Komunikimi ne Internet | Format Virtuale te Komunikimit

Ne temen Historia e Internetit trajtuam qellimet origjinale per te cilat u ideua “Inter-Network-u” dhe morem nje ide per ç’fare u ideua interneti dhe transformimi i perdorimit te tij ne kohet e mevonshme, ne kete teme do te shohim pikerisht qellimin ‘sot’ per te cilin perdoret interneti dhe metodat e ndryshme te ketij komunikimi.
Jemi te qarte qe interneti perdoret per te shkembyer informacion, qofte ky informacion i drejtuar nga nje grup perdoruesish tek tjetri, qofte informacion i drejtuar nga nje firme biznesi tek konsumatoret apo qofte dhe Informacion i Rrezikshem perdorimi i te cilit varet nga qellimi.

Keshtu qe dalim ne nje perfundim se Interneti eshte “Shtepia e Informacionit” dhe pikerisht per ta bere kete informacion sa me te leht per tu ndare dhe arritur eshte zhvilluar shkenca e komunikimit ne rrjet dhe normalisht dhe mjetet e komunikimit ku do permendim ato me te rendesishme duke evituar rendin kronologjik te tyre.

Zines dhe EZines jane nga format me te vjetra te komunikimit derivojn nga ‘magazines’ dhe jane lloj revistash online , zakonisht ne formate text ku ndahet informacion i shkruajtur nga grupe te caktuara te cilat zakonisht nuk kane si prirje ndarjen e madhe te informacionit por jane te drejtuar nje grupi te klasifikuar lexuesish, nje shembull te nje faqeje te tille mund ta shohim tek textfiles[dot]com , zakonisht eshte nje webserver qe pret lidhje ne porten 80 dhe vizitoret perdorin web-browser (firefox, opera, safari, links etj)

E-MAIL ose Internet Mail, edhe kjo nga format me te vjetra qe sot njihet me shume e zhvilluar ne formen e saj web-mail si psh hotmail, yahoo-mail, apo i preferuari Gmail qe kohet e fundit eshte default ne https, edhe ne kete rast client eshte si me siper web-browser kurse serveri ofron nje interface ‘user-friendly’ per perdoruesit. Gjithsesi forma tipike eshte nje email server  qe mund te perdori POP3, SMTP, IMAP si protokoll dhe clienti po ashtu. Si teknologji e njohur per sigurine dhe privacy gjate shkembimit te emaileve eshte GnuPG.

Mailing-Lista edhe kjo nje form goxha e vjeter e komunikimit ne internet ku me ane te nje programi psh GNU Mailman ku ne kete rast kemi nje program te shkruajtur ne python tek i cili regjistrohen perdoruesit dhe komunikimi behet ne baze te dergimit te emailve ku kur dergohet nje email nga nje perdorues emaili i shkon te gjithe grupit, dhe nga njera ane eshte goxha form e mire komunikimi dhe sot. Nderkohe qe shembuj ‘modern’ te ketyre kemi bugtraq, google groups etj.

IRC , ketu kemi te bejm me te ashtuquajturin “chat” ku ne kete rast kerkon nje server dhe nje client ku servera te njohur kemi freenode.net , efnet.org 😉 , fuNET, DALnet etj. Zakonisht perdor porten 6667 ku client si mIRC, Xchat, LostIRC, Irssi (modular, i thjesht dhe shume stabel) apo tashme dhe web-browsera si opera e kane te perfshire nje client IRC.
Kjo forme komunikimi e internetit, vjen me kanale dhe ne formen e komunikimit ne kohe reale midis perdoruesve duke ofruar ‘kanale’ ne te cilat perdoruesit flasin me njeri-tjetrin ne kohe reale. Kemi dhe forma te tjera te IRC-s si pershembull miBIT

WebFaqet – kjo eshte forma me e perhapur sot ku perfshihen forumet, blogjet (tani jeni duke perdorur nje te tille), portalet ne pergjithesi dhe mund te jene faqe te veçanta ku psh mund te shkruhen vetem papers, mund te ndahen programe apo mund te jene faqe per zhvillime projektesh,  faqe reklamuese te bizneseve te ndryshme, faqe me sherbime, faqe multimediale me video (youtube)  dhe foto  etj etj. Kjo eshte nje kategori shume e gjere e cila perfshin nje pjese te mire te asaj qe nga shumica quhet ‘internet’ nderkohe qe ne realitet eshte vetem nje pjese e vogel.

File Sharing – po e fusim dhe kete ne kete tek “mjetet e komunikimit” pasi edhe kjo eshte nje mjet ‘komunikimi’ nderkohe qe ndahet informacioni, nder me te njohurit ne kete fushe eshte torrent ku ne kete rast nuk ka server por secili eshte client dhe server ne te njejten kohe, ka nje protokoll te caktuar dhe eshte ideuar ashtu si p2p apo forma te tjera per te ndare informacionin.
Zakonisht perdoret per te ndare informacion jo te ligjshem ku thyhen te drejtat e autorit.

VOIP – ose Voice over IP u ideua fillimisht per tu dhene jete telefonatave nepermjet internetit, funksionon dhe ky me server\client dhe ka protokollin e vet , faqe te njohura qe ofrojn kete sherbim jane VoipStunt te cilat ofrojn dhe telefonata me shqiperine voip-diçka etj.

IM ose Instant Messaging , doh, ka nevoje per tu sqaruar? Messenger, yahoo messenger, ndonje web – messenger e keshtu me rradhe, edhe kjo ka protokollin e saj dhe funksionon ne formen client\server. Me ane te IM-ve psh aMSN Pidgin, Windows Live Messenger qe jane client qe ne kete rast lidhen me rrjetin MSN mund te komunikosh ne kohe reale edhe duke suportuar videon\audion perveç mesazheve te shkruara.

VideoKonferencat – nje tjeter form komunikimi e ideuar per te ndare audion dhe videon ne dy drejtime ne te njejten kohe, dhe kjo eshte nje tekonologji paksa me e komplikuar, gjithsesi :

Sot, realiteti eshte se te gjitha keto sherbime shume programues kompani po perpiqen qe ti sjellin si nje pakete AIO (all in one) duke u munduar te perfshijn te gjitha sherbimet ne 1.
Dhe shpesh i gjejm te perziera me njera-tjetren.

OSI Shtresa 4 – Transporti

Shtresa 4 e OSI-t quhet Transport Layer (Shtresa e Transportit) dhe ne baze te protokolleve qe perdoren ne te, ajo kryen inkapsulimin e blloqet e te dhenave te krijuara nga aplikacionet ne segmente dhe datagrame (vini re, tani nuk quhen me paketa por segmete dhe datagrame) nga nje host ne nje destinacion tjeter.
Pse quhen segmente e datagrame e jo me paketa?
Sepse qe te kryhet transporti ne menyre te kuptueshme dhe pa gabime duhet qe mesazhet (po perdor kete si term te pergjithshem) te jene te kuptueshem edhe nga shtresa 4 e rrjetit ku gjendet destinacioni e per me teper keto mesazhe duhet te plotesojn disa kushte qe percaktohen nga protokolli qe jane duke perdorur (psh UDP) , ne munges te kesaj qe thash nuk do kishte sherbim TCP\IP, UDP e keshtu me rradhe.
Kjo shtrese (Transport) ben dhe te kunerten e proçesit te permendur me siper, merr datagrame – segmente dhe i kthen ato ne ngarkese te dhenash per aplikacionet. Kjo aftesi e dyte qe permenda i jep kesaj shtrese emrin Shtresa e Transportit sepse duke ndodhur kjo1 krijohet nje “bashkbisedim” i drejteperdrejt midis dy hosteve (bashkbisedimi per te qene korret quhet virtual sepse transporti ne realitet nuk ndodh drejtpersedrejti nga shtresa 4 ne shtresen 4 por kalon njehere ne shtresat me te uleta, kujto kounikimin virtual).
Ketu jemi ne mes :), shtresa e mesme dhe e katert e OSI eshte shtresa e Transportit. Kemi nje koncept kyç, sa me lart te ngjitemi ne hierarkine OSI aq me shume rritet dhe abstraksioni pasi i largohemi punes me “çekiç e gozhde” dhe i afrohemi abstraktes e ne kete rast shtresa e Transportit eshte ne njefare menyre me shume e ngjitur me nivelet e uleta pasi ka te beje me transportin (virtualisht dhe jo realisht) por nga ana tjeter ka dhe pika shume te ngjashme me shtresat 5 dhe 7.
Nuk duhet keqkuptuar qe ky nivel i OSI-t preokupohet me transportin real te mesazheve, dmth bazohet ne shtresat e meposhtme qe e bejn kete pune , pra (tranposrtimin fizik) nderkohe qe vet preokupohet me transportin por ne aspektin e protokollit, rregullave dhe aspketeve te tjera qe do i shohim me poshte. Komunikimi behet ne menyre horizontale por virtualisht pasi nuk komunikon ne menyre te drejtperdrejt me shtresen Network te destinacionit.
Ne kohen tone kompiuterat jane multitasking dhe ne te njejtin moment shume aplikacione mund te kerkojn qe te dergojn dhe marrin te dhena nga interneti. Shtresa e Transportit eshte pikerisht pergjegjese per kete pune. Kjo ndodh sepse ne momentin qe aplikacionet fillojn kerkesat e tyre , shtreses Network i vijn te dhena nga aplikacione te ndryshme dhe eshte detyre e kesaj shtrese qe te bashkoj keto rryma ne nje rryme te vetme (multiplexing sepse ndajn te njejten adrese IP) dhe te bej tranzmisionin per tek shtresa Network.
Ne kete shtrese (shtresa 4 e transportit), lidhjet mund te jene connection oriented (TCP) ose connectionless (UDP).
Asnjera nuk eshte me e mire se tjetra, te dyja perdoren ne menyre frekuente.
Protokolleve te kesaj shtrese u jepet “inteligjence” me ane te algoritmeve (ja ku eshte dhe lidhja me shtresat e mesiperme te bazuara ne aplikativin dhe abstrakten) dhe ne kete menyre keto protokolle sigurohen qe transporti i mesazheve midis paisjeve te jete i rregullt dhe efiçent.
Pse datagram dhe segment dhe jo vetem datagram ose vetem segment?
Sepse datagram zakonisht perdoret per protokollet e thjeshta qe nuk kane shume sherbime si psh UDP (nuk siguron ritransmetim ne rast gabimi, mund te humbasin te dhena gjate trasmetimit dhe nuk siguron kontroll fluksi – pra connectionles) kurse segment perdoret per Connection Oriented si psh TCP.
Opcionet specifike te shtreses 4 te OSI, Tranportit.

  • Adresimi i Proçeseve neper Porta te caktuara – thame se ne kete shtrese (4) behet kujdesja qe multitasking te jete dhe ne network, dhe lind pyetja si ka mundesi qe te perdorin 8 programe rrjetin ne te njejten kohe?
    Thame se Data Link jep adresat hardware, ndersa Network jep adresen IP, keshtu qe Transportit i ngelet te percaktoj adresimin ne menyre qe te ndahen programet nga programet dhe keshtu secili program ka hapesiren dhe destinacionin e tij, keshtu qe nuk hyjn ne konflikt dhe sherbimi nuk i mohoet asnje programi. Ky adresim eshte i paraqitur shume mire nga Portat UDP e TCP. Pra ne kete rast behet fjale kur psh ne nje Tcp header shkruhet dhe porta e destinacionit , psh 80 ne rastin kur perdoret si aplikativ HTTP (web server) dhe adresa eshte akoma me shume e specifikuar.
  • Multiplexing dhe Demultiplexing – ajo qe u tha me siper ka lidhje ne menyre te drejteperdrejt me kete qe po shkruhet, multiplexing eshte kur shume proçeseve (proçes ne rrjet eshte veprimi qe shkakton nje aplikacion duke komunikuar me rrjetin) u dedikohet nje adrese dhe u jepet sherbimi ne baze te nje adrese IP te vetme, ndersa Demultiplexing eshte e kunderta dhe ndodh kur vjen pergjigja dhe pergjigja qe kalon ne IP-n tone zberthehet dhe u jepte proçeseve qe kerkuan me pare komunikim, apo sherbim.2
  • Segmentimi , Paketimi dhe Riasemblimi – Shtresa e Tranportit segmenton grumbujt e medhenj te te dhenave qe dergon neper rrjet ne mesazhe te vogla te cilat ja kalon shtreses se Networkut, eshte proçesi i ngjashem qe u quajt Fragmentim kur Networku copetonte mesazhet dhe ja dergonte Data Layer, ndryshimi i vetem eshte se ne rastin e Transportit paketat copetohen qe te kenaqin shtresen e Networkut, kurse ne rastin e Networkut ato copetoheshin ne limitet e Data Link.
  • Menaxhimi, Hapja dhe mbyllja e lidhjeve – Protokollet connection oriented te shtreses se Transportit jane pergjegjese per hapjen, mbylljen dhe mbarvajtjen e lidhjeve.
  • Njohja (ACK) dhe ritransmetimi – Shtresa e Transportit per te realizuar transmetimin korrekt te te dhenave perdor nje teknik qe i ben te ditur derguesit se te dhenat erdhen, apo i kerkon ritransmetimin nese mbas 3 tentativave te dhenat nuk kane arritur ende.
    Kjo njihet dhe si 3 handshake.
  • Kontrolli i Fluksit – tek protokollet qe jane connection oriented ofrohet dhe mundesia per te kontrolluar fluksin e dergimit te mesazheve ne rrjet. Kjo specifik sepse kompiuterat kane nje memorje te limituar dhe nese memorja eshte duke u konsumuar i thuhet derguesit qe te uli pak fluksin e dergimit per te mos rezultuar ne nje sulm Fload.3

Relacioni midis shtreses Network dhe asaj te Transportit.
Panvaresisht se ne teori duken shume te ndare nga njeri-tjetri ne praktike jane shume te ngjashem dhe argument per kete eshte se mjafton qe te drejtohemi tek protokolli me i perdorur TCP/IP dhe vjen pergjigja. IP eshte protokoll i shtreses Network kurse TCP eshte protokoll i shtreses se Transportit, e njejta gje ndodh dhe me protokolle te tjera psh IPX/SPX ku IPX eshte i shtreses 3 dhe SPX eshte i shtreses 4. Pra , qendrojn vertet shume afer njeri-tjetrit ne praktik aq sa nuk mund te gjendet nje protokoll i TCP-s nen nje protokoll tjeter perveç se IP e keshtu me radhe.. Ne te njejten kohe shtresa e Transportit eshte pergjegjese per krijimin e komunikimit nga nje proçes aplikativ ne nje proçes tjeter aplikativ qe po perdor rrjetin.
Nje fenomen qe ndodh ne kete shtrese te rrjetit eshte dhe ai qe quhet Konxhestion rrjeti , ndodh kur rrjeti eshte i tejngarkuar dhe fillon ti bej DROP4 paketave. Ky fenomen mund te evitohet duke aplikuar kontrollin e fluksit duke perfshire nje nga opcionet qe quhet “slow-start” me ane te se cilit fillon rikuperimi i segmenteve (jo datagram sepse kur themi datagram nuk suportohet ky opcion) duke ruajtur dhe bandwithin.
Shembujt e protokolleve te shtreses se Transportit
TCP , UDP , DCCP , SCTP , RSVP , ECN etj.