Opera Arioso

Opera, eshte browseri me i mire dhe i koduar ne menyre te sigurt sipas statistikave ne pergjithesi, por versionet e fundit te saj nuk e thone kete gje..
Kete mund ta shohim edhe tek exploitet e fundit qe gjenden tek milw0rm per opera 9.62 (versioni i fundit) dhe versione me te hershme te ketij browseri.

Opera arioso eshte zhvilluar nga rvdh dhe ky eshte versioni i fundit (update) qe disponohet i ketij skripti.
Mbron browserin tuaj ndaj nje numri shume te madh vulnerabilitetesh browseri dhe ndalon infektimin nga shume e shume e shume… vazhon… “gjera te keqia” si cookie stealing, keyloging, code execution ne browser , vektore denial of service, preference hijacking, injeksione te ndryshme skripting etj.
Ne fjale te tjera rekomandohet maksimalisht te integrohet ne browserin tuaj.
Per fat te keq webi i autorit eshte ne perpunim per shkak te kalimit te tij ne nje server tjeter keshtu qe ofrohet mundesia ta shkarkoni direkt nga ne ne linkun e meposhtem.
http://albanianwizard.org/arioso.js

FAQ
Si te “instaloj” (ne thonjeza sepse termi me i duhur do te ishte te integrojm) opera arioso tek opera?
Shkojm tek
Tools>Preferences>Advanced>Content>Javascript Options>User Javascript Files
Klikojm tek Chose dhe zgjedhim direktorin ku kemi failet tona javascript qe duam qe opera ti interpretoj gjate egzekutimit te saj, dhe ne kete rast zgjedhim direktorin ne te cilen ndodhet faili yne arioso.js
Klikojm Ok, dhe mbaroi. Skripti u integrua me sukses.

Si funksionon sistemi mbrojtes i Opera Arioso?
Opera arioso analizon faqen qe po vizitohet dhe kontrollon inputin e saj perpara se ai te interpretohet nga browseri, ne kete menyre formon nje “postobllok” ndaj faqes dhe browserit dhe kujdeset qe browserit tuaj (ne menyre indirekte vete ju) mos ti ndodhi diçka e padeshirueshme.

A punon opera arioso dhe per browsera te tjere?

Ne pergjithesi opera arioso eshte krijuar pikerisht per opera, por me pak modifikime ajo mund te integrohet shume mire me ç’do browser qe suporton javascript dhe perdor skript manager. (firefox ashtu dhe internet explorer apo edhe konquerror)

A ka “difekte” Opera arioso?

I vetmi “difekt” qe kam hasur eshte se kur viziton faqe qe integrohen me çertifikata ssl (zakonisht faqe ku lexoni mailin tuaj si hotmail apo gmail (rekomandoj gmail) ) faqa te thote qe duhet te aktivizosh javascript qe te kesh mundesi te hysh ne faqe..
Kjo sepse shume funksione kontrolli qe keto faqe bejn, çaktivizohen per mbrojtjen tende.
Zgjidhje?
Per te pare faqe te tilla pra te zakonshme ku ju e dini qe ska rrezik per javascript malware etj, mund te perdorni firefox (ie sock) ndersa per lundrimin tuaj ditor rekomandohet maksimalisht opera + ky skript shume i realizuar.