iPhone 3G, “hacking” apo e drejta per pronen tende?

Turpi i turpeve kesaj rradhe i takon APPLE
Po jetojm kohe te veshtira apo jo :D?

Ja ku po e nisim me te rene e fundit, apo dredhite e apple qe ka bere me prodhimin e saj te quajtur iPhone.
Shume prej nesh mund te paguajm per te blere nje makine, rrob, shtepi apo ku ta di une nje kompiuter etj.
Dhe pak prej nesh jane ne realitet pronar, apo owner te atyre gjerave qe sapo i blem dhe normalisht jane ne pronesine tone..
Pse e them kete..
Marrim rastin e iPhone, meqe po flasim per iphone..
Ne vendet europiane eshte me nje çmim prej 600€ , ne japoni 200 $ ashtu si ne amerik, dhe ja ku e blem iphonin tone, por gjeje pak se ç’fare..
Nuk mund te instalojm programe te cilat nuk jane ne iTuneStore, ne fjale te tjera nuk mund te instalojm programe qe nuk shiten nga APPLE, dhe me kete u siguroj qe APPLE zuri te njejtin vend tek une si MIXROZOFT!
Ne fjale te tjera,
shkojm dhe blejm nje makine tek mercedez, dhe ne te njejten kohe mercedez perveç makinave shet dhe benzin, dhe mbasi e blejm marrim vesh lajmin e hidhur qe duhet te bejm shuuume kilometra, te paguajm me shume leke, dhe te marrim nje benzin skarso vetem e vetem qe mercedezi te vazhdoj te fitoj tek ne.
Pra eshte absurde apo jo?
Gjithsesi ja se ç’fare ndodh.
Programuesit e iphone developer team zhvilluan aplikcione te quajtura quickpwnage dhe pwnage  per te liruar iphone dhe per ta bere ate te afte per te pasur mundesi qe te instaloj aplikacione te tjera qe jane falas dhe shume me te mira se ato qe gjenden tek itunes store..
Por ja qe sfida nuk mbaron me kaq..
Ne firmwarin e ri 2.2.1 ata (te apple) futen nje mekanizem te ri per ta bere jofunksional aplikacionin PwnageTool.
Per fat te mire iphone dev team menjehere si kunderpergjigje nxorri versionin e ri PwnageTool 2.2.5 por imagjinoni pak, apple nuk dorezohet me kaq..
Ajo ne axhornimin e fundit 10.5.6 te sistitemit operativ MacOSX krijoi andrallen e fundit per te shmangur qe njerezit qe I BLEJN DHE I PAGUAJN ME LEK IPHONIN te kene mundesi qe te instalojn ne te ato qe deshirojn ata, pa u limituar nese nje aplikacion eshte ka firmen apple apo jo..
Dhe degjojeni te fundit :)
Gjate hacking te iphone, kur e kemi te lidhur me kompiuterin tone mac, dhe mbarojm komplet etapat per ndryshimin e firemwarit (ne fjale te tjera kjo metode eshte modifikimi i sistemit dhe softwarit hardware te paisjes me nje tjeter e cila te lejon instalimin e aplikacioneve te tjera perveç atyre te apple [do te ishte mire ti skartonin fare xD]) dhe kur hyme ne DFU mode (nje lloj safemode  i sistemit ku zakonisht behet backupi) sistemi yne i dashur me shenjen e molles se kafshuar na thote se iTunes (dhe jo iPhone) nuk eshte njohur ne menyre te sakt si periferike !
Arrini ta besoni?
Por nga ana tjeter dhe ne nuk dorezohemi !
Secili person ka te drejtat e tij, dhe ata mohojn ne menyre konstante te drejten e prones private, dhe blejn gjykatesit e shitur me leket e tyre te qelbura.
JA pra dhe menyra tjeter per te shmangur kete marifet te tyre.
Kjo mosnjohje e iPhonit shkaktohet nga driveri i ri i usb-s qe instalohet automatikisht me MacOSX 10.5.6
😀
Zgjidhja eshte shume e thjesht dhe shume llogjike
Mjafton qe tek usb-ja e mac te fusim nje usb-hub (shperndares usb) dhe tek usb-hub te lidhim kavon usb te iPhonit dhe problemi u zgjidh.
Te gjitha keto mu desh ti beja gjate HACKING dhe fitimit te te drejtave te prones private gjate zhbllokimit te iPhone 3G te vellait tim me firmware 2.2.1 ne MacOsX 10.5.6
Per te gjithe te interesuarit per guid se si te zhbllokohet iPhone mjafton te kerkoni ne internet, dhe te kerkoni me “jailbreaking iPhone 3G” dhe keni tutoriale te ilustruara shume qart.
Per arsyen se ka pikerisht shume te tille dhe jane shume te qarte, u ndala te sqaroja vetem kete metode speciale per te zhbllokuar versionin e fundit te iPhone me versionin e fundit te firmware ne versionin e fundit te MacOsX,  metod te cilen e keni shume te nevojshme nese keni te beni me versionet  e fundit pra nese nuk perdorni usb-hub ato qe jane ilustruar ne tutorialet e gjetura ne internet nuk do te funsionojn.
Ah, arsyeja tjeter pse nuk solla ketu ato tutoriale eshte se pastaj thone qe “perkthej” dhe temat nuk jane te miat.
Ne te njejten kohe, u bej thirrje te ndaloni duke kopiuar temat, duke i postuar neper forumet tuaja per fame ,a buje apo ku ta di une, dhe te kuptoni se ky web nuk eshte per qellime perfitimi, (shikoni gje ads) (po shes gje aplikacione te koduara nga une?) , dhe as per fame, pasi per ne dini vetem emrat dhe asgje tjeter.
SIç lexohet dhe tek rreth nesh qellimi i ketij webi eshte qe shqiptaret te kene nje pik referimi dhe te marrin e te japin njohuri, te permirsohen dhe te ecin perpara.
Ne postimin e ardhshem do te postoj nje video shume interesante mbi deklaraten e te drejtave te njeriut.
BTW APPLE SOCK