Kompjuterat Fotonik

A keni degjuar ndonjehere per kete lloj kompjuterash??

Mendoj se jo pasi eshte teknologji qe eshte akoma eksperimentale por shum shpejt do te behet realitet. Sa po kalon koha dhe sa vjen po degjojme gjithmone e me shume po degjojme per shfrytezimin e drites per komunikim apo per regjistrim apo edhe ne mjeksi dhe ne shume fusha te tjera. Kjo pasi drita eshte shume e shpejte ka gjeresi bande pasi ka nje diapazon te gjere frekuencash nuk eshte e demshme dhe mund te mexhahohet me kosto te ulet. Pikerisht duhet te dijme qe drita perbehet nga fotone qe perfaqesojne energjine qe leshojne elektronet nga kalimi nga nivelet e eksituar ne nivelin baze. Te njejten metode pune ndjekin ne parim edhe lazerat.

Por kompjuterat cfar lidhje kane??

Kemi pare qe ne praktike qe tek fibrat optike kemi perdorimin e drites lazer per transmetimet e informacionit. Dhe nga kjo lindi dhe ideja ime pse mos te zevendesojme telat e bakrit ne qarqet elektronike apo edhe pjeset e tjera lidhese te kompjuterit me fibra. Nje ide tjeter do te ishte zevendesimi i hardisqeve magenetike me hardiqse optike dhe gjithashtu memoriet ram.

Po cfar te mire do te kishte dhe si eshte parimi i punes se ketyre kompjuterave .

Atehere normalisht dime se nese zevendesojme elektronet me fotone kemi nje shpejtesi deri ne 10 here me te madhe te trasmetimit te te dhenave . Problem i rendesishem i elektronikes qe ka te bej me nxehjen eliminohet. Dhe gjithashu kemi nje ulje te energjise elektrike qe do te duheshe per te aktivizuar keto kompjutera, pa folur pastaj per shuarje qe eshte mjaft e vogel dhe per nje gjeresi bande shume e shume me te gjere. Kocepti i punes qendron ne kalimin e drites infra te kuqe neper fibrat optike te instaluara ne kompjutera dhe gjithashtu gjenerimi i spektrit infra te kuq i cili del nga dioda lazer. Duhet te dime qe parimi i punes eshte pothuasje i njejte me kompjutarat e zakonshem ndryshimi i vete eshte se punojne me fotone dhe jo me me elektrone. Gjithashtu transistoret e sotem mund te zevendesohem me tranzistore optike qe jan zbuluar, rezistencat me analoget e tyre rezistencat optike. Po chipet?? Edhe per keto ka nje pergjigje pasi Inteli ka prodhuar chipet e para fotonike qe kane nje shpejtesi perpunimi prej 30gb/s. Kjo deri para se te kerkoja ne internet ishte thjesht nje ide e nje studenti te Inxhenjerise Fizike qe jam une, pasi ne shkolle studioj lasera dhe optike. Por mesa duket dikush e kishte menduar para meje dhe kishin investuar firma si Intel dhe Nasa per te nxjerre prototipet e pare laboratorik.

Ah me humbi nje mundesi per tu bere i famshem 😀 haha. Keto teknologji do te bejn nje revolucion ne boten e kompjuterave sic ben dhe fibrat optike ne transmetimin e te dhenave.