Softwari i lire eshte per njerez te lire!

Ne njerezit jemi pak krijesa te çuditshme,
shpesh e dime qe diçka eshte me e mire per ne dhe perseri vazhdojm me ate qe eshte me e keqe e pse?
Sepse “te gjithe te tjeret” e bejn dhe edhe ne duhet ta bejm. Por kjo normalisht nuk eshte diçka qe thuhet, kjo eshte brenda ne subkonshin tone..

Nga ç’fare u tha me siper kuptohet qe eshte nje gjendje mendore dhe jo diçka qe e sjell llogjika, pra eshte nje mur ne mendje i cili nuk mund te kalohet. Dhe per te mos e kaluar kete mure, i shikon qe te japin ç’do lloj justifikimi te mundshem..
Per te mos e bere shume si leksion filozofie po hyjm ne thelb te temes.
Kur themi software i lire menjehere na shkon mendja tek Linux, tek Linus Torvalds, tek R.Stallman tek GNU , FSF e me radhe.. Softwari i lire na sjell disa gjera qe sot po i mohoen gjithkujt:
*PRIVACY – e drejta per te pasur diçka private qe nuk do te jete publike, e kjo mund te jete dhe fotot e familjes, nje filmim kur ke qene i vogel, apo mund te jete programe te caktuara , kod qe po shkruan, apo ç’fare do lloj gjeje tjeter qe ti e do private.
*E DREJTA PER TE PARE PROGRAMET QE EGZEKUTOHEN NE KOMPIUTERIN TEND – kjo absolutisht nuk lejohet ne sisteme si windows ku ti nuk e di se ç’fare proçesesh egzekutohen ne kompiuterin tend, dhe nga ç’fare kodi kane dale programet qe po perdor dite mbas dite, nderkohe qe programet me kod te lire dhe te hapur ti mund ti shikosh, ti ndryshosh dhe asgje nuk eshte e fshehur ne syte e tu, biles edhe vet kerneli i sistemit.
*MODIFIKIMI – Linux te sjell mundesine per te modifikuar programet , dhe vet sistemin deri ne pafundesi, ta personalizosh dhe edhe ta ndertosh vet, njihen distribucione te tilla si arch linux, linuxfromscratch te cilat jane ndertuar pikerisht per keto qellime, mendo nese mund ta besh kete gje ne windows, do te quhej CRACKING dhe do te fusnin ne burg!
*STABILITETI – ua garantoj qe askush prej perdoruesve te windows nuk ja ka idene e kuptimit te kesaj fjale deri sa vjen dhe perdor Linux, kjo per shkak te kernelit te tij monolitik qe e ben nje skedar super kompakt, dhe jo nje sistem si windows qe edhe mbas çinstalimit te programeve qe ke ne kompiuter harron te pastroj regjistrat e sistemit nga zerat e porgrameve, sistem qe ç’do 2 muaj duhet te formatosh sepse thjesht “nuk mund te perdoret me”.
*SHELL – apo terminali, ka qene nje nga sekretet qe solli softwari i lire, nje program super i fuqishem qe mbeshtjell kernelin dhe nese je root (administrator i sistemit) mund te besh ç’fare do lloj gjeje qe ke ne koke me kompiuterin tend.
Microsoft , si imitues i mire qe eshte u perpoq qe ta sillte kete funksion tek windows 7, por pa sukses pasi thjesht ta shpif.
Si rezultat, te gjitha keto qe u permendem dhe te gjitha ato qe nuk kam permendur jane opcione dhe funksione te nje perdoruesi qe do te jete i lire dhe do te kete nje sistem stabel, te shpejt qe mund te bej me te ç’fare te doje dhe te kete besim se sistemi i tij nuk do e le ne balte dhe as nuk do shkoj ne krash dhe as nuk do shikoj programe qe nuk pergjigjen apo programe qe as qe e ka idene se ç’fare kane ne brendesi te tyre.
Si rezultat i asaj qe u shkruajt, softwari i lire eshte per njerez  te lire!

Disa nga justifikimet qe degjon nga persona qe jane te fiksuar nga windows:

a)Eshte i veshtire!
Gje qe nuk eshte aspak e vertet, sepse me distribucione si Ubuntu, Fedora, MINT, etj jane krijuar pikerisht si distribucione per te suportuar perdoruesit e windows qe kalojn perhere te pare ne Linux, dhe tek to gjen:
*Instalim te programeve me nje klik
*Suport hardware te fuqishem duke mos pasur nevoje te kryesh instalime “driverash” mbas instalimit baze te sistemit
*Grafike fantastike shume here me te mire se windows , nuk e beson? mjafton te perdorni compiz-fusion ose beryl dhe do shikoni se ç’fare do te thote grafike 😉
*Kerkim dhe instalim automatik i kodeksave apo i fonteve te sistemit ne rast se nuk hap dot ndonje fail video\audio apo ne raste arkivesh.
*Pafundesi programesh me GUI (grafike) te cilat jane shume te thjeshta dhe shume intuitive ne perdorim.
Shkurtimisht , siç e kam thene ne nje faqe tjeter, edhe gjyshja ime mund ta perdorte :)

b) Nuk ka programe!
Edhe ky nje gabim goxha i madh sepse o ka programe neper repository te linux ose nuk ka programe ne asnje cep, per kete mjafton qe te shtosh nje repository (web faqe gjigande ku magazinojn programe linux, zakonisht jane vet distribucionet zyrtare qe ofrojn nje sherbim te tille) dhe kjo sjell qe programi te instalohet direkt nga menaxheri i programeve qe e ke te instaluar ne kompiuter e ske nevoje qe te shkosh tek google e te kerkosh “vista codec pack” ta shkarkosh dhe te ndjekesh “next” next next… A eshte kjo me e thjeshte apo forma e Linux?
Nderkohe une do te thoja te kunderten pasi shume programe qe ofrohen per Linux nuk egzistojn per windows, shume platforma programimi etj, e perseri nese jeni te fiksuar mund te instaloni Wine ne Linux dhe kjo ben qe te keni mundesi te instaloni ç’do lloj programi te windows ne linux psh Adobe Photoshop e keshtu me radhe.
Akoma te fiksuar me windows?, mund ta instaloni me virtual machine, psh virtual  box eshte shume i mire dhe ja ku e keni dhe windowsin tuaj, akoma te fiskuar me te?
Instalojeni ne dual boot duke ndare hardiskun tuaj ne dy pjese, 1 per windows e 1 per linux.
Shkurt, hidhi nje sy PackMan, Rpm-Fusion, Repositori te Debian, Slackware etj etj.

c) Nuk mund ta perdor ne Internet cafe-n time
Pergjigja, a ka sistem me te mire se ai qe qe ne fillimet e tij eshte krijuar per ate pune?
http://www.zencafe.web.id/
Sistem linux i programuar dhe menduar per internet cafe-t
I Bazuar ne Slackware dhe Zenwalk, eshte goxha i sigurt dhe nuk keni nevoje te isntaloni deep freeze hahah 😀

d) Nuk kam Microsoft Office
Open-Office mendoj se eshte me i mire, dhe per me teper ofron shume gjera qe nuk gjenden tek Microsoft Office, si psh konvertimin direkt te nje faili word ne pdf, ne windows duhet te instalosh program tjeter nderkohe qe ne Linux e ben ne menyre te drejtperdrejt dhe eshte aq i mire saqe mund ta mbrosh nga kopimet, mund ta encriptosh, mund ti vendosesh password etj etj etj.

c) Per webmasterat – eshte nje MUST HAVE sepse shume CMS kerkojn pune me CHMOD dhe chmod nuk egziston ne windows , dhe as apache dhe mysql nuk jane krijuar ne fillimet e tyre per windows por jane thjesht pershtatje.

d) Per programatoret – lol ç’fare tu them, e dine me mire se une , jeni duke e perdorur!

Mos prit me, shkarko Ubuntu-n, ose Fedoren, ose Mint dhe shih vet ndryshimin!.
Nje falenderim i shkon http://alblinux.net/ si pioner dhe suportues i linux-it shqiptare.