Tematika e forumeve shqiptare – Na bashkoi Injoranca

Dihet qe shumica e atyre qe perdorin internetin sot jane te rinjt, dhe si perqindje jane ata qe e perdorin me rregullisht internetin ne krahasim me te tjeret.
Informacionin fillestar e marrin nga faqet qe vizitojn perderisa tashme eshte ber ne mod qe mos te shihet me televizori, dhe nuk para besoj qe ka te rinj qe shohin edicionin informativ te lajmeve tek TVSH xD.
Keshtu qe ja ku jemi, ne te rinjte e ne dore kemi nje browser per te eksporuar ne internet. :(
Problemi kryesor i webmasterave shqiptare sot, eshte se si te kene me shume vizitor ne menyre qe te klikohen me shume ads qe ata te fitojn me shum lek.
E si te ken me shume vizitor?
– Duke i mbushur forumet e tyre me sa me shume postime, qe te terheqin interes tek vizitoret.
Po ç’fare terheq interes tek vizitoret?
– Ah, kjo varet nga niveli intelektual i vizitoreve, nese vizitoret terhiqen nga tralala zura nje gale, edhe temat do jene tralala zura nje gale nese niveli kulturor i vizitoreve do jete me i lart atehere dhe temat do te jene te nje niveli me te lart.  Po perderisa nuk mund te kontrollojm nivelin e vizitoreve, atehere do lem vet vizitoret te zgjedhin se ç’fare te diskutojn apo jo?
Ja nje list titujsh temash te fundit qe mora nga nje forum shum i vizituar:
Ka momente qe..
Une të jap …. po ti çfarë me jep????
Une them qe..
Personi sipër…
Loja filloi. Prisni baluket!
Loje me shkronjen e fundit te fjales..
Si me vjedh 88 pale brek te komshies.
E gjera te tilla… spo e zgjas me i keni shume mire parasysh se i vizitoni perdit.
Rinia qe eshte forca kryesore levizese, apo LEVA e shoqeirse qe diskuton keto tema?
Ku eshte kultura?
Ku eshte intelektualja?
Ku eshte perfitimi?
hah, kjo çon vetem ne nje drejtim, ne obfuskimin mental, i çon te rinjt ne nje stad mendor bageti e buqesi, te vetmet gjera qe mendojn jan, seksi, sporti, ku me pi kafen e mbazdites apo te mengjezit, ke me sha apo me marr ne goje e asnje nga keto nuk u sjell perfitime qofshin keto ekonomike apo psiqike apo shpirterore perkundrazi jane e kunderta.
A, me falni, dikush nga ju lexues te dashur do thote qe ne forum ka dhe tema si Biologjia, apo Lajme, apo Aktualitete shoqërore, apo ku ta di une se ç’fare tjeter, po shikoni njeher se sa aktive jan, dhe per me teper shikoni se ç’fare temash plera paraqiten.
O RINI, ZGJOHU!
MOS E MBUSH MENDJEN ME PLERA, NUK DO TE TE SHERBEJN KURRE PERKUNDRAZI JANE NE DEMIN TEND, DO TE TE KTHEJN NE NJE SKLLAV TE MIREFILLT NESER KUR DO DALESH NE JETE.
O RINI ZGJOHU!
FILLO TE PERDORESH TRURIN QE KE, SHIKO SE ç’FARE FITON E ç’FARE HUMBET.
O RINI, DIKUSH PO TALLET ME TY, E TI RRI EDHE I BUZEQESH.
INJORANCA NA BASHKOI NEPER FORUME, LE TI MBAJM ISO NJERI-TJETRIT TANI.
LE TE ECI PERPARA SHQIPERI ME INJORANC , LE TE ECIM PERPARA, PERAPARANII, KAPINIII,….VRITINI……