“magji” me konvertimet komplement te dyshit ;)

Kete nuk e gjeni ne manualet e universitetit keshtu qe vemendjen ne mesim 😀

Mund te kthejm me kete rregull shume leht numra komplementar te dyshit pa hasur veshtiresi dhe ne nje menyre shume te shpejte. psh marrim numrin 01001100 Rregulli eshte :

“Fillojm te shohim numrin nga e djathta ne te majte, dhe ndalojm tek 1-shi i pare, dhe e shkruajm ashtu siç eshte se bashku me zerot qe jane mbas tij, nderkohe qe pjesen tjeter e ndryshojm”

01001100 mbajm ashtu si jane 100 pasi eshte 1-shi i fundit dhe zerot, pjesen tjeter e ndryshojm

10110 – 100 Pra siç e pame u ndryshuan te gjith perveç 1shit te fundit ose te parit nese fillojm nga e djathta ne te majte dhe 0rove qe ka mbrapa.

Bejm konvertime te tjera ne seri, 10000001 del 01111111 (1shi i fundit i pandryshuar)

11111111 = 00000001 (1shi i fundit i pandryshuar)

01011010 = 10100110 (1shi i fundit i pandryshuar dhe ato 0 qe vijn mbas tij)

10000000 = 10000000 [e ky eshte nje rast shume i veçant qe u zbulua tani :D, pra forma e numrit ne binar eshte i njejte]

Hajt ta gezojm 😉