne memorje primare dhe sekondare ,primarja eshte RAM, sekondarja eshte hardisku, dhe pjesa tjeter e paisjeve qe kane funksion per magazinim te dhenash qe mund te jene dhe komponent te jashtem (DVD, floppy, usb-stick etj)
3)
Per te mos e komplikuar Datapath dhe datacontrol [sepse per ta shpjeguar duhet te hallakatemi :p neper rregjistrat e sistemit] po i bashkojm ne ate qe quhet CPU apo Central Processor Unit, qe eshte njesia qe merret me kontrollimin , manipulimin dhe perpuninim e te gjitha ketyre te dhenave.
4)
Output – Paisjet qe nuk bejn asgje tjeter perveç se na paraqesin instruksionet tona te perpunuara nga proçesori tek keto paisje futen (ekrani , bokset, printeri, projektoret etj). Kjo ne pergjithesi eshte “tabloja e madhe” te cilen do mundohemi ta trajtojm me hollesisht ne te ardhmen.