IE Dos me ane te javascript!!

Si gjithmone Internet explorer na le me goje hapur me fuqite e tij paranoramle dhe aftesite e tij per te shkuar ne krash, ashtu siç e meriton nje aplikacion microsoft i vertet.
Me ane te nje kodi javascript, i lene thjesht ne nje faqe html , ne kompiuterin tuaj mund te shkaktohet nje denial of service i vertet duke konsumuar proçesorin ne maksimum.
Simptomat jane shume kurioze pasi nuk ndodh ajo qe ndodh ne nje dos klasik, dhe mendoj se nese do te kishim source kodin e internet explorer ne analiz, mund te gjendej me leht gabimi dhe menyra e interpretimit te kodit javascript.
Provoni te modifikoni kodin javascript, dhe ta testoni.

Tani analizojm pak kete dobesi, dhe kodin qe e shkakton.

<script>
for (var i = 0; i < 32; i++) {
document.write(‘</style>’);
document.write(‘<style>’);
}
</script>
Fillohet duke percaktuar variabilen var i = 0; pra i jepet vlera 0 me kusht qe i (qe eshte 0) te jete me e vogel se 32.
Mbas kesaj shtohet 2 here vlera e i-s pra i++ mbledh veten e saj.
document.write eshte funksioni klasik per te stampuar tekst ne screen psh document.write(‘hello world’);
Qe ne kete rast eshte perdorur me nje tag html i cili eshte <style>
Per te pare efektet qe ka tek Internet explorer shikojeni live duke klikuar http://albanianwizard.org/iedos.html
Per fat te keq nuk mund te vazhdoj testimin e kesaj “çudie” pasi perdor linux dhe historikisht internet explorerin nuk e kam perdorur edhe kur perdorja windows.. Gjithsesi, mund te lihen si limit < 33 ose < 56 pra beni testime dhe kontribuoni ne kuptimin e kesaj mangesie dhe menyres se si e interpreton internet explorer kete kod javascript.
Jane vulnerabel IE7, dhe besoj se edhe IE6\5 ..
Nese ndonjeri ka IE8, mund ta provoje dhe te na thote per experiencen e tij..