Fedora 10

Vet, Linus torvalds e perdor kete sistem operativ, e kam fjalen per fedora.
Versioni 10 ka dale sot para 10 oresh.
Si ç’do sistem i ri ka ardhur me programet e fundit stabel,dhe normalisht duke respektuar klimen open-source.
Ka ardhur me shume rinovime, ashtu siç i takon nje versioni 10 te nje sistemi operativ linux.
Vjen me NetworkManager , qe eshte projekt i çuar perpara nga developersat e sistemit desktop Gnome,
Nuk e di nese ne versionin e meparshem ka qene edhe D-BUS i perfshire gjithsesi, ne fedora 10 eshte i perfshire dhe eshte menyra me e thjesht qe lejon aplikacionet te flasin me njera-tjetren.
Per me shume informacione drejtojuni freedesktop.org
PolicyKit, eshte nje framework i cili kontrollon akseset proçeseve te limituara ndaj atyre te palimituara, pra nje hap perpara kundrejt sigurise.
Vjen me HAL, (hardware abstraction layer) funksioni i te cilit esht thjesht qe “ta beje hardwarin te punoje”.

Normalisht nuk mungon as SElinux,  dhe cilesite dhe programet e njohura te fedores.
Eshte i thjesht ne perdorim, me i shpejt, me i sigurt dhe sistemi me i ri i momentit :)
Mund ta shkarkoni nga webi zyrtar.