Hacker MANIA!!

Ej , po ça behet keshtu mor daj!!

Gjithanej hackera po shohim ?
S’po e marr vesh kete pune xD,

Mblidhen nja 3 -4 kalamaj, instalojn nje vBulletin (qe e kane mesuar ta instalojn me videotutoriale) edhe oburra forumi i radhes qulli_na_bashkoi-crew ?!?
Edhe po te shohesh permbajtjen e tyre ke vetem warez, po ç’lidhje ka warez me sigurine ne informatike?
E kam titulluar hacker mania, sepse ne nje universitet shqiptar (lajm qe me ka ardhur nga burime te sigurta) njeri nga studentet kur eshte pyetur se pse zgjodhi informatiken pergjigja ishte:
DUA TE BEHEM HACKER
:L

Imagjinoni shokimin e pedagogut mbas asaj pergjigjeje?
Nje CS student te thote, u futa ne UNI per tu bere hacker?
Nga vjen i gjith ky dizinformim?
Dhe me e rendesishmja , pse duan te gjith kalamajt te behen hacker.

Po jetojm ne nje kohe ku kompiuteri dhe interneti jane bere diçka e pandashme e jetes se perditshme.
Dhe normalisht forume te ndryshme shqiptare apo jo, tentojn te terheqin sa me shume idiota neper veprimtarit e tyre boshe dhe pa kuptim te tipit:
“Vjen nje moment dhe…”
“Sot puth ….”
“Nje puthje per arixhiun..”
“Hajdari kerkon moter..”
E te tjera si keto:
Pse i them idiot?
Si mund te quhet nje person qe kalon 4 ore perpara kompiuterit duke marre pjes ne gjera te tilla?
IDIOT
Tamam, edhe une ashtu mendoj xD.
Keshtu qe ne vazhden e fushatave elektorale te quajtura ndryshe fushata spami, ata ofrojn sherbime te PAPERSERITSHME XD si:
muzik xD, chit-chat, sms-mms-space shattle falas, “gjej dashurine e jetes”, shkarko pa limit (nga rapidhsare :L), behu hacker dhe ….
Pikerisht ne ato “…………” duam te gjejm.
Pasi eshte e ditur , apo eshte kthyer ne nje gjendje psiqike qe nese je hacker, je trendy, apo diçka e madhe, apo ku ta di un, rezultati qe mendojn femijet eshte qe jane ne qender te vemendjes dhe nuk e mendojn qe kjo “qendra e vemendjes” eshte ne kundershtim me te qenurit hacker xD
Realiteti i ketyre komuniteteve?
Deshtime te plota,
Edhe vet ata qe i drejtojn jo qe nuk jane PEN-TESTERS (hackers siç i quan masa) porse nuk ja kane idene minimale informatikes, Programimit e lere pastaj Penetration-Testing\Auditing.
Ja ku dolem qe krijohet nje rutine ne aktivitetet boshe qe ndermerren, dhe konsiderohet si pune papunesia, apo marrja me gjera te kota qe nuk te sjellin dobi.
Si mund te konsiderohet pune papunesia?
Ç’fare pune te ben babi?
-Hiç pa pune
Po ti?
-Ja ndihmoj babin nga pak

– :'(

U bej thirrje te gjith atyre qe e kane rastin ta lexojn kete teme, qe te angazhohen ne perhapjen e informacionit qe edhe nese eshte dikush qe vertet i intereson informatika mos ta humbi kohen e vet me keto idiotlluqe por ti drejtohet studimit real te informatikes dhe kjo nuk behet as duke u abonuar me RSS tek AlbanianWizard.Org e as duke u abonuar neper webe (qe i harrova) te tipit “Microsoft ka pushuar 2000 veta nga puna” wtf?
apo “Redhat sot ngriti flamurin ne vlor” :L
Pra gjera te tilla qe jane thjesht lajme dhe synojn me shume ne publicitet se sa ne dituri.
Drejtojuni librave, dhe materialeve serioze qe flasin per kete pune dhe jo kafsheve qe duan te ven lek me 2 google ads.