Si te djegim – masterizojm nje CD ose DVD

Ja ku po vazhdojm me mini tutorialet shqiptare , te thjesht, te shkurter te kuptueshem :)
Kemi nje problem, kam disa foto, apo mp3, apo filma dhe dua qe ti hedh ne CD ose DVD, pra te masterizoj apo te “djeg” nje CD apo DVD, si i behet?
E para, duhet qe kompiuteri yt te kete masterizator (shumica e kompiuterave nga viti 96 e ketej e kane), keshtu qe dhe joti e ka. E dyta duhet nje program per masterizim!
Ketu, dikush mund te thote NERO, une them ultraIso, por meqenese eshte me pagese gjeta nje kopje te tij qe eshte falas dhe ben te njejten pune perfekte.
Shkarkimi dhe Instalimi i Programit
Po flasim per CDBurnerXP i cili ka fituar shume çmime, dhe per me teper konverton dhe failet bin=>iso
Shkarkojm:
Shkarko CDBurnerXP nga faqa zyrtare
Mbas kesaj instalojm aplikacionin duke klikuar dy here dhe duke vazhduar instalimin me “Next-Next-Next…”  Mbasi e beme kete do te shohim nje ikone ne desktop, klikojm dhe hapet programi.
Po tani?
Na duhet dhe nje CD i cili eshte 700Mb (megabyte) (nese duam te vendosim foto, mp3, programe etj) dhe nje DVD (4.7GB standarti) nese duam te fusim filma apo faile te medha.
E fusim Cd apo DVD ne kompiuter, dhe pastaj hapim CDBurnerXP, selektojm failet qe deshirojm te hedhim ne cd dhe i terheqim ne pjesen e siperme te programit, Klikojm BURN dhe presim deri sa te perfundoj shiriti.
MBAROI, CD\DVD-ja juaj eshte gati :)