Si te instaloj dhe konfiguroj Apache, mysql, php, & more ne Linux Fedora 10.

Jo me larg se 2 ore me pare, mu desh qe te instaloja dhe konfiguroja sherbimet e mesiperme per ta shnderruar kompiuterin tim ne nje server te mirefillt duke i shtuar atij keto sherbime qe normalisht mund te duhen per testime te ndryshme, apo per zhvillime te aplikacioneve web.
Ky shkrim i drejtohet te gjitheve (mases) keshtu qe mos me qortoni nese jam munduar ta thjeshtoj ne maksimum ecurine si per konfigurimin ashtu edhe per instalimin e ketyre sherbimeve.
Siç e dime, per ta bere diçka te tille tek windows eshte shume e thjesht, mjafton te instalojm tools si MoWeS , Xampp apo tools te ngjashem dhe ç’do gje merr fund..
Por normalisht nuk mund te bejm shume gjera pasi windows nuk suporton chmod konfigurim  personalizim te sherbimeve te tjera, suport per shume gjuhe qe duhet te besh namin per ta pasur etj etj.
Natyrisht do te perpiqem qe ta bej sa me te thjesht si material , duke ju shmangur sa me shume qe te jete e mundur terminalit..

Fillojm me instalimet
Po instalojm serverin httpd, serverin mysql, suportin e gjuhes php, phpmyadmin, dhe disa  sherbime te nevoitshme qe na lehtesojn punen :)
# do te thote qe duhet te jemi root pra root@localhost ose root@domaini#

#yum install httpd httpd-tools system-config-httpd lighttpd php phpMyAdmin mysql mysql-server php-mysql mysql-administrator

Dhe me kete automatikisht instaloni serverin apache, httpd, gjuhen php (tek e cila keshilloj qe te perdorni menaxherin grafik te paketave te instalimit ne menyre qe te zgjidhni vete modulet) mysql, me serverin dhe tool per konfigurimin e tij si mysql-administrator dhe phpMyAdmin, per apache perdoret system-config-httpd si tool..
Mbasi instalimi te kete shkuar me sukses , qe besoj se sdo kete probleme duhet te fillojm te startojm sherbimet e ndryshme..

APACHE HTTPD

 #httpd -k start

Dhe me kete startuam serverin tone apache..
Shkojm tek http://localhost/ ose http://127.0.0.1/

Dhe do te shohim normalisht Fedora Test Page, qe tregon se serveri yn eshte ne egzekutim e siper.
Atehere si thoni ta konfigurojm pak?
Shkojm tek /etc/httpd/conf.d/welcome.conf dhe heqim komplet pjesen qe nuk eshte e komentuar, ne kete menyre nuk na del faqa /var/www/error/noindex.html por do te na dali /var/www/html/ ne fjale te tjera asgje sepse nuk kemi vendosur asnje file ne te.
Vendosim nje file te thjesht index.html me te shkruajtur diçka brenda tij per te pare qe punon ne rregull.
Ok, tani perpiqemi te personalizojm pak.

#system-config-httpd

Dhe do te dali nje dritare GUI qe do na japi aftesi per te konfiguruar serverin tone te sapoinstaluar.
Ok tani tek Server name fusim psh albanianwizard, pra per ti dhene nje emer tjeter nga localhost apo 127.0.0.1.. Dhe percaktojm edhe emailin tone, etj shtojm ip apo adresa ku serveri te qendroj ne listening dhe me kete tool kemi mundesi edhe per te krijuar virtual hosts, apo hoste virtuale per te cilet nuk do te flasim ne kete teme sepse pastaj do me duhet te kaloj dhe tek konfigurime https :)
Ok, kalojm tek..

MYSQL

Si fillim pa humbur kohe i japim nje startim te mire serverit tone Mysql me:

# chkconfig --level 2345 mysqld on; service mysqld start

Mbas kesaj duhet te percaktojm nje user te ri per serverin dhe kete e bejm me ane te terminalit..

#mysqladmin -u root password passwordiim

Ok, tani hapim pak MySql Administrator dhe bejm login me root dhe passwordin e ri qe krijuam.
Ketu tani kemi pak pune :)
E para eshte te shtojm nje user te ri dhe ti japim te gjitha privilegjet.
Mbasi e kemi bere kete eliminoni root dhe userin “blank” qe eshte bosh.
Dhe ne kete rast root eshte useri i ri qe krijuat ju (pasi i ka te gjitha privilegjet)..
Tani shkojm tek Startup Parameters dhe klikojm tek Disable Networking per te bllokuar keshtu akseset nga jashte (nese jemi duke bere diçka qe nuk duam ta shohin te tjeret).
Ketu gjejm edhe shumicen e opcioneve pasi kemi te bejm me failin e konfigurimit te serverit Mysql /etc/my.cnf .
Nese duam qe ky sherbim te startoj qe ne fillim atehere japim:

chkconfig --level 2345 mysqld on && service mysqld restart && chkconfig --list | grep mysqld

Per te tjerat konfigurimi behet ne baze te preferencave.

phpMyAdmin

Ketu e kemi shume me te thjesht, mbas instalimit shkojm direkt tek /usr/share/phpMyAdmin dhe editojm failin config.inc.php
Tek i cili do te ndryshojm:

$cfg['Servers'][$i]['controluser']   = 'EmriYne';          // Emri me te cilin bejm login ne serverin sql
$cfg['Servers'][$i]['controlpass']   = 'Passwordi';//passwordi yne

Per te ber login shkojm tek http://localhost/phpMyAdmin
Ah, gati harrova..
Per te bere login tek mysql japim..

# mysql -u emriim -p

Mbas kesaj prompt do na kerkoj passwordin..
Dhe mbas kesaj mund te japim ç’fare do lloj komande sql per te krijuar, databaza, apo te modifikojm serverin etj, gjera qe mund ti bejm edhe me mysql-administrator…
Mbas kesaj, ne mund te shkojm te vendosim ç’fare do lloj web aplikacioni qe suportohet tek /var/www/html/ dhe te ndjekim instalimin normal, mbasi kemi serverin, kemi databazen dhe gjuhet e suportuara pastaj..
Per suport te gjuheve te tjera instalohen dhe modulet e tjera, gjithsesi ky eshte konfigurimi :)