Moment qetesie – ora 5:04 Am :=)

Ne kete moment qetesie, ndalova per nje moment per te pare vizitoret e rastit duke i lejuar vetes te shihja mbi origjinen e ip-ve.
Çuditerisht, vizitoret qe perdornin windows xp nuk ishin shume ne avantazh me ata qe perdornin linux, ku tek keta kishte dhe qe perdornin konquerror.
Ip-t per fat te keq derivonin te gjitha nga shtetet e huaja ku mbizoteronte gjermania\shba\franca\italia, kjo ishte vetem per pak kohe, por gjithsesi ky ishte nje analiim per nje kohe te shkurter ku u numuruan rreth 64 vizita ku lexoheshin postimet e fundit.
Thashe fatkeqsisht sepse nuk pashe ip shqiptare, max pashe nga maqedonia , por u falet do jeni ne gjume (shpresoj).
Me behet qejfi nga nje ane qe ka vizitor linux, e sidomos kur shoh tek ip-t hoste te universiteteve neper bot, ajo qe me pelqeu me shume ishte nje host nga trendmicro :) , ka ndonje shqiptar qe punon atje?
Mire, spo ju lodh me shume, shpresoj qe te perparojm sa me shume ne fushen IT, te ndajm informacione te pastra te pa ndikuara nga politika\ekonomia etj.. e di per disa e verteta eshte ca e hidhur por mbetet e vertet dhe shume ka qe duan te hapin syte.
Le te jemi edhe nje web *free your mind* pse jo !