Remove Windows Vista Install Slackware 12.1

Remove All Windows & install Slacwkare 12.1 (made easy)

Po kerkoja ne internet per materiale per çinstalimin e windows perfundimisht nga kompiuteri dhe u çudita shume kur e pashe se te vetmet materiale ishin se si te çinstalohet linux nga kompiuteri.

Keshtu qe ne pergjigje te atyre temave ne anglisht po e japim nje teme ne shqip se si mund te heqim nga kompiuteri te gjitha versionet e windows 95/2000/xp/vista etj.
Dhe po japim edhe instalimin e slackware ne kompiuterat tane.
Ato qe u duhen per te kryer kete jane nje kompiuter me windows te instaluar xD
1 cd me gParted te masterizuar , (zgjidhni ju se me ç’fare do e digjni failin iso) dhe nje dvd me
Slackware 12.1 te masterizuar, keshillohet qe te kontrolloni hash md5-sen per integritetin e faileve dhe keshillohet magic iso si program per te masterizuar failin iso, njekohesisht duhet te masterizoni me shpejtesine me te vogel qe te jete e mundur (2x)
Fillojm,
Hyjm ne bios me F2 (varet nga kompiuteri) dhe bejm te mundur qe kompiuteri kur te bej boot prioriteti te jete ne fillim tek cd\dvd.
Fusim cd e gparted dhe zgjedhim gjuhen, presim deri sa te dali pamja grafike dhe do te shohim edhe programin gparted ne screen.
Tek particionet do te shohim edhe particionet windows apo C: varet nga lloi i windows qe keni te instaluar , dhe eliminojm te gjitha particionet qe shohim (jane NTFS) (me kete kemi hequr windows 😀 )
Mbasi kemi eliminuar particionet, shkojm tek new, dhe krijojm nje particion qe quhet linux-swap dhe i japim nje madhesi prej 2Gb, per te pasur nje frymemarrje te lire, dhe zgjedhim si file linux-swap.
Per ç’fare sherben ?
Kur ngarkohet rami failet shkojn tek linux-swap, nje teknollogji qe windows nuk e ka.
Ok, u krijua edhe linux swap.
Pastaj krijojm nje particion te ri, ky me format ext3 dhe shkojm perseri tek New-> dhe kete ne madhesi prej 10-16 Gb, zgjidheni vet, ose mund edhe te krijoni kete particion me komplet pjesen tjeter te hapesires qe ngelet ne hardisk, dhe tek label shenojm thjesht / (qe do te thote qe eshte root, pra direktorija ku do te instalohet slackware)
Mbas kesaj, nese kemi lene vetem 16-18 varet nga preferencat per instalimin e slackware pjesen tjeter mund ta leme per qejfin tone dhe krijojm nje particion tjeter edhe ky te formatohet me ext3 me label /home qe do te jete direktorija jone home.
Aplikojm dhe presim perfundimin.
Bejm reboot dhe fusim DVD me slackware.

Instalimi i Slackware

Nese nuk i keni bere veprimet me para duhet te perdorni cfdisk apo cdisk si komanda per te krijuar particionet qe me siper u krijuan me gparted.
Vazhdojm

1.Bejm boot
2.Kur te na thote per te ber login bejm login si root per te pasur privilegje te plota
3.Japim setup dhe do na dali nje skermat per instalimin e slacwkare
4.Klikojm tek Add swap dhe do te shohim qe slackware do te kapi particionin linux-swap dhe do e marri ate per vete automatikisht :)
Pastaj automatikisht do te detektoj edhe 2 particionet e tjera dhe te parin ate me “/” si label do e zgjidhni per isntalimin e sistemit operativ, te dytin qe kirjuat me label /home, do e zgjidhni per veten dhe do i jepni te njejtin label, pra /home
5.Ne pergjithesi mos u hutoni me opcionet, zgjidhni ext3 si fileformat, lexoni me kujdes ate qe thote, dhe opcionet jane te preselektuara keshtuq e duhet thjesht te vazhdoni perpara me ENTER.
6.Do tju thote per te selektuar “installtion media” dhe do te selektoni DVD.
7.U kerkon per lloin e instalimit dhe do te zgjidhni Linux Base system, nese jeni user normal ose D per developers, programues..
8.Nese keni selektuar D, isntalimi do te zgjasi diku tek 15-20 min, ne varesi te fuqise se makines tuaj, dhe do u dali opcioni per instalimin e linux bootloader.
9.Jepni OK [ENTER] sepse opcionet jane te preselektuara Pra Install LILO automatikisht.
10.Selektoni Install to master boot record
11.Zgjidhni Desktop menagerin e preferuar (KDE, XFCE, FLUXBOX etj)
12. Zgjidhni nje password per akontin root
13.Instalimi perfundoj, beni exit, reboot.
14.Mbasi ndizet do beni login, me root \ password, dhe do jepni nga komand prompti startx per te startuar serverin X (grafika)
15.Mbasi keni hyre ne ambjentin grafik do te hapni terminalin dhe do shkruani adduser dhe do te ndiqni proçeduren per te shtuar akontin tuaj ne sistem, pra emri ,fjalekalimi etj..
Mbasi keni krijuar akontin tuaj , mund te beni reboot dhe te hyni me akontin tuaj, si zakonisht jepni startx per te hyre ne desktop.
Me kaq mbaroi edhe heqja e windows nga kompiuteri juaj dhe instalimi i slackware,
Normalisht mund te ndiqet si proçedure edhe per te instaluar distribucione te tjera linux , qe instalimin e kane shume me te thjeshte se slackware, nje distro binare..
Mbas instalimit te slackware do te keni disa probleme, qe rregullohen por duhet te keni pak eksperienc me linux, dhe kerkimet ne google 😉